Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 2012 - Votimi: Presidenti i shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18610)
Sala sundon me eger se Enveri.
Ne Siri ka gjak derdhje.
Sot jetojme ne nje kohe imoraliteti ideologjik.
Si konkluzion faji eshte i Edi Rames qe ka vizione pertej kohes qe jetojme dhe ne qe s'e kapim dot (pervec Vizios natyrisht meqe po na e shpjegon).
Kjo me duket llogjike e shendoshe mua, jo shaka.
Zgjedhja e presidentit duhet te behet me votime nga populli e jo parlamenti e partite.Franca zgjodhi presidentin e saj nga verdikti i popullit e jo senati.E mbas presidentit keto dite ka zgjedhje per parlament ku prap populli vendos.e ne shqiperi presidenti a ba si me ken tu zgjedh president firme private ndertimi.dhe brenda 24 oreve nje france me 45milion votues dha rezultatet perfundimtare mbas 3ore qe votimet kishin perfunduar,e ne shqiperi akoma kerkohen hapja e kutive te vjetra ku numerimi i votave zgjati rreth 15 dite me 2 milion zgjedhes....ne shqiperi ska demokraci!Ne shqiperi partite nuk jane serioze,sepse ato nuk pranojne kurre humbjen duke e ditur se kane humbur.te humbur ne shqiperi jane te gjithe kot egsistojn gjith ato parti....populli po vuan per moral politikanet shqiptar duhen vendosur para drejtesis nderkombetare .
E kemi thene dhe here te tjera: Nuk jemi republike presidenciale.
Po te zgjidhet nga populli i bie te jete i pari i vendit. Imagjino tani te behet ky ndryshim e Sala te hedhe kandidaturen.
Pra po u be ky ndryshim, shkon ne favor te Sales.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
E kemi thene dhe here te tjera: Nuk jemi republike presidenciale.
Po te zgjidhet nga populli i bie te jete i pari i vendit. Imagjino tani te behet ky ndryshim e Sala te hedhe kandidaturen.
Pra po u be ky ndryshim, shkon ne favor te Sales.
Arturm me qejf nja dy llafe per moralin duke e ditur, te pakten nga shkrimet e tua kuptohet se je nje njeri me moral te larte.
Cila eshte me e moraleshme Prifti, Meta apo qellimi justifikon mjetin?
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Cila eshte me e moraleshme Prifti, Meta apo qellimi justifikon mjetin?
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
E kemi thene dhe here te tjera: Nuk jemi republike presidenciale.
Po te zgjidhet nga populli i bie te jete i pari i vendit. Imagjino tani te behet ky ndryshim e Sala te hedhe kandidaturen.
Pra po u be ky ndryshim, shkon ne favor te Sales.
Nje gje eshte e sigurte, qe po t'u zgjidhte ky qe u propozua si president, nuk do t'ia mbaja kurre mend emrin.
Xhezair Zhargonjari.. apo si e ka. Ka nje aliteracion te forte, dhe me duhet gjithmone te hap lajmet t'ia gjej emrin.
Në llumin e gjykatësve
Nga Mero Baze
Edhe pse pa pikën e transparencës dhe seriozitetit, gara presidenciale po formon një identitet të sajin, i cili tregon më së miri problemet e atyre që po përpiqen të zgjedhin presidentin. Thuajse të gjitha propozimet serioze apo gjysmë serioze të shkuara nga tavolina e Ilir Metës dhe Sali Berishës, në celularin apo tavolinën e Edi Ramës, janë gjykatës.
...
Pra, kriza reale e politikës shqiptare, që janë raportet e saj me drejtësinë, po përcakton dhe identikitin e presidentit që ajo po kërkon, dhe që është një personazh që vjen nga bota e sistemit të korruptuar gjyqësor të Shqipërisë.
Ky në fakt përveçse është një shqetësim serioz, që ka të bëjë me “hallet” reale të politikanëve shqiptarë, është dhe një gabim i rëndë, pasi po i drejtohemi kategorisë më të korruptuar të shoqërisë shqiptare për të gjetur shpëtim. Nga gjithë sondazhet, studimet, raportet ndërkombëtare e kombëtare, sistemi ynë gjyqësor rezulton më i korruptuari, më i varuri nga politika, më joprofesionali dhe më i papërgjegjshmi se çdo pushtet tjetër në shoqëri.
...
Është interesant për shembull se tashmë gjithnjë e më shumë po harrohen diplomatët dhe politikanët në këtë garë.
(...) Politikanë popullorë të së majtës dhe së djathtës që njihen së paku si të pakorruptuar si Pandeli Majko apo Dashamir Shehi...
...
Tani për postin e presidentit ata po gërmojnë bash në zemër të këtij gjirizi, aty ku kanë çuar me dorën e tyre shërbëtorët e tyre. Kjo tregon se politika shqiptare më shumë se një zgjidhje për shqiptarët, kërkon një rrugëzgjidhje për veten.
T’i shpëtojë gjykimit dhe ndëshkimit për ato çfarë kanë bërë në këtë vend, që nga vrasjet për para si në Gërdec, vrasjet për politikë në bulevard dhe milionat e fituara në mënyrë të paligjshme.
http://www.gazetatema.net/web/2012/...n-e-gjykatesve/
E ka kapur mire Mero Baze, pavaresisht se i mungon nje interpretim. Jo vetem qe presidenti po kerkohet tek ushtaret qe gjenden ne sistemin gjyqesor, por po konfirmohet para syve te nderkombetareve qe sistemi yne gjyqesor eshte i politizuar. Kjo eshte me e rende sesa problemi i presidentit.
Persa i perket Zaganjorit, lajmet ishin konfuze se cfare kishte votuar per paktin me Greqine. Ca thonin kishte votuar kundra. Sot e mora vesh qe ne fakt ka votuar pikerisht qe ai pakt te kaloje, pra kunder ankeses se bere per bllokimin e paktit. Tani, po te ishte ky gjykates absolut dhe i paanshem do thonim ka bere detyren, por Fiks Fare tregoi sesa kollaj i nderron interpretimet e ligjeve sipas oreksit politik. Pra ky eshte vetem nje zar qe komandohet nga lart. Madje nje zar i rrezikshem qe mund te shese vendin me aresyetime ad hoc.
Mundesia e fundit eshte qe kete dordolec e kane nxjerre qe te trembe njerezit dhe keta te pranojne me endje ndonje si Jozefina apo Nano. Taktike qe e kane filluar me kohe, duke nxjerre ca emra te urryer per president.
Ne te kundert, mund mos te kene krijuar asnje strategji dhe vertet po ecin kuturu si duket ne televizor. Kjo do ishte me e mira, pasi te pakten do shikonim show spontan te paaftesise shqiptare per te krijuar nje figure perfaqsuese.
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.