Forumi Horizont | Gjithsej 449 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 449 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Tekste dhe komente,autore shqipetare dhe te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=926)
Afrohu (Ritfolk)
Dua t'i harroj sot fjalët
le të flasin vetë vështrimet
Le të flasë dora që dridhet
këtu mbi kitarën time
Se kur herët bie nata
një dritë ndizet brenda meje
Njerëzit, fytyrat fiken
asgjë tjetër s'ndjej veç teje
Nëpër javë rrjedh trishtimi
cigaren prapë kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetëm unë kam ndyshuar
E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë
(refren)
Të shoh me qartë kur ti je larg,
afrohu te te dua
Edhe nëse kjo është lojë
nuk më pëlqen te luaj
-----------
Diçka mirë e kam ditur
vajzat vdesin porsi lule
Një petal që m'solli vjeshta
nëpër flokë vjen e më ulet
E tërheq imazhin tënd
me vete nëpër gjumë
Jemi bashkë por në agim
i vetëm mbetem unë
(refreni)
Dua ti harroj sot fjalët
kuptoji ti vështrimet
Nata dridhet mbi rrugica
dhe ti mbi dorën time
*Përgatiti: lira
----------------------------------------
Kete tekst e mora nga faqja e Fajtorit sepse pertoja te shkruaja
por eshte nje tekst qe me pelqen shume dhe e kendoj shpesh ndoshta sepse kam qene gjithmone ne kushte largesie me nje dashuri. Me pelqejne me teper keto vargje:
Të shoh me qartë kur ti je larg,
afrohu te te dua
Edhe nëse kjo është lojë
nuk më pëlqen te luaj
Gjithsej 449 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 449 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.