Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)

Postuar nga kotka datë 19 Shtator 2007 - 17:26:

Urime DXP, edhe une jam nje nga ato qe te ndjek...

Kreolet dhe Puth Henen me pelqyen shume.

Postuar nga KRISTAL.DOC datë 19 Shtator 2007 - 19:09:

KUJTIMI

ME ZEMREN E VRARE QE ME RENDON NE KRAHAROR,
ECI NE SHKRETETIREN E PAFUND,TE FATIT TIM.
PER MUA SKA MUAJ, DITE,MINUTA, ORE,
ATO I KA NDALUAR DHUNSHEM NJE KUJTIM.

NJE KUJTIM I PIKTURUAR NE FYTYREN E LUMTURISE,
SHTON BUZEQESHJET E NGROHTA NE BUZET E PLASURA,
SI HIJE ME SHFAQET,DUKE UDHETUAR NE SKUTAT E VETMISE,
BUZEQESH, E ZE VEND, NE MENDIMET E VARFERA.

KUJTIM I PAMESHIRSHEM LERME TE QETE,
LERME TE HARROJ SE KAM NJOHUR LUMTURINE,
ME BRAKTIS TI NE NDONJE NATE TE ZEZE,
DHE MOS KUJTO ME KURRE,KU E KISHE SHTEPINE.

C'QE TI QE RASTESISHT HYRE NE BOTEN TIME?!
PA TROKITUR MBOLLE ATY KOPSHTIN E PARAJSES,
C'QE TI QE CDO QELIZE MA VURE NE ENDERRIME
TI QE U VENDOSE NE VEND TE BERTHAMES.

UDHETAR I VUAJTES MOS VALLE TE THONE EMRIN?
APO SHPIRT SHKATERRUES,PERGJIGJMU PRA.
ME THUAJ PREJ NGA VJEN,UJIN,QIELLIN,VENDIN
QE SHPIRTIT TI NDERTOJE SI MBUROJE NJE KALA.

KU MBRENDA MUREVE TE KETE VEC PAQE E LUMTURI,
QE NJE ARMIK TJETER TE MOS E SHKATERROJE
ROBI I SAJ DUA TE JESH TI,
QE SHPIRTI TE MOS PERPELITET, VUAJE E RENKOJE.

KUR LARGOHESH PREJ MEJE, UNE TE KERKOJ
ME LUJTE,THIRJE,E LOT QE SHKOJNE SI LUM,
KUR TI AFROHESH, UNE DUA TE TE LARGOJ,
SE CDO CAST I JOTI DHIMBJE ME SJELL ME SHUME.

EDHE PSE JETA VAZHDON PERSERI,
TE ME FALE CASTET E KUJTIMET E SAJ,
UNE KAPEM FORT PAS TEJE SI FEMI,
E NETEVE TE QETA,SHPESHHERE NE VETMI QAJ.

BOLL ME TORUROVE, ME ZVARRITE PA MESHIRE
SA HERE ME GEZON,NE KRAHET E TUA ME MERR,
SIKUR MIQ TE BEHESHIM,NDOSHTA DO ISH ME MIR
SESA TE NDARE,SI PARAJSE E FERR

TI NUK ME BINDESH,KOT QE BISEDOVA,
NDOSHTA FAJTORE JEMI QE TE DY,
UNE QE PER BANIM, ZEMREN TE LEJOVA,
DHE TI, QE S'U LARGOVE ME PREJ ATY.

KRISTAL.DOC

Postuar nga Mister_DXP datë 20 Shtator 2007 - 01:48:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Urime DXP, edhe une jam nje nga ato qe te ndjek...

Kreolet dhe Puth Henen me pelqyen shume.

Kotka, mikja ime faleminderit qe me ndjek

DXP

Postuar nga KRISTAL.DOC datë 21 Shtator 2007 - 21:18:

......E harrova zemren time
ne brishtesine e duarve te tua
eh jo, te mashtrova,
te lashe hijen e zemres,
zemren e vertete e more me vete
atehere kur ike pergjithmone.
Nese ndonje dite,
do te shkrepet ta kerkosh,
do ta gjesh ne nje varr rere ne shkretetire,
me nje skelet te pergjysmuar trendafili
mbi epitafin e pluhurosur pa meshire.

-anonim-

Postuar nga Mister_DXP datë 22 Shtator 2007 - 04:18:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka

Shume e bukur mistero.  Une dua te te kurajoj me rreshtat e mija:

Zjarri fiket ngadale, shume ngadale dhe thengjilli i fundit mban per kohe te gjate, packa se mbulohet nga hiri dhe nuk duket.

Qe oxhaku te ndizet prape nuk mjafton vetem ky thengjill i fundit, qe po jep shpirt dalengadale, duhet ti vesh benzines qe te shohesh flaken qe do kenaqe syte e shpirtit tend :p

Benzina do te jete ajo "mirosja" qe "pret" ti...

good luck ne poezi

............Kur shkruhet një poezi, sigurisht që sublimohet një mjegullnajë ndjenjash, merr formë një mendim dhe konkludohet në një arritje.

