Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)
Si mund te kuptohet nese dikush ka "stofen" e liderit pa i dhene shansin "kongresi"? S'mund te kuptohet.
Prandaj frika per te zgjedhur personazhe te rinj eshte llogjikisht vetem "imprinting" ndaj lidereve qe jemi mesuar te shikojme ne TV.
P.s. Imprinting (tek patat) eshte procesi i fiksimit te personazhit te pare qe kafsha shikon si prind. Nese per here te pare shikojne paten qe i ka pjelle çdo gje shkon ne rregull, por nese shikojne nje njeri do kujtojne gjithe jeten se ai eshte prindi i vet.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Si mund te kuptohet nese dikush ka "stofen" e liderit pa i dhene shansin "kongresi"? S'mund te kuptohet.
Arturm une jam "ajo" dhe jo "ai"
Ne fakt Fajtori me ka kuptuar e shpjeguar drejt. Ndoshta jam shprehur une gabim por isha dakort me ty vetem ne faktin kur thua se ne Shqiperi ndarja e te majtes e te djathtes nuk eshte ajo qe supozohet e njerezit votojne njerin sepse perjashtojne apriori tjetrin krah.
Persa i perket liderit, mund te jete e dobishme por jo e domosdoshme. Psh une mendoj se ne Shqiperi eshte e demshme. Ne duhet ta shkaterrojme kete figure sepse me kete figure identifikohen njerezit autoritare. Dhe jane ata qe nuk lene individet e tjere ne parti te ngrene krye e te thone hapur mendimin e tyre qofshin keto dhe te kunderta me ate qe thote lideri e qe jo gjithmone jane ne dem por perkundrazi i duhen partive. Si rrjedhim dhe ne istitucione nese zgjidhen, teoria e liderit stonon. Nuk eshte e thene qe nese ke cilesite e nje lideri mund te qeverisesh me mire se nje qe si ka. Ajo qe synohet eshte te kemi istitucione funksionuese ku kushdo qe te jete te kontrollohet nese e ben detyren e tij me ose pa cilesite e ketij lideri.
Ti thua qe eshte merita e partive qe ti identifikojne dhe stimulojne personat qe kane me shume aftesi per fitore. Po ben dhe ti arsyetim europian ne kete rast ... sepse e aplikuar ne Shqiperi i bie qe ne gjithe keta vjet PD-PS ose ska pasur nuhatjen e duhur ose ska pasur lidera per te mbajtur keta qe ka?
Me sa shoh kjo teme qenka marre vertet seriozisht,ashtu sic edhe duhej te merrej !
Do ishte bukur sikur te fitonte morali i perbashket,por per te qene realist,nuk do ndodhi keshtu !
Njerezit akoma vazhdojne te votojne per ate qe i perfaqeson,duke u nisur nga orrigjina e jo nga idete e ngjashme qe mund te kene persa i perket ekonomise e sferave te tjera shoqerore e morale ! Dhe keto zgjedhje ne kete drejtim nuk do sjellin ndonje te re ! Nga ana tjeter po mendoja,nese njerezit nuk ja japin votes Sales pasi vertet e ka mbushur kupen,kujt do ja japin ?
Edvinit? Edhe ky dita dites po nxjerr ne pah autoritarizmin e tij,ashtu si edhe perflitet jashte mase shume per korrupsion (dhenie lejendertimesh ) pa harruar ketu lobingjet e tij mbrojtese,sidomos persa i perket informacionit ! Top media tashme del aq hapur ne krah te tij,sa po behet disi qesharake ! A thua ky njeri qenka i shenjte e nuk paska as edhe nje njolle !!? Mjafton te thuhet qe gruaja e Sokol Balles,shefit te informacionit te Tch,eshte punesuar muajt e fundit ne Bashkine e Tiranes si keshilltare e Rames ! S'me duket levizje shume e goditur e pare me syte e nje votuesi te drejt (e jo fanatiku ekstrem) !
Pra mendoj se duhet shtruar pyetja se kush eshte alternativa !?
Ilir Meta...s'ma ha mendja ! Pastaj dhe ai nuk eshte se beri mbrekullira ato pak kohe qe ishte !
