Forumi Horizont | Gjithsej 292 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
e Enjte 11 shtator 2003
Sot eshte nje dite e vecante . Ne oren 12 te drekes ndalova dhe mbajta disa minuta heshtje per viktimat e kullave binjake ne Manhatan . Ne ato pak minuta me kaluan nder mend shume gjera . Askush me shume se ne shqiptaret nuk mund te kuptoje me mire dhimbjen qe del nga ato kulla . Me beri kjo gje te ndjej ne shpirt klithmat e njerezve aty nen guret edhe nen hekurat . Kishte ngjashmeri midis atyre klithmave edhe klithmave qe me shekuj dalin nga shpirti i shqiptarit . Klithmat jane njesoj , kane te njeten dhimbje , te njejtin deshperim , te njejtat lote . Nuk dua qe te gjykoj ata qe e bene kete masaker edhe as ata qe e pesuan , per mua ishte thjesht nje dhimbje per njerez qe humben jeten e tyre pa asnje faj . Dhimbja ime ishte per nje padrejtesi qe u be ne bote . Edhe ne shqiptaret kemi plot padrejtesi ne shpatullat tona ndaj edhe e vuajme shume me teper edhe padrejtesine qe i behet nje tjetri . Dita e sotme eshte e mbushur me televizion , me klithma , me deshperim , sinqerisht nuk do te doja te jetoja me dite te tilla . Ndaj shpresoj qe ne ditet e ardhshme te kem gjera me te gezueshme per te shkruajtur ne ditar .... Naten e mire
Gjithsej 292 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.