Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- A duhen dy abetare ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=949)


Postuar nga albanologu datë 20 Korrik 2003 - 00:06:

Citim:
Po citoj ato që tha labeati
fluturake,

un bash për t'njajtën arsye që e theksove ti, menoj që duhet me u marrë parasyshë edhe opcioni i dy abetareve, ose s'pakut i plotësimit të standardit me mâ shum elemente të gegnishtes: ashtu që njisoj siç të marrin ty vesh kosovarët, me i marrë vesh edhe ti ata.

Rasti që e përmende ti, tregon kjartë që standardi i sotëm ka dobësi edhe ka nevojë për plotësime.

T'përshnes!



Pershendetje

Eshte e vertete se standarti i sotyem i shqipes ka dobesi(por jo shume dobesi) sic eshte e vertete qe duhet pasuruar me shume elemente te gegerishtes (jo vetem te gegerishtes). Une pikerisht per kete e kam hape kete teme. Por nuk jam kurresesi per te pare opsionin e dy abetareve. Kjo do te thote te ndash pasurine shpirterore te nje kombi pergjysem. Kombe te medhenj si Gjermania, Rusia apo Franca nuk e kane shtruar asnjehere nje problem te tille. Une jam nxitur per te diskutuar kete teme nga nje mendim i Arshi Pipes qe me eshte dukur si jo i drejte. Por nga ana tjeter edhe per te kritikuar disa idhtare qe mbrojne kete teze. Duke qene se jemi nje popull me nje psikologji dhe vetedije kulturore te konsoliduar jam edhe per nje abetare.
Cdo tentative per dy abetare, sipas mendit tim, do te jete e gabuar dhe me konseguenca per mbare kulturen gjuhesore shqiptare.
Te mirekuptoj


  Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.