Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nje dite ne Davidoff (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17540)
6
Në kafene ka rënë njëfarë qetësimi.
Shpirti pushim kërkon, e ndoshta mall.
Anëdete blu, plazhe të shkreta dimri,
Hotele ku nuk mbërrin i ftohti i madh.
Një grua e mjegullt, shfaqur te qelqnaja
M'u duk se më kujtonte një premtim.
Vdekja s'më la, atë premtim të mbaja,
I thashë më në fund plot pikëllim.
Ajo më pa habitshëm që pas qelqit:
Nuk të marr vesh, kjo gjuhë më bën ujem.
Në qoftë se ti, siç thua, je i vdekur,
Atëhere mua ç'më mbetet që të jem?
S'e di, i thashë, me habi të ftohtë,
Tek shpirti prapë me pikëllim m'u mbush.
Dikush nga ne të dy s'është më në botë,
Po cili a cila, këtë s'e di askush.
Një copë herë me shenja morëm e dhamë.
S'kuptoheshim, veç kishim mall e mund.
Gjersa ajo u tret te qelqi i madh
Dhe unë mbeta shkret në kundaskund.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.