Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)
Shpresoj qe sabina nje dite te behet shkrimtare e madhe pasi talenti nuk i mungon
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Shpresoj qe sabina nje dite te behet shkrimtare e madhe pasi talenti nuk i mungon
Agata Faleminderit qe ba i solle ketu.E bleva Librin(po e lexoj) dhe me te vertet qe eshte shume fantastik....
Ne fakt ishte nje nga me te shiturit
Respkete Agata
O qielli im i dashur, vitit po i vjen fundi, ja edhe pak e po mbaron me shira, mjegull e re te renda te mbarsura plot shi, ai po ecen drejt arkolivolit te vet e do te vine krishtlindjet apo diçka aty afer kur te maresh kete leter. Nganjehere ne kete shtepi prane liqenit te krijohet pershtypja se cdo gje eshte joreale, te duket si nje arke e Noes qe lundronte neper nate e braktisur ne meshiren e valeve e braktisur nga te gjithe e ku ka mbetur edhe pak ngrohtesi e kujtime si edhe pak jete...
Ti, o qiell i dashur, lidhesh me mua me anen e nje aparati te vogel qe ndodhet mbi tavolinen time te shkrimite i cili nganjehere me therret e me bie ca fjale prej teje. Dhe nga kjo kuti magjike brenda kafkes sime lindin pamje njera pas tjetres, vera, endrra dhe merzitjet e mundimshme, merzi deshperuese, "laterna magjika" kujtimesh...
Ti, qe te dua aq shume, je nje dhurate e manihtshme e jetes, ti qe te perfytyroj te shtrire prane meje lekurengjitur mbas lekures, kur fryma perzihet me frymen, ti qe me ben me te ndriçuar e me te paturpshem, me te pikelluar, ti, o dashnore e embel qe me mesove te dua netet dhe endrrat, ti... a ekziston ende valle dhe a do te dukesh me ketej valle? E kush mund ta besoj kete ne keto dite te zymta, kur malet jane me te ndritshme naten.
Ti qe te dua, qe je te un me thelle se zemra ime, ti, para se ciles mendimet e mija behen te pafuqishme, ti qe me turbullon e ma ndez gjakun, ti, e dashur, a do vish prape, a mund te vish prape? Te dukesh e te vish prape eshte me shume se te fitosh prape diçka, te vish prape do te thote se do te filloj çdo gje nga e para, fillim e mashtrim i ndritshem i kohes, te dukesh prape do te thote ti dhe une, ylber i qetesise mbi vitet qe rrjedhin, te dukesh prap eshte fati yne i qenies hyjnore para katastrofes se zhdukjes...
Ti, me e dashura e me e embela, ta dish : nuk kam asnje dyshim dhe asnje lloj frike, une nuk kam provuar ndonjehere ndonje frike te veçante, por per kete nuk kam ndonje merite te veçante. Une nuk e kam ditur se pse duhet te trembesha. Por tani frika me viziton shpesh e madje shpesh kjo me ndodh nga disa marrezi, nga te cilat me te rendesishme jane: per shkak te shendetit tend, per keto trembem, per ty sepse deshiroj qe te jetosh gjate dhe e di mire se deshiroj qe dhe une te jetoj me gjate prane teje...
Te ti nuk kam fare dyshim sepse ti je e dashura ime me e afert. Por nganjehere kjo me ngjan me nevojen per te thithur ajer e pastaj per te pushuar e veshtruar rreth e rrotull e kjo zgjat fare pak, por nganjehere, per nje çast te vetem shderrohem ne femije dhe do te kisha qejf qe te me thoshin diçka, mbase edhe nga ato qe i di, por qe te m'i perseritnin edhe nje here. Keshtu me ndodh rralle dhe vetem per nje çast, kur çdo gje qe me rrethon, shnderrohet dhe un rri si guak para llampes e letrave te pastra te kohes siç rrija dikur kur isha çunak para fletoreve per te bere detyrat e shtepise dhe nuk besoj ne asgje, por vetem rri e rri dhe them: ....
Dhe atehere vjen prap koha tjeter dhe vijne dite te tjera, por tani une po rri ketu te tavolina, pena po rreshqet mbi leter dhe ora ne doren time vazhdon te beje tik-tak, e kur ti ta marresh kete leter, do te jene Krisht lindjet e po ta them prap se te dua...
REMARK
Sorry agata po prish zinxhirin e te shprehurit te dashurise duke komentuar sa sentimentale jane shkrimet e Remarkut....
Me do? Tregome me vepra jo me fjale!!!
Vetem Per Ty
Vazhdo rrugen që e ke mar...
