| Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Vuajtje dhe adventura (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4833)
U pa puna, po e filloj vete i pari
France.Udhetimi deri ne france kaloi pa ndonje gje te vecante.Arrita ne france nga darka dhe sapo arrita mora nje taksi per ne vendin ku do te takoja ate qe po me priste.Taksixhiu ishte shume i dashur dhe pas disa pyetjesh e mori qe jam i porsaardhur dhe e kam per here te pare ne france keshtu qe me beri disa xhiro posht e lart perpara se te me conte tek vendi i duhur.PRA ne vend qe te paguaja £50 pagove $150.Jabanxhi hesapi.Megjithate isha shume i lumtur sr helbete hesapi isha ne france,jo pak per nje shqiptar qe skishte pare dynja me sy.Sapo arrita bleva disa karta telefonike dhe fillova te marr ne telefon mafiozin.Per cudi ai jo qe skishte dale per me me prit por me tha se per momentin nuk mundej te vinte se kishte frike policine.I thashe se ky nuk ishte biznesi im dhe se une kisha paguajt paret per gjithcka.Shkurt prita deri nga mesnata duke bere telefonata dhe duke e kercenuar se nuk do te paguaja asnje lek dhe se te nesermen do te shkoja te dorezohesha ne poplicine franceze dhe nuk do ti paguaja asnje lek,por ce do nuk pine uje.Aty nga mesnata mu mbaruan kartat e telefonit dhe te gjithe dyqanet ishun te mbyllura.Me duhej patjeter nje karte qe te flisja me mafiozin.Fillova qe te kerkoj tek njerezit qe ishin ne stacion ne qofte se kishin mundesi qe te me lejoni qe te flisja nje minute ne telefonin e tyre dhe do ti paguaja por do ti qe te gjithe po me shikoni me dyshim dhe ishin gati qe te therrisnin policine.AHH shqiperi e dashur.Ketu ne evrope nuk te japin dhe nje gur me care koken lene mo ndonje gje me te ndhmu.Megjithate ZOTI me erdhi ne ndihme.NJe lypsar rruge paksa i dehur duke me pare se une isha shume i deshperuar per nje telefonate me afroi karten e tij me kusht qe per nje minute te paguaja £15 ,pra per 5 minuta $60.C'menduri por nuk kisha rruge tjeter se me duhej shume nje telefonate.Por mrekullia ndodhi.Karta qe kishte lypsi ishte identik me karten time te mbaruar qe une e mbaja ne xhepin e majte dhe papritmas me lindi nje ide shqiptare.E mora karten e tij me doren e djathte dhe receptorin e telefonit me te majten dhe pa me kuptuar francezi thjesht ndryshova kartat me njera tjetren.I rashe ne te njetin kohe nje numri qe nuk ekzistonte qe keshtu nuk ishte e mundur qe te flisja ne telefon.I thashe francezit se fatkeqesisht numri qe i bija nuk e hapte dhe-vijon ne faqen tjeter.
| Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.