Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shqiperia ne EU pse? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18499)


Postuar nga emanuel1982 datë 26 Nëntor 2011 - 10:16:

Pra me pak fjale jane vetem hamendesime qe kjo hyrje ne BE mund te jete pozitive per shtetin Shqiptar dhe Shqiptaret por dhe qe mund te kthehet ne nje pacavure totale sic ka ndodhur me Rumanine ku shumica e bizneseve falimentuan me futjen e shtetit ne EU (kete e di shume mire pasi nje shoqja ime humbi biznesin e saj, shtepine e saj, makinat lluksoze dhe tashme ka ardhur per te rinisur jeten e saj nga zero ne Angli.)


Te vijme tek korrupsioni qe eshte ne cdo hallke te shtetit Shqiptar, per momentin ne nderrimin e qeverive normalisht e kane bere si norme te nderrojne dhe punetoret duke vendosur simpatizante te asaj partie, a do ndaloje kjo dukuri me hyrjen ne EU? Pasi te heqesh persona qe e kane bere ate pune per vite me radhe dhe te vendosesh persona qe nuk dine asgje nga puna eshte katastrofe, normalisht ne cdo vend te botes personat trajnohen me jave per te marre nje pozicion dhe mbahen nen mbikqyrje dhe jo sic veprohet ne Shqiperi.

Tjeter gje isha duke lexuar disa statistika dhe % e studentave qe sigurojne nje pune ne degen qe mbarojne eshte nen 10% pra nje katastrofe totale ku nje qeveri nuk arrin te siguroje dot te ardhura per intelektualet e rinj Shqiptare.

Cudia tjeter ka te beje dhe me kulturen qe permendi dhe fajtori me siper a thua te jete e vertete qe me hyrjen ne EU ne do kulturohemi me shume? Une kam 13 vjet qe jam larguar nga Shqiperia dhe cdo vit qe shkoj dhe shikoj me vjen vertet keq kur shikoj qe kultura ka degraduar dhe nuk eshte me ajo qe une kam lene dikur...

Mbase mund te marresh borxhe me interes me te lire nese je vend anetar i EU por ci duhet ky borxh Shqiperise nese ti nuk ke sigurine? A thua do behet e mundshme zhdukja e frikes dhe rritja e sigurise kur nje polic shqiptar korruptohet me 10mije leke? A mund te zhduken shprehjet si "jam biri filanit" "e njef filanin" etj etj?

Sa do ta rrisi sigurine hyrja ne EU kur shteti nuk mund te perballoje te demshperbleje pronaret qe u shkakton deme nga dukuri qe i shkakton vete ky shtet (permbytjen e shkodres psh)

Sa e sigurte do jete qe femijet tane te luajne te qete neper trotuaret e qytetit dhe te rrine neper keto trotuare pa pasur nevoja te kene friken qe dikush mund te eci si i terbuar ne rruge ose dikush mund ti kercasi ne tru qe te gjuaje me arme etj etj

Po e mbyll me kaq dhe shpresoj te mos ju kem merzitur por shume here me shqeteson fakti qe Shqiperia ka per te ngelur kjo qe eshte sot ose ka per te degraduar gjithmone e me shume per te vetmin fakt qe ketu e 13 vjet sa ka degraduar me shume...


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.