Pse nuk më ndegjon kur un me ty flas
Pse po e len kët zemër tuj plas
Mos harro se një ditë
Do të ndizët Një plag në Zemër
Kur do t'kujtohët i vetmi emër.
Ku po shkon, pse po tretësht kështu
Pse s'më kupton, përse je idhëruar me mu?
I vecant m'u duke gjithmonë në syt e mi
Por nuk besoj së dikush e ka përjetuar kët vështirrsi.
Vazhdo rrugën që ke mar nëse ashtu mendon
Por dije se sikur un askush s'do të dashuron
Sa leht është të lëndosh...
Sa leht është t'a helmosh një zemër
Ku aty e gdhenda kët emër.
Do të kujtohën këto lotë
Nëse nuk edin përse jan derdhur
Sa pamëshir në kët bot ka
Gjith jeta është e hedhur.
Por do të pendohësh un kët edij
Po s'do të jemë pran më as un
Do të vdesë kjo dashuri
Edhe pse pik në zemër më ke mbetur ti.
Por sa vështir ishte të vdes
Me mallin tënd ende po mbesë..
Nëse e ki nisur rrugën e lartë
Të qoft rruga e mbar
Vazhdo rrugën që e ki mar...
http://pic5.piczo.com/reklamo-fito/?g=9624557&cr=5
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Sorry agata po prish zinxhirin e te shprehurit te dashurise duke komentuar sa sentimentale jane shkrimet e Remarkut....
Me do? Tregome me vepra jo me fjale!!!
loja me imagjinate
Jam anetar i ri ne kete forum.rastesisht permes nje web sajti tjeter me erdhi kjo tem mbi te cilen keni debatuar dhe fillimisht aq me pelqeu sa tash e tutje do te jem anetar i rregullt i ketij forumi.uroj te jeni duke kaluar bukur dhe urime per 2007.
jane shume terheqese pjeset e vendosura nga Agata por mua shume me ngacmuan shkrimet nga katilesha....?sa nga imagjinata ime sonte dal si nje gjuetar i mendimeve te shprehura nga katilesha007. Mu kujtua nje thenie qe dashurin e krahason me "pishinen"ku te gjithe deshirojne te bien ne kete pishine.une ne kete rast nuk deshta por me rreshqiti kemba dhe rashe ne dashuri me shprehjet e tua. mbi kthjelltesin e ujit qe buron mundohet te nxjerr koke ky gjykim i im i papritur...dhe arsyeja e joarsyes sime aq forte ma vret arsyen sa me plot arsye "ta them; ta shprehi; ta pohoj;bertas" se te "te dashuroj".
Ngadalë vdes
Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
" Thuame qe me dashuron
ne dashuri njeriu nuk heziton
thuame c'dreq njeriu je ti
qe nje te tille ndjenje e refuzon ?
Une e kam aq guxim..
ta them ne sy,fare pa dyshim
te dua ty,o njeri,
qe me bere te rilind e te rritem ne nje dite...
Thuame qe me dashuron,
edhe per te me genjyer,
mjafton qe thirrjes time
te pakten i eshte pergjigjur nje njeri...
per te cilin ndjej kaq shume dashuri..."
ps;he more si po ju duket? ju betohem se eshte nje poezi krejt frindo...fix fare e oreve te para .....i ka pagjumesia keto pune dhe kenget tejet melankolike qe po degjoj tani...
pershendetje agata!
Te them te drejten interesimi im ndaj ketij forumi filloi duke lexuar pjesen me titull " Thuame se me dashuron" te Remark-ut te shkruajtur ne forum nga ty.
Jam e mendimit se Remark eshte shkrimtari me i mire i shekullit te kaluar e pse jo te te gjitha koherave. Do ngelet per mua shkrimtari i zemres sime, kam lexuar shume libra te tij, ai qe me ka pelquer me shume eshte " Harku i triumfit", Me vjen keq qe tani nuk ndodhem ne shqiperi qe ti rilexoja te gjithe librat e tij.
Nese ai do te ishte akoma gjalle jam e sigurte se nje dite do ta takoja per ta peruruar per boten e tij shpirterore dhe per aftesite e tij ne dedikimet per dashurine,
do me behej shume qefi nese do shkruaje dicka tjeter nga Remark.
Pershendetje Erta
Gjithashtu e adhuroj Remarkun, se shkruan me nje embelsi te veçante...
Ps :me vjen mire qe kjo teme te ka shtyre te lexosh kete forum. Ky forum ka edhe tema te tjera shume interesante, uroj ti zbulosh vete
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.