Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga Fajtori datë 09 Dhjetor 2003 - 08:29:

Nuk besoj se hapesiren e shpirtit mund ta njohe dikush. Eshte pikerisht kjo aresyeja qe kur nje shpirt vritet nuk dihet kur do meremetohet vuatja, nuk mund te behet nje preventiv...


Postuar nga Lakanderi datë 12 Dhjetor 2003 - 05:27:

Cool

Edhe 8 dite dhe une jam ne Shqiperi.Ohhhhhhhhhhhhhhh

Nje lajm i keq : shou kult "Harald Schmidt show" nuk do te vazhdoje pas Krishtlindjeve.Muza e humorit dhe e cinizmit,e thumbimit intelektual dhe e jo konformizmit do beje nje pauze.Gjynah!

Lexova shkurt dhe nxitimthi disa rreshta te gjerave qe kishin shkruar parafolesit.
Pashe shume kulla te fildishta,nanuritje,perhumbje e limontira kendjellese neper livadhe te gjelbra ku pine uje dreret...
Me shume bote,me shume hapje dhe ca me shume realizem...
Mund te jesh realist edhe pa rene ne nivelin e banalitetit.
(Nuk merziteni qe po ua them hapur,apo jo?)

Naten...


Postuar nga déjà-vu datë 16 Dhjetor 2003 - 01:02:

Kush e ke provuar prej jush te eci naten vone ne rruget e nje qyteti?
Imagjinoj te gjithe.....kush nga nxitimi per te hyre ne shtepi mbas nje darke jashte,kush mbas nje filmi te pare ne kinema,kush thjeshte per te vetmin arsye qe shikon tek krevati tij solucionin e te gjitha problemeve te krijuara gjate asaj nate....
Une jo.
Eci rrugeve te ketij qyteti dhe kuptoj qe terri i nates me thith ne gjirin e tij dhe me kap per dore duke marre rrolin e nje rrefyesi.....te cilit shteg valle?!

Ishim kater veta dhe askush nuk kishte ide te qarta mbi Meken tone.....kater shoke qe ecin ne erresire.
Une isha ne mes tyre fizikisht,duke hedhur hapat ne erresire dhe njekohesisht duke bere kujdes nga liqenet ne miniature te formuara nga shiu.

U be kohe e gjate qe nuk degjoj te flitet kaq shume shqip ta haje dreqi....

Me keni munguar!Jeni pjesa me e mire e jetes time .


Postuar nga SUNBELOVED datë 16 Dhjetor 2003 - 02:00:

it has happen before, it will happen again, its only a matter of when ......

ah po, kete here jam i pregatitur


Postuar nga Klodel datë 19 Dhjetor 2003 - 08:39:

spo me zika gjumi sonte, kam humbur ne nje peshtjellime ndjenjash mendimesh..... me duket sikur po shikoj jeten time bardhe e zi ne nje ekran te madh, por spektatori i vetem jam une....
e ndersa zhurma e vetme qe degjohet eshte xhirimi i shiritit te filmit humbas ne ato skena qe me shfaqen para sysh. sa e cuditshme qenka jeta e njeriut, sa shpejt iken koha dhe sa gjera qe nuk ti kap syri permban cdo dite. ndjenja te skalitura ne veshtrime, ne psheretima te mbytura, ne lote te fshehur ne vetmine e nje dhome, ne fragmente bisedash apo endrash te fiksuara ne flete ditaresh.......
jete qe luan me tekat e saj, qe here me vertit ne mes te stuhise, here me con ne nje oaz qetesie..... jete qe ecen vrullshem pa u ndaluar, vetem un kam nevoje te ndaloj here pas here te shikoj nese eci me te njejtin hap. nese momentet i kam te fiksuara mire, nese e kam perjetuar cdo sekonde ne thellesi, cfare kam humbur, cfare kam lene pa shijuar, cfare kam prekur e zbuluar....
sa prekes eshte ky ndalim, mbart shume ne vetvete. nga njera ane eshte perhumbes.... por njekohesisht rrenqethes, eshte i bukur nje reflektim brenda vetes por edhe trondites
cfare na trondit me teper, koha qe kalon e s'kthehet me? jeta qe mund te jetohet e s'jetohet? endrat qe humbin ne oqeanin e loteve? ciltersia qe thyhet nga pesha e realitetit? ajo qe duam te jemi qe kemi enderruar te jemi dhe ajo ne te cilen jemi transformuar????

se di.....
ne keto momente po pres nje dite te re qe do i shtohet jetes sime..... ndoshta nje film tjeter, ndoshta vetem nje pjese.. por di qe do regjistroje ate qe shpirti kerkon te shprehe..... dhe un do kem mundesi serisht te ndalem e te veshtroj kete sekuence filmike te jetes sime.


Postuar nga i_lire datë 19 Dhjetor 2003 - 11:11:

Shtoje nje dite ne filmin(jete) tend me mua... Me bej te kuptoj si eshte nje dite ne filmin e analistes... Pres!


