| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ingmetalboy, nuk e di a ke publikuar ndonje liber ose nese ke shkruar ndonje tekst kenge, por di te them se dy jane stilet e poezise qe me pelqejne ketu ne forum. Yti dhe i Dalan Luzajt. Vertet qe te fusin ne nje bote tjeter, ku secili mund te fantazoje sikur lexon nje liber.

Mik i vjeter
Jo tani o mik i vjeter.
Jo tani...
Pulsi i jetes ne trupin tim,
sot lehte ndjehet
ndersa mornicat neper lekure
enden si peshperime deti vaj.
Jashte qetesi.
Hena dhe dielli
nen paqen hynore
tokes i bejne magji.
Jo tani o mik i mallkuar
Jo tani...
Nje cast tu desh te me gjeje.
Te vjela nga ty kurre nuk u pane.
Gjithesia ne ekuacion u shperbe
por rruget tona nuk u ndane.
Te kam zili dhe te dua fort.
O bukuri hynore.
Nje loje filluam
tek une fryme more.
Te lutem me ler te jetoj
Permes ketij casti unik.
Qe hordhite e te ardhmes
ti perball ky shpirt pa frike.
Aktor ne publik
Perdja ulet ngadale
shfaqja per sot mbaroi
Une, aktori terhiqem ne erresire.
Ngadale masken mbi fytyre ve
dhe mbrapa nje buzeqeshje
prezantoj veten botes...
Kurre me jo vetvetja
Nje rol mesuar permendesh
cdo dite i lodhur jetoj.
Vetem ato momente te magjishme
Kur ne skene doren me mban
per maska me nuk kam nevoje
Vetem ate moment
kur me mua ti je atje ne skene.
Qesh dhe qaj ashtu sic ndjej
I heshtur sot me sheh
dhe me mall para perdes se ulur qendroj
Ah keto maska te mallkuara
sa shume ketij shpirti i rendojne.
Termet Mendimesh
As rrufe as vegime
Termete mendimesh nuk ndodhen
Disa peshperima, nje moment...
cdo arritje e njerzimit ne plehra u hodhen.
Bote qe shkaterrhen para syve tane.
Dhimbje qe mbulohet me lezet.
Per tu kthyer ne manekine moderne.
"Cmimin me te larte", radioja bucet.
Besime ka kohe qe eshte humbur.
Diku i strukur pasioni qendron.
Mendimi i lire per vdekje plagosur.
Apokalipsi shpejt po afron.
Disa peshperima me bene te mendoj.
Fajtor dhe une per te njejtin mekat.
Acari i ndjenjave keto ka pushtuar.
Gjithcka ka ngrire dhe ne kete shtrat.
Buze humneres
Ne buze te humneres
duar dhe sy te lidhura
goja mbushur me fjale te hidhura
Ligamentet e trupit kudo te ndrydhura
Ec o njeri, mos ndalo!
Nga historia asgje nuk mesove
Rrugen e rrebelimit serisht more
Tani qete cfare shume kerkove.
SHkATERRIM!
Epoke e kaosit afron
Tik-taku i ores rendon
Dielli i njerzimit perendon.
Fundi nga brenda fillon.
Koha e njeriut?!
Kohe renimi.
Rebelimi!
Asgjesimi!
Perse vazhdon??
Udhekryqe!
Diku u ktheve gabim.
Gjithcka nuk eshte ndeshkim.
Valle mund pak besim?
Te thyeje cdo botekuptim,
dhe te na ktheje ne te duhurin drejtim?
Ne buze shfaqet nje buzeqeshje
Te luash me boten dhe numrat.
Duke shkelur lutjet e shenjtoreve,
lundron ne detin e cmendurise,
i hutuar nga te panjohurat e gjithesise
Nje ritem i ri perpin boten sot.
Adrenalina ne vena,
shkrumbon freret e moralit
cdo shtirje apo prapaskena.
Syte te zgurdulluar, pse buzen kafshon.
Valle eshte kjo jeta eqe meriton
Kete moment tronditet gjithcka qe beson.
Jam i vetem ne kete bote, papritur kupton.
Ne kete fund pa mbarim.
Ku muzgu te tremb me shume se kurre.
Nje dhurate per ty nga erresira
te kuptosh ndarjen e mekatit nga sakrifica
Duke pare me syte e mendjes
pa shqisat qe te mashtrojne
Shkund cdo reklame nga aryetimi
Me nuk te duket aq i padrejte gjykimi.
Cdo dite ka nje muzg dhe nje agim.
Dicka brenda teje ka pesuar nje ndryshim.
Cuditerisht ne buze shfaqet nje buzeqeshje.
Kur i dorezohesh fatit pa lufte apo perleshje.
Le te shnderrohem per boten
Nje oshetime nga brenda zgjon
kraharori te vjetrin rritem kujton.
Tani mes nesh ka vetem nje mur.
Te ngritur mes dhimbjesh nga ne dikur.
Sot , syte mbyll dhe avancoj nje hap.
Ne enderren e zbehur nje rrufe te kap.
Ndoshta lekundja e alkoolit me dha fuqi.
Drejt para teje, kete nate te ri.
Syte te shkreptijne, zemra te gufon.
Justifikim per veprat e tua me nuk kerkon.
Per tu dhene si une e gjitha ne kete cast,
qe esencen e jetes ne vete e mbart.
Me quaj te cmendur, me quaj pafat.
Zemren time pasionit sot po i hap.
Tani po te kthej kusurin cfare me fale ti.
Le te behen trupat tani shkrumb e hi.
Dhe pse prita gjithe jeten per kete cast,
nuk jam penduar ne asnje rast.
Per te kafshuar ato buze gjithe afsh.
Le te shnderrohem per boten, thjesht ne nje kafshe.
Siluete mendimi
Volumin ngre lart
Muzika bucet
Adrenalina e pakontrolluar
nga larg zhurmshem therret.
Gjoksi ngulcon
dhe ne nje moment
koha ne vend ndalon.
Fol te drejten!
Nga ky burg nuk ka shpetim.
Brenda vetes i lire.
Kokefortesia cmohet,
kur vishet me nje qellim.

eh poezi e lezetshme, po me pelqenka 
| Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.