Erion Veliajn s'po e konsideroj fare,pervec faktit qe jam i bindur qe do marri shume pak vota,prape s'kam shume besim tek ai ! Kalimi i tij nga nje organizate joqeveritare,ne kreun e nje partie, personalisht me ka zhgenjyer shume ! dhe me sa shoh nuk qenkam i vetmi ! Pastaj me nje parti me nje emer te tille snob, G99,si pretendon te te votoje nje pensionist apo i papune kur pleqte e plakat s'dine as ta lexojne siglen e kesaj partire ??! maksimumi Veliaj mund te marri vetem votat e pak te rinjve Tiranse mundesisht bllokiste ! neper rrethe jam i sigurt qe s'ja jep njeri voten !
Nga ana tjeter po mendoja,nese votat ndahen midis shume partish,pasi njerezit u zhgenjyen nga partite e medha dhe thone,ok provojme dhe te voglat meqe lideret e tyre jane me pak te perfolur, do ishte me mire ??
Pra do ishte me mire nje multipartitizem dhe me shume blloqe ( per hir te faktit qe disa nga keto parti kane persona te paperfolur ) sado qe kjo gje do sillte shume probleme persa i perket qeverisjes ???
Apo problemet per nje qeverisje te shendoshe do ishin aq te shumta, sa do preferoheshin me pak parti qofshin edhe keto aktualet ??!
E mira do ishte te nderroheshin lideret qe jane ne krye te ketyre partive,por fakti eshte qe te jesh ne krye te ketyre partive duhet te jesh nje perbindesh i vertet,ashtu siç Berisha eshte,dhe ashtu siç Rama avash avash po behet ! Dhe persona qe te kene vetem virtyte e jo te meta,eshte vertet e veshtire te vijne lart ne siperfaqe ne kete gjendje qe ndodhet aktualisht Shqiperia !
Spo zgjatem me pasi pak a shume jane prekur te gjitha akpektet me postime vertet serioze e cilesore, me sa po lexoja !
Doja te shtoja vetem qe jane per te ardhur keq ata "autuboziste" te cilet votojne per "kapon" e tyre krahinor, por te cilet si perfundim nuk perfitojne asgje ! Nese servilet,matrapazet e te tjere, perfitojne ndonje gje duke bere gam gam,apo duke iu lepire kapove,duke u bere edhe qesharake nga menyra sesi i mbrojne,autobizistet ngelen me gisht ne goje si gjithmone ! Faktikisht mjafton te shikosh ne ca gjendje ndodhen disa nga orrigjinat e liderve tane..Tropoje...Shkoder...apo edhe Skrapar !!
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Arturm une jam "ajo" dhe jo "ai"![]()
Citim:
Persa i perket liderit, mund te jete e dobishme por jo e domosdoshme. Psh une mendoj se ne Shqiperi eshte e demshme. Ne duhet ta shkaterrojme kete figure sepse me kete figure identifikohen njerezit autoritare. Dhe jane ata qe nuk lene individet e tjere ne parti te ngrene krye e te thone hapur mendimin e tyre qofshin keto dhe te kunderta me ate qe thote lideri e qe jo gjithmone jane ne dem por perkundrazi i duhen partive. Si rrjedhim dhe ne istitucione nese zgjidhen, teoria e liderit stonon. Nuk eshte e thene qe nese ke cilesite e nje lideri mund te qeverisesh me mire se nje qe si ka. Ajo qe synohet eshte te kemi istitucione funksionuese ku kushdo qe te jete te kontrollohet nese e ben detyren e tij me ose pa cilesite e ketij lideri.
Citim:
Ti thua qe eshte merita e partive qe ti identifikojne dhe stimulojne personat qe kane me shume aftesi per fitore. Po ben dhe ti arsyetim europian ne kete rast ... sepse e aplikuar ne Shqiperi i bie qe ne gjithe keta vjet PD-PS ose ska pasur nuhatjen e duhur ose ska pasur lidera per te mbajtur keta qe ka?
Fajtor
Dhe u dha sinjali i pare qe nuk fiton morali i pergjithshem (edhe) ne keto zgjedhje.
