Forumi Horizont Gjithsej 111 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)


Postuar nga NS-6 datë 19 Janar 2005 - 14:20:

grada e diferencimit te qelizave ne kanceret

Cod. B19012005

Ne pergjithsi numri i ketyre qelizave qe ndahen ne rastet e kancereve beninj(te mire te themi) eshte me i ulet dhe numri i qelizave te diferencuara qe e perbejne kancerin jane me te medha.Ne nje fare menyre qelizat e kancerit beninj si nga ana strukturore edhe nga ana funksionale jane pak a shume si qelizat normale te trupit. Ky ne fakt eshte nje nga veshtiresite qe duhet te kapercehen ne rastet kur kerkohet nje diagnostikim kanceri sepse muud edhe te coje ne gabime. Ne raste te tilla ne pergjithsi si tipar ndares merret menyra se si jane vendosur qelizat ne indin qe analizojne. Ne qelizat kancerogjene malinje nuk kemi nje grade shume te madhe diferencimi. Ne pergjithsi ketu shihen qeliza ne cdo stad te mitozes prandaj mund te themi qe qelizat e nje kanceri malinj nuk jane te diferencuara te gjitha dhe paraqesin nje variabilitet te madh si nga ana strukturore edhe nga ana funksionale.
Pak a shume kjo eshte per sa i perket dallimit te dy llojeve te kancereve nga ana e diferencimit te qelizave.

Kam harruar te shtoj qe nje ndryshim tjeter ndermjet 2 llojeve te kancerit eshte edhe forma e jashtme qe ne shume raste bie ne sy. Me ka rene rasti te shoh figura qe paraqesin adenoma(kancer beninj)dhe karcinoma(kancer malinj)(keto jane emrat e pergjithshem sepse ka dhe shume nenemertime) dhe zakonisht dallohen edhe nga forma megjithse biopsia e jep gjithone pergjigjen me te sakte.

Per sa i perket menyres se rritjes...


  Gjithsej 111 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.