Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 119 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- Me care losnit juve kur keni qene te vegjel? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4444)
Me top pezjetleksh,me top tetedhjete leksh,me top qinç.....duke u hedhur nga treni ne ecje ne Kripe te Nartes,ndersa kur binte erresira ne ''çole'',luanim me syllambylla,lagjja kunder lagjes,futeshim brenda tek fabrika e Makaronave dhe e Bukes dhe merrnim brume te shkuar dèm dhe diten e neserme ngjiteshim ne tarrace te pallatit(1252-shi) dhe qellonim me ate si edhe me veze(keto te fundit te vjedhura nga koteci i gjitonit)....
Behhh,ja leshonim kokes njerezve qe prisnin trenin e ores 14.00,qe nga tarraca e pallatit tim ishin 20m linje ajrore dhe na pelqente te shikonim reagimet e tyre...ndertonim karro me guzhinjeta dhe me to ne duar dhe me nje ortak i ngjiteshim Kuzbabase dhe i leshoheshim dishezes poshte dhe ktheheshim ne shtepi me duarr te rrjepura dhe gjunjte po ashtu....sikur te mos mjaftonte kjo hanim edhe dacka nga prinderit(tane si edhe nga ata te shokeve tane)....mbas mesimit ne tetevjeçare shkonim pyllit te Sodes dhe benim rremuje afer Fabrikes se Sodes,benim deme majtas e dhjthtas....nuk na flsinin kurre ne emer po sa na shikonin qe larg,grate e lagjes na bertisnin ''ja ku jane te paudhet''.
Ishim femije,ishim te pafajshem .....nuk te dhimbte koka gati fare,me 30 minuta te mesuar ishe po njesoj si ai/ajo qe qendronte 4 ore mbi libra dhe ne konkurse jashteshkollore se merrnin kurre...
Mbi te gjitha ishim te pafajshem .
Voglio tornare bambino!
Gjithsej 119 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 119 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.