............Ai që shkruan ka fillimisht për qellim të bëjë një katarsis emocional, pra te çlirohet nga një ngarkesë do ta quaja statike, duke përdorur një term nga fiz-kimia.
...........Mbasi poezia  është hedhur në erë, ajo kapet nga lexues të ndryshëm dhe interpretohet në mënyra të ndryshme.

............Krijuesi, që nga ky moment nuk ka më të drejtë që të bëjë komente të veprës së tij. Kjo do të ishte një gjë e padrejte. Kjo do të ishte një ndërhyrje në ndjenjat dhe shijet e lexuesit. Ai atë që mund të bënte e bëri, mirë apo keq, kjo varet nga aftësite e tij.

............Lexuesi, cilido qofte ai, ka liri te plotë që të përtypë, shajë, dojë apo adhurojë një krijim. E njëjta poezi, le shije të ndryshme në momente të ndryshme. Po ashtu njerëz të ndryshëm, në vartësi të nivelit të edukimit të tyre artistik, do ta kuptonin dhe ndjenin në mënyra të ndryshme të njejtën poezi.
 
.............Personalisht ndihem i kënaqur qe arrij të ngacmoj shijet artisticë të lexuesve të mij. Komplimenti më i mirë për një krijues është atëhere kur lexuesi gjen, qofte edhe një pjesëzë nga vetja e tij në një shkrim….

Respekt

DXP
  
Postuar nga kotka datë 22 Shtator 2007 - 21:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP

Shume e drejte, poezia e ben lezuesin te fantazoje ashtu si edhe piktura dhe seicili i ben interpretimin e tij ne varesi te gjendjes shpirterore ne te cilen ndodhet lezuesi apo shikuesi, ne varesi te nivelit dhe ne varesi te fantazise ...etj, etj..sa mire.

Prandaj njerez qe nuk dine te lexojne poezine, poezia le tek keta njerez vetem nje percmin dhe sarkazem... sa keq

Postuar nga ingmetalboy datë 26 Shtator 2007 - 01:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP

............Kur shkruhet një poezi, sigurisht që sublimohet një mjegullnajë ndjenjash, merr formë një mendim dhe konkludohet në një arritje.

............Ai që shkruan ka fillimisht për qellim të bëjë një katarsis emocional, pra te çlirohet nga një ngarkesë do ta quaja statike, duke përdorur një term nga fiz-kimia.
...........Mbasi poezia  është hedhur në erë, ajo kapet nga lexues të
ndryshëm dhe interpretohet në mënyra të
ndryshme.

............Krijuesi, që nga ky moment nuk ka më të drejtë që të bëjë komente të veprës së tij. Kjo do të ishte një gjë e padrejte. Kjo do të ishte një ndërhyrje në ndjenjat dhe shijet e lexuesit. Ai atë që mund të bënte e bëri, mirë apo keq, kjo varet nga aftësite e tij.

............Lexuesi, cilido qofte ai, ka liri te plotë që të përtypë, shajë, dojë apo adhurojë një krijim. E njëjta poezi, le shije të ndryshme në momente të ndryshme. Po ashtu njerëz të ndryshëm, në vartësi të nivelit të edukimit të tyre artistik, do ta kuptonin dhe ndjenin në mënyra të ndryshme të njejtën poezi.
 
.............Personalisht ndihem i kënaqur qe arrij të ngacmoj shijet artisticë të lexuesve të mij. Komplimenti më i mirë për një krijues është atëhere kur lexuesi gjen, qofte edhe një pjesëzë nga vetja e tij në një shkrim….

Respekt

DXP
  
Amen!

Respekte dhe suksese.
Me pelqejne vargjet e tua dhe menyra se si mendon.

Ps: Mallkim apo fat?

Postuar nga Mister_DXP datë 26 Shtator 2007 - 05:23:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy

Amen!

Ps: Mallkim apo fat?

Ky eshte nje kompliment i bukur dhe elokuent, megjithate une paskam deshire te flas sot....

Nje pyetje e veshtire, miku im, sepse nganjehere keto rrine bashke.

Ka shume raste mitologjia, bile edhe historia kurr mallkimi puth fatin ose e kunderta.

Te dashurohesh me Muzat eshte vertet fat. Po.

Eshte nje mallkim fatlum.

DXP

Postuar nga Mister_DXP datë 26 Shtator 2007 - 05:28:

Citim:
Po citoj ato që tha ASTRA

Era e fatit eshte e rralle mik dhe rralle kush e ndjen ,po ashtu si ajo fjale e shenjte qe kerkon ti.
Poezi te bukura.

Faleminderit per mprehtesine e analizes. ASTRA ke ditur te kapesh butonin e fshehte te ketij "perpetum mobile" qe une kam dashur te ndertoj.

Ajo fjale e shenjte...eshte vertet fat. Kush e ka degjuar dhe s'eshte ngjitur ne qiellin e shtate. Megjithate pa "mirosjen" hyjnore ajo fjale mbetet shterpe.

Te pershendes

DXP 

Postuar nga Mister_DXP datë 03 Tetor 2007 - 03:27:

<P class=MsoNormal style="MARGIN: 0in 0in 0pt"> 

  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.