Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Disa dallime: 8 (25) vjet Berisha vs 3 vjet Edi Rama Kryeminister (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18806)
Postuar nga robert datë 22 Tetor 2016 - 22:41:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Per Valbonen nuk di c'te them
Si nuk c'di te thuash!?! Une nuk e kam pare Valbonen fare, pervecse ne TV bardhe zi te asaj kohe dhe ne filma interneti te sotem, perfshi dhe fotografite e gazetave, dhe mund te them i sigurte se kemi te bejme me nje parajse. Parajsat ruhen dhe nuk shkaterrohen! Padiskutim qe turizmi ne ate zone sjell dhe ka per te sjelle me shume leke se sa hidrocentralet! Dhe nese 95% e popullsise eshte per mos-ngritjen e hidrocentraleve ne Valbone, si mund te respektoje qeveria e tanishme kontratat e lidhura nga qeveria parakaluese?!? Pastaj, c'lidhje ka qeveria parakaluese me toka qe i perkasin privateve dhe komunave fshatare?!? Si mund te respektohet dicka anti-ligjore?!?
Tani nuk eshte koha e mbledhjes se supeve, (nuk di gje!), por eshte koha e firmosjes se peticionit te mbrojtjes se Valbones dhe perhapja me tej e ketij peticioni, perfshi dhe letrat qe duhen derguar gjithandej!
Postuar nga robert datë 22 Tetor 2016 - 22:53:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
vete shqiptaret nuk dine te zhvillojne industrine turistike, jane me komplekse, pa vizion, dhe sjellin ne turizem kulturen klanore qe kane ne jeten e perditshme.
E vertete, por nderto ne ato vende qe jane pa zot, si aty midis Himares e Vunoit, midis Dhermiut dhe Karaburunit, apo dhe midis Himares dhe Qeparoit, apo midis Nivices dhe Sarandes, ne keto vende kompani te huaja mund te ngrene kater-pese resorte turistike si konkurence ndaj turizmit vendas. Por ne mos gaboj, pervec atij vendit prane Nivices, te gjitha te tjerat jane zene nga biznesi vendas, biles ai mafioz i lidhur me politiken, duke filluar qysh ne vitet '90! Dhe mos harro se, po u prish dhe Bregdeti (i Jonit), nuk e di c'bregdet tjeter i mbetet Shqiperise pa prishur!.. Franca dhe vende te tjera i ruajne si syte e ballit shume bregdete, duke mos lejuar fare ndertime, pasi keto bregdete kane vizitoret e tyre te shumte, te cilet lene leket e tyre ne qendrat e vogla larg ketyre bregdeteve. Dhe, per te ndertuar nuk eshte asnjehere vone, mund te ndertosh dicka te bukur edhe pas 10 ose 50 vjetesh, por ndertime pa hesap ne emer te turizmit, mund te shkaktoje prishje, sic ka ndodhur ne Durres e gjetke, apo dhe ne Spanje e gjetke, ku numri i pushuesve ka renie drastike, sepse njerzit nuk duan hotele te medha dhe zhurme!
Postuar nga Fajtori datë 23 Tetor 2016 - 20:52:
Une nuk e di, robert, nga vjen ky koncepti yt i tokave pa zot dhe shtetit qe ndryshon kontratat sa here behen zgjedhje. Nuk kuptoj as ca dmth toke pa zot. Nuk ekziston toka pa pronar. Ne cdo cep te shqiperise ka pas prona. Madje ekonomia zhvillohet nga prona private. Privati ka interesin ekonomik te hape resort.
Shteti mund te krijoje politika qe te mbyse pronaret e rendomte shqiptare. Psh, mund te rrise taksat ne stratosfere per ata qe punojne vetem 1 muaj dhe sjellin turizem ne nje numer te vogel gjate vitit, dhe mund ti ule per resortet qe mbajne turizmin gjalle gjithe vitin. Kjo eshte e natyrshme sepse resorti prestigjoz sjell me shume vende pune, me shume xhirim leku, pa llogaritur reklamen qe i ben vendit nje resort i kualitetit. Nuk ka nevoje te ndertohet ne toke pa zot, mjafton te masakrohen shqiptaret e rendomte ne taksa, dhe ti hapet shtegu turizmit te mirefillte.
Jo me larg se mbreme po flisja me nje familje tjeter shqiptare qe shkoi ne Shqiperi kete vere. Ata ishin te revoltuar dheskandalizuar nga sherbimi, nga kamarieret qe silleshin keq, nga njerez qe nuk kishin as humanizmin e te qenit njeri, harroje xhentilesen ndaj turizmit. Ishin aq te revoltuar sa burri kishte dashur ti hapte kafken nje kamarieri qe sillej keq. Si cdo turist tjeter, ata ishin ndjere te vjedhur nga vajtja ne Shqiperi.
Shqiptaret e kane treguar me shekujt dhe dekada qe kuptojne gjuhen e dhunes, klanit, gjakmarrjes, dhe brekeve. Vetem kur te kuptojne llumin ku kane rene dhe ti hapin rruge hyrjes se kultures perendmore pa patur friken tipike te kombit te vogel qe do zhduket, atehere do fillojne te zhvillohen ne ekonomi dhe mendje. Per tani prodhojne dhune dhe marrin vesh vetem gjuhen e dhunes, dhe fantazojne se kane turizem dhe se bota "do e kerkoje Vloren".
Postuar nga robert datë 28 Tetor 2016 - 22:58:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Une nuk e di, robert, nga vjen ky koncepti yt i tokave pa zot dhe shtetit qe ndryshon kontratat sa here behen zgjedhje. Nuk kuptoj as ca dmth toke pa zot. Nuk ekziston toka pa pronar. Ne cdo cep te shqiperise ka pas prona. Madje ekonomia zhvillohet nga prona private. Privati ka interesin ekonomik te hape resort.