Postuar nga Klodel datë 19 Dhjetor 2003 - 20:12:

mund te jete nje film i gjate, mund te jete film i shkurter....... por si do jete veshtire ta parashikoj, mundem vetem te ta pershkruaj pasi te kete mbaruar (dita)....... eshte me shume nje film qe zhvillohet ne mendjen time sesa ne levizjet ne realitet.......


Postuar nga amor alucius datë 19 Dhjetor 2003 - 21:43:

Smile

Cuditerisht ndihem mire,them cuditerisht pasi normalisht gjera te tilla te cilat mora vesh do me benin te ndihem keq.Por jo,tani jo me!!
Pashe nje shprehje shume te bukur nga Sunbeloved dhe kam kuptuar thellesine e kesaj ne keto dy dite.

Pashe shume gjera,shume prapaskena,shume thenie qe ishin te paverteta,shume fjali ne te cilat behej fjale per njerez qe nuk njiheshin fare.As nga prejardhja,por qe mbiemeroheshin si ...ahh,por c'rendesi ka?!Ndihem mire,fundja pashe perberjen e hipokrizise,rizbulova diamantet ne shpirterat e njerezve qe vertete kane rendesi ne jeten time.
Pastaj nje dite si kjo s'do ma prishe.Askush,ASKUSH!!!!

Me vete te pi mbi njerezit pa karakter,me vete te qeshe me miqet mbi keto gjera qe ndoshta ne brendesi mund te me dhembin,me vete te ngre dolli mbi pak ish-miq te botes jo-reale(jane shume?Jo s'besoj...por hynin ne eliten miqesore dhe tani nuk hyjne as ne eliten e...)
Para pak minutave isha ne mesin e miqeve te mi te vertete,me kane munguar edhe pse kam vetem dy dite qe nuk i kam pare.Me kishin munguar buzeqeshjet,dhe shakate ne mesin e tyre,me kishte munguar pastertia shpirterore qe karakterizon shume njerez…
Ripashe Lindsay, si gjithmone e qeshur,e cila me ate fytyren femijerore rezanton ngrohtesi dhe pafajesi.
Gjithashtu Olivier,krenar ne cdo gje qe ben edhe pse gjithe dime qe brenda eshte i pasigurte ne shume gjera…
Ishim te lodhur nga ceremonia,te lodhur nga fjalet por gati gjithe me nje ekspresion krenar ne fytyre.Njesoj si ti thonim vetes”Ja dolem mbane dhe kesaj here!!”
Perfunduam ne nje bar gjithe se bashku...kush me nje fytyre te gezuar disa te tjere me nje fytyre pak me te hidheruar por si gjithmone mbas pak minutave u ndien serish mire Ndihemi si nje familje e madhe,dime shume mire historine e jetes te njeri-tjetrit,mbeshtetemi ne supet e njeri-tjetrit ne momentet e veshtira...love them
Nje urim i kendshem sot,besoj qe me kondicionoi gjithe diten ...shpeshhere mendoj qe embelsia s’ka fund J
Jeta vazhdon,por vetem gjerat e bukura do bejne pjese ne te...larg hipokrizise,larg fallsitetit,larg tradhetise te besimit…


Postuar nga Lakanderi datë 19 Dhjetor 2003 - 23:57:

Cool

Pas tre ditesh gjate te cilave kam fjetur rreth 8 ore gjithsej,kam punuar si kale dhe kam fryre koken me ca leksione idiote mbi llojet e betonit te ricikluar po marr fryme.Neser qe ne saba i hip aropllanit.Edhe sot do ha ndonje makarone te stisur ne 10 minuta.Por neser ne keto vafte do ha ndonje fileto ne Piazza,me te dashurit shoket e mi pijanece.
Ja,c´dua tjeter?
Ja kjo eshte jeta do thoshte Shape qerosi.
Me te drejte...


Postuar nga i_lire datë 20 Dhjetor 2003 - 10:40:

Sa bukur eshte te falenderosh dike per besimin qe s'ta vlersoj kurre...
Po sa bukur qenka dhe te falenderosh po dike qe ta mbush kupen me helm pa te drejte, e te detyron ta pish per hir te besimit te shtrembet dhe vlersimit te keqkuptuar qe te ben.
Sa bukur keshtu..., kur dikushi te vret padrejtesisht mu ne shpirt...

E ai dikushi vret pa e patur te drejten te me vrase, pa e patur te drejten te me shkel, e aq me teper ne dicka qe s'na perket dhe s'ka vend midis nesh.

Dikur do kerkosh falje... do jete vohne, se shpirtin ma vrave ty qe te besova.

Flm dhe per mesazhin e bukur.

Ketu ne kete bote lahen te gjitha, edhe pse dhimbja-zhgenjimi qe me ke shkaktuar do mbetet gjithmone.


  Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.