Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Kosova (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3862)


Postuar nga Keni datë 13 Shkurt 2004 - 06:49:

Trevat shqiptare ne Serbine e jugore

Ne Serbin jugore ka tre komuna Shqiptare: Presheva, Bujanovic dhe Medvegjja, qe shtrihen ne lindje te Kosoves. Ne kohen e pushtimit turk ato ishin pjese perberese te Vilajetit te Kosoves, kurse pas diferencimit te Kosoves si Krahine Autonome, mbeten ne perberje te Serbise.
Trevat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes perfshijne nje teritor prej 1.250km², ne te cilen jetojne sot rreth 100 000 shqiptare, te vendosur ne rreth 65 fshatra dhe ne tre qendra urbane (Presheva, Bujanovci dhe Medvegjjia). Ne keto komuna shumicen e popullsise e perbejne shqiptaret: ne Presheve 98% te popullsise, ne Bujanove 70% te popullsise dhe ne komunen e Medvegjes rreth 35%.
Popullsia shqiptare e ketyre komunave dallohet per indshmeri dhe shtim natyror te larte. Ne shtrukturen e popullsis sipas moshes mbizotron popullsia me moshe shume te re. Kurse ne aspektin ekonomik, shoqeror, arsimor, kulturor dhe shendetsor popullsia shqiptare e ketyre tri komunave eshte me pak e zhvilluar, pasi pushteti serb ka ushtruar ne vazhdimsi politiken e persekutimit dhe te shtypjes, vecanerisht ne sferen e shkollimit dhe te punesimit. Per shqiptaret e ketyre tre komunave nuk lejohej nxierja e asnje gazete ose reviste ne gjuhen shqipe dhe as funksionimi i ndonje radjoje, stacioni televiziv vendor etj.
Midis dy luftrave dhe ne vecanti pas Luftese se Dyte Boterore, nga keto treva jane shperngulur per ne Turqi disa dhjetra mije shqiptar. Keshtu, per ti shpetuar dhunes nacionaliste dhe varferise ekonomike e kulturore, gjat tre kater dhjetvjetshave te fundit shume shqiptar jane shperngulur ne Kosove dhe ne Europe. Emigrimi ka perfshire vecanerisht te rinjte, te cilet, per ti shpetuar mobilizimit me force ne ushtrine agresore Serbe, ikin ne vendet e Evropes. Pas perfundimit te luftes ne Kosove, shtypja serbe mbi popullin e ketyre trevave u rrit dhe per pasoj, mijra shqiptar jane detyruar te largohen per ne Kosove e gjetke.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.