| Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Legjislacione dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=366)
-- Direktivat e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për Ajrin dhe Nivelet e Grimcave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14602)
Neni 12
Komiteti dhe funksionet e tij
1. Amendamentet e nevojshme për përshtatjen e kritereve
dhe teknikave të referuara në Nenin 4(2) ndaj progresit shkencor
dhe teknik dhe masat e detajuara për paraqitjen e informacionit
që duhet të sigurohet sipas Nenit 11, dhe detyrat e tjera të
specifikuara në dispozitat e referuara në Nenin 4(3), miratohen
në përputhje me procedurën e parashtruar në paragrafin 2 të këtij
Neni. Kjo përshtatje nuk duhet të ketë efektin e modifikimit
të vlerave kufi ose pragjeve sinjalizuese, qoftë në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose jo.
2. Komisioni asistohet nga një komitet.
3. Kur i referohemi këtij Neni, do të zbatohen Nenet 5
dhe 7 të Vendimit 1999/468/EC (10) , duke patur në konsideratë
dispozitat e Nenit 8 të tij.
Periudha e përcaktuar në Nenin 5(6) të Vendimit 1999/468/
EC do të caktohet për tre muaj.
4. Komiteti do të miratojë rregullat e veta procedurale.
Neni 13
1. Shtetet Anëtare sjellin në fuqi ligjet, rregulloret dhe
dispozitat administrative të nevojshme për të qënë në pajtim me
këtë Direktivë jo më vonë se 18 muaj pas hyrjes në fuqi, për
sa i përket dispozitave në lidhje me Nenet 1 deri 4 dhe 12 dhe
Shtojcat I, II, III dhe IV, dhe maksimumi në datën në të cilën
zbatohen dispozitat e referuara në Nenin 4 (5), për sa i përket
dispozitave në lidhje me Nenet e tjera.
Në miratimin e këtyre masave, Shtetet Anëtare do të
përmbajnë një referencë ndaj kësaj Direktive ose do të
shoqërohen me këtë referencë në kohën e botimit të tyre zyrtar.
Procedurat për këtë referencë do të miratohen nga Shtetet
Anëtare.
2. Shtetet Anëtare do t’i komunikojnë Komisionit tekstin e
dispozitave kryesore të ligjit kombëtar, të cilin ata e miratojnë në
fushën e mbuluar nga kjo Direktivë.
Neni14
Kjo Direktivë hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare
të Komuniteteve Europiane.
Neni 15
Kjo Direktivë i drejtohet Shteteve Anëtare.
| Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.