| Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijime nga une (Vitore) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2505)
Anti sy
kerkova sy te tjere
te shplodhja syte e mi
Kujtova se i gjeta
Por ndodhi nje cudi
Mahnitur para tyre
Une lash syte aty
Por keq ata m'i vrane
Se ishin ANTI SY!
QYTET I MADH; QYTET I HUAJ..
Mes teje -une nje cudi e vogel
E vogel sa nje pike loti
Je teper madheshtor per te qene i imi
Teper i vogel , per te me kuptuar
Infinit deshirash
Kotesish
Qytet i madh
I huaj..
dy kanarinat e mija..
Dhe zogjte e njohin dashurine..
Dhe zogjte s'rrojne pa njeri tjetrin
Dhe zogjte s'e durojne vetmin
Nga dashuria dhe zoqte vdesin
Ju kanarina , qe qiell ju be shtepia ime
Sa here qe ua degjova kengen
Me zgjuat mall e kaq kujtime
Te dashurise qe s'e harroi kjo zemer
Ju te merguar nga s'di se ku
E une merguar nga Atdheu im
Nen nje cati te mbledhur ketu
iu dhate diteve te mia ca gezim
Pa kengen tuaj si do rri tani?
Kjo kenga juaj dashuri dhe gaz
Dy pika lot me rane mbi poezi
Sa heshti njeri, tjetri i shkoi pas..
Radiografia
Brinjet e mia
jane bere shoshe
Nga rrezet e tua
Syri i hetuesit
Me ndiqte pas kudo..
Si rreze rontgen
Ne trurin tim befas zbuloi
Virusin antikomunist
Ne formen e plumbit
Ne formen e thikes
rrezik imperjalist
Ky sy edhe sot me eshte prane
here vjen si mik i zemeruar
Here vjen si shok i larguar
Here vjen mbi dallgen shaluar
Here vjen ne rreze dielli ndricuar
Gjithnje po ai sy
Po ai mallkim
po ajo cmire
C'ndryshoi te ty shpirti im?
Jetes...
Ptu!
je tallur liksht me mua!
Me linde nemes plumbash pushkatimi
me zvarrite neper kalldrem
Me bere gogol te lemi..
Me talle ne kumsalle
Me vure te lundra luge hene
Mua kufomen e gjalle..
Ligji yt!
Ferr!
dhe zemra qan...
Vdekje e fundit zvarriset
Prane meje
Me rrethon me drite
Coftine jam une
Nje hic para teje
Pse qesh?
Qesh me mua valle?
Ah!
Me paske harruar
Po une jam ketu
dhe jam gjalle!
Mos u habit
Do te jetoj perjete
me mall...
Me vijne ende ne vesh
Plumbar e atij pushkatimi
Valet e detit shtjene mbi mua..
E vdekur e gjalle!
E dashur
Nuk te harroj!
Do te dua
dhe do te vdes nje dite
me shikimin dhe
fytyren tende , para syve..
Mos me harro
Kujtome kur sheh yjet
Ne shkelqimin e tyre
Shiko zjarrin e dashurise sime..
E paster si ata
E bukur si ata
E pavdekshme si ata!
S'dua meshire..
S'jam lypse
qe te me japesh nje puthje
Dhe te me debosh!
Dhimbjen e shpirtit tim
Ti duhet te kuptosh
Dhe ne qofte se jo
Ti themi lamtumire
Njeri tjetrit
Se
s'dua meshire..!!
Meshira lind nga goja e te gjallit
Meshira endet zvarre
meshira si hipen dot kalit
meshira mbetet pa buke
Mbetet pa zjarr
Meshira s'qan dot
kurse une qaj me lote
Per ate qe ti s'kupton dot..
Vitore
Je shume fantastike me vjereshat e tua. Te uroj gjith te mirat e kesaj bote per kenaqsine qe me dhane keto vjersha.
Une te njoh mire se kush je.