Ketu kisha parasysh ato toka midis fshatrave, te cilat nuk kane pronesi te qarte. Por s.d.q., kjo ide se nuk ka toka pa zot, con uje ne mullirin tim, pra te mbrojtjes se interesave te atyre fshatarve bregdetas, te cilet te shkretet luftojne kaq e kaq vite me zyrat dhe gjykatat, per te mos-lejuar hyrjen e kompanive te medha shqiptare (keshtu qe keshtu mafioze) ne tokat e tyre.
http://www.reporter.al/resortet-tur...a-te-grabitura/
Edhe ne luginen e Valbones, ku kane nisur punimet per ngritjen e disa hidrocentraleve, po ashtu disa fshatare pretendojne per nderhyrjen ne pronat e tyre private, pa pyetur! Pra fajtor, sipas tezes qe sapo hodhe, se nuk ka patur toka pa zot, i bie se ndertimet qe sapo kane nisur ne Valbone dhe Bregdet jane ilegale dhe, si te tilla, kriminele! Nuk e di se cfare Fuqie mund ti ndale ato!?! Dhe une ndjehem fajtor, si qytetar i atij vendi, qe nuk kam mundesi te ndikoj sado pak ne kete nderhyrje ilegale dhe kriminele!
Postuar nga robert datë 28 Tetor 2016 - 23:17:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
1. Privati ka interesin ekonomik te hape resort.
2. Shteti mund te krijoje politika qe te mbyse pronaret e rendomte shqiptare. mjafton te masakrohen shqiptaret e rendomte ne taksa, dhe ti hapet shtegu turizmit te mirefillte.
3. Jo me larg se mbreme po flisja me nje familje tjeter shqiptare qe shkoi ne Shqiperi kete vere. Ata ishin te revoltuar dheskandalizuar nga sherbimi, nga kamarieret qe silleshin keq,
4. Shqiptaret e kane treguar me shekujt dhe dekada qe kuptojne gjuhen e dhunes, klanit, gjakmarrjes, dhe brekeve. Vetem kur te kuptojne llumin ku kane rene dhe ti hapin rruge hyrjes se kultures perendmore pa patur friken tipike te kombit te vogel qe do zhduket, atehere do fillojne te zhvillohen ne ekonomi dhe mendje. Per tani prodhojne dhune dhe marrin vesh vetem gjuhen e dhunes, dhe fantazojne se kane turizem dhe se bota "do e kerkoje Vloren".
1. Privati ka interes, por komuna dhe shteti duhet te kene plane se ku mund te ngrihen resorte turistike, se nuk mund ta besh Bregdetin e jonit si ate ne Durres!
2. Padiskutim qe sistemi i taksave ne fshat duhet te funksiononte prej dekadash, por jo per masakrim me ane taksash, sic thua, por per nxitje te interesimit per token qe disponon.
3. Keto i perjeton cdo kush, por keto efekte dhe afekte emocionale nuk mund te jene etalon orientimi per politika te caktuara ne ekonomi, bujqesi, turizem, etj.
4. Ndaj dhe shteti me komunat duhet ta konkurojne privatin dembel! Por per kete nuk ekziston as edhe ligji i duhur. Ja, ti ke 10 miliard euro. Shkon ne Shqiperi dhe don te hapesh nje resort turistik diku ne Jon dhe do punesosh nja 100 shqiptare ne vere dhe nja 30 gjate gjithe vitit. Apo don te hapesh nje fabrike te vogel. Po ne cilen toke do investosh? Te dalin dy pronare. Ai i reformes se 1992-it dhe ai i vjetri. Pa llogaritur edhe ndonje te ri me dokumenta fallco! Ndaj asnje i huaj nuk investon, vec ne qofte mafioz i lidhur me politiket shqiptare, te cilet gjithashtu jane mafioze! Keshtu do ta besh kete vend ti? Me fjale te bukura? Pa plane te studjuara e te miratuara nga komunat dhe pleqesite e fshatrave?
Ndaj tani eshte koha qe te ndalohen keto nderhyrje ne Valbone dhe Bregdet, qe ti hapet rruga investimit te ligjshem! Po nejse, ti ke mendimin tend. Une flas per lumin dhe luginen e Valbones si dhe per Bregdetin e Jonit, ti flet kodra pas bregut!
Postuar nga robert datë 30 Tetor 2016 - 22:17:
Nuk e di sa i vertete eshte ky lajm:
http://www.mapo.al/2016/10/thethi-p...-te-6-hec-eve/1
flet per anulimin e planit te ndertimit te heceve ne luginen e Valbones! Por sa i vertete eshte nuk dihet, sepse u fol gjithashtu per ngritjen e vetem dy te tilleve nga (gjoja) 14 qe kane qene parashikuar!
Postuar nga Vizioner datë 05 Qershor 2017 - 21:32:
https://www.facebook.com/edirama.al...54818863091523/
Postuar nga Fajtori datë 07 Qershor 2017 - 08:06:
Marketing i guximshem ky, krejt kunder keshillave qe do jepte ndonje firme PR.
Postuar nga Vizioner datë 11 Qershor 2017 - 12:03:
>
ERTV Live![]()
Postuar nga Piktor datë 15 Qershor 2017 - 23:25:
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
>ERTV Live![]()
E kan plas mrëna kët bobin e ertv, hajdut xhepash.
Si mizat në mut i ngjiten këta hajnat këtij.