Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Fabula dhe Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18391)


Postuar nga Keni datë 08 Korrik 2011 - 06:50:

GOMARI MBRET

Në zgjedhjet e fundit
Për të caktuar të parë
Kuvendi i pyllit
Na zgjodhi gomarë.

“Të zbatohet rotacioni
Kjo është demokraci
Ndryshe nuk zhduket korrupsioni”
Tha në propozimin e tij
Elefandi i madh
Pa u nxituar e me qetësi

Kafshët me vëmendje e dëgjuan
I tillë mbret nuk ishte parë
Pastaj me shumicë e aprovuan
Dhe në fron hipi një gomar

Sapo mbreti i ri filloi të kapardisej
Zuri të mendoj për korrupsionin
Gangrena e luanit mbret, të mos përsëritej
Në pyll, qetësia e paqa të mbretëronin.

Thirri luanin në rezidencën e vet
E i foli i krekosur si mbret:
“Që sot e tutje më nuk do të shqyesh
Me gjakun e të tjerëve s’duhet të përlyesh”

Qeshi me të madhe luani krenar
Dhëmbët i skërmiti mbretit gomar
U trëmb gomari sapo pa dhëmbët
Harroi që ishte mbret, iu drridhën këmbët.

Më pas në raport thërriti me radhë
Ujkun, çakallin, dhelprën e derrin
Por asnjë nuk bindi. Si t’ia bënte vallë?
Të zhdukte korrupsionin, të ruante nderin


Kështu jeta në pyll nuk u prish
Me mbretin gomar
Disa ushqeheshin me mish
Të tjerët me frikë në zemër
Hanin gjethe e bar.

U mblodhën kafshët përsëri në kuvend
Të zgjidhnin mbretin e ri
Të bindur nuk ishin për kërkënd
Që korrupsion s’do të kishte përsëri

“Të dëgjojmë një herë gomarin
Foli elefandi qetë - qetë
Mendim të na japë për të parin
Se përvojë fitoi në këta vjetë”

U ngrit gomari i verdhë dyll
“Këdo që të zgjedhim në atë fron
Nuk mund të ndryshojë jetën në këtë pyll
Askush korrupsionin dot s’e ndalon
Sepse një palë skërmitin dhëmbët
Kurse palës tjetër i drridhen këmbët”

Vlashi Fili 24 Shtator 2007


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.