Afati i dorezimit te listave ne KQZ skadonte ne oren 24.00 (edhe pse administrativisht ne 20.00). Te dyja partite i dorezuan listat njera me 15 minuta vonese dhe tjetra me 1.5 ore vonese.
Dikush (edhe vete partite) do thote qe s'ka ndonje rendesi te madhe vonesa. NUK ESHTE KESHTU, sepse ka nje ligj dhe i mire i keq duhet respektuar (nga partite ne rradhe te pare), prandaj mund te te perseris qe prape fituan tribute dhe jo morali i pergjithshem, ligji.
Te shohim me tej.
Vonesat jane ne rendin e dites ne Shqiperi. Edhe po te lesh nje takim asnjehere nuk e gjen tjetrin ne kohen ekzakte ne vendin e takimit. Prandaj me duket pa rendesi te pretendohet nje korrektese me minuta ne dorezimin e nje liste. Nuk ndryshon zgjedhjet dhe nuk prish punen e KQZ-se 1 ore para apo 1 ore prapa.
Keto zgjedhje kane te mire faktin qe... politika eshte bere sallate. Ne te gjitha grupimet ka patur ikje, ardhje, migrime, dorehqeje, largime dhe njerezit jane me te pavendosur se kurre. Ky eshte sinjal i mire, sepse krijon nje minimum historik te mentalitetit klanor. Sa me shume njerez te jene te pavendosur, aq me shume pakesohet mundesia qe njerezit te mendojne me klane. Ose te pakten aq me shume klanet do ri-perkufizohen.
Megjithate, doja te spostoja diskutimin ne nje ane tjeter. Kam vene re se futja ne politike eshte nje proçes me sens unik. Shumica e njerezve nuk dine te dalin pa u hequr. Duket sikur personazhet politike nuk kane asnje vlere profesionale ne drejtim tjeter. Sali Berisha dikur ishte doktor (keshtu thuhet), por sa doktor mund te quhet sot Berisha? Di akoma te beje doktorin? Po Ilir Meta (per te cilin thone qe s'ka punuar kurre ne jeten e vet)?
Ekzistenca e personazheve politike pa aftesi te tjera profesionale ngjan sikur i ngjit njerezit pas politikes njehere e pergjithmone. Thua se politika eshte nje grope thithese qe terheq gjithshka brenda (njerezit, profesionalitetin, bizneset, mediat, etj.). Jam kurioz te di mendimin (jo opinionin) e te tjereve mbi kete problem. A ka ndonje liste personazhesh me profesionet qe kane? Ku kane punuar me pare? Cfare dine te bejne? Si mund te ndihmojne Shqiperine profesionalisht perveç llomotitjeve politike ne televizor?
Re: Fajtor
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Dhe u dha sinjali i pare qe nuk fiton morali i pergjithshem (edhe) ne keto zgjedhje.
Afati i dorezimit te listave ne KQZ skadonte ne oren 24.00 (edhe pse administrativisht ne 20.00). Te dyja partite i dorezuan listat njera me 15 minuta vonese dhe tjetra me 1.5 ore vonese.
Dikush (edhe vete partite) do thote qe s'ka ndonje rendesi te madhe vonesa. NUK ESHTE KESHTU, sepse ka nje ligj dhe i mire i keq duhet respektuar (nga partite ne rradhe te pare), prandaj mund te te perseris qe prape fituan tribute dhe jo morali i pergjithshem, ligji.
Te shohim me tej.
Fajtoro
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vonesat jane ne rendin e dites ne Shqiperi. Edhe po te lesh nje takim asnjehere nuk e gjen tjetrin ne kohen ekzakte ne vendin e takimit. Prandaj me duket pa rendesi te pretendohet nje korrektese me minuta ne dorezimin e nje liste. Nuk ndryshon zgjedhjet dhe nuk prish punen e KQZ-se 1 ore para apo 1 ore prapa.
IQ
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Jo me larg se mbreme ndoqa per disa minuta nje hand party ,ku 5-6 gra cirreshin e ofendoheshin me njera tjetren.Vetem gruaja e Ilirit rrinte e terhequr dhe ne momente te caktuara i sulmonte te gjitha.Gallate!
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 » Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.