Forumi Horizont | Gjithsej 124 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)
Fillimisht ju uroj gezuar Ramazanin
I uroj qe te gjithe vellezerit muslimane kodo qe jane agjerim te lehte. Allahu jua pranofte agjerimin.
Nderkohe po shkruajj edhe une dy fjale per agjerimin.
Miresevjen muaj i bekuar i Ramazanit
Profeti (a.s) në fillim të muajit të Ramazanit iu drejtua popullit:
O njerëz! Ju ka ardhur muaji i Allahut të madhëruar, muaj i begative, mëshirës dhe faljes; muaji më i lartë tek Allahu. Ditët e këtij muaji janë më të vlefshmet e ditëve; netët e këtij muaji janë më të mirat e netëve; orët e këtij muaji janë më të bekuarat e orëve.
Është muaji ku jeni të ftuar tek Allahu si miqtë më të respektuar të Tij. Është muaji ku shikimi është lartësim i Allahut dhe gjumi është adhurim, është muaji ku pranohet lutja dhe shumëfishohet shpërblimi për veprat.
Kërkoni pra, me zemër të pastër dhe qëllim të sinqertë bekimet e Allahut për mbajtjen e agjërimit gjatë këtij muaji dhe lexoni Kuran për hir të Tij.
Atij njeriu që i mohohet falja e mëkateve në këtë muaj është njeriu më i pafat. Uria dhe etja e këtij muaji le t’ju sjellë ndërmend urinë dhe etjen e Ditës së Kijametit. Jepni lëmoshë për të varfërit dhe të vobektët, nderoni të moshuarit dhe silluni me ëmbëlsi ndaj fëmijëve, forconi lidhjet farefisnore, ruajeni gjuhën, uleni shikimin dhe ruajeni dëgjimin nga ajo që është e ndaluar, tregojuni të mëshirshëm me jetimët që të tjerët të tregohen të mëshirshëm me ju, kthehuni tek Allahu të penduar sinqerisht dhe ngrijini duart në lutjet tuaja dhe në namaz për të kërkuar begatitë dhe mëshirën e Tij. Ky muaj është koha më e mirë që lutjet tuaja të pranohen. Allahu do të hedhë shikimin mbi robët e Tij dhe do të derdhë mbi ta mëshirë dhe begati.
O njerëz! Shpirtrat tuaj janë peng i veprave tuaja. Shpengojini ata duke kërkuar falje. Supet ju rëndojnë nga mëkatet. Çlirojini duke u përgjunjur me ballin në tokë. Allahu ka premtuar që nuk do të dënojë dhe as frikësojë ata që janë lutur dhe përgjunjur përpara Tij.
O njerëz! Nëse nderoni një agjërues duke e ushqyer me një vakt, Allahu do t’ju japë shpërblim sikur keni çliruar një skllav, dhe do t’ju falë mëkatet. Kur dëgjoi këtë, një prej shokëve të profetit u ngrit e tha, “O i dërguar i Allahut, jo të gjithë prej nesh kanë mundësi të ushqejnë një agjërues siç thoni ju.” Kësaj, profeti u përgjigj, “Ruajeni veten nga e keqja e zjarrit qoftë edhe me një copë hurmë apo me një gllënjkë ujë.”
O populli im! Nëse një prej jush ndreq karakterin e tij gjatë këtij muaji, Allahu do ta ndihmojë që ai të kalojë urën e Siratit (urë mes zjarrit dhe kopështit) me hapa të sigurtë në një kohë kur të tjerëve do t’u dridhen këmbët. Allahu do t’a zbutë gjykimin ndaj njerëzve që tregojnë butësi gjatë këtij muaji kundrejt atyre që kanë nën vartësi. Allahu do ta largojë zemërimin kur të takohet me një prej robëve të Tij në Ditën e Gjykimit i cili është larguar nga mëkatet gjatë këtij muaji. Allahu do ta ndërpresë mëshirën e Tij për ata njerëz që i prishin lidhjet e gjakut gjatë këtij muaji. Allahu do t’i mbajë larg zjarrit ata njerëz që me dëshirën e tyre falen më shumë se ç’ju është bërë obligim, dhe shpërblimi për faljet e obliguara këtë muaj është 70 herë më i madh se në muajt e tjerë. Shtimi i faljeve në këtë muaj do të rëndojë shumë në peshoren e Ditës së Gjykimit. Shpërblimi i atij njeriu që lexon vetëm një varg të Kuranit këtë muaj, është i njëjtë me shpërblimin që ka sikur të ketë lexuar të tërë Kuranin në ndonjë muaj tjetër.
O njerëz!
Gjatë këtij muaji hapen dyert e Parajsës. Lutjuni Allahut që të mos i mbyllë ato dyer përpara jush.
Gjatë këtij muaji mbyllen dyert e zjarrit ndaj lutjuni Allahut që të mos i hapë ato dyer përpara jush.
Shejtanët janë të lidhur, ndaj lutjuni Allahut që të mos kenë ndikim mbi ju.”
Pasi dëgjoi të gjithë këtë, Ali ibn Ebi Talib u ngrit në këmbë dhe pyeti: “Cila është vepra më e shpërblyer gjatë këtij muaji?” Kur dëgjoi këtë, profeti u përgjigj: “Vepra më me vlerë dhe me shpërblimin më të madh gjatë këtij muaji është të qenit i kujdesshëm ndaj gjërave që Allahu i ka ndaluar.”
Gjithsej 124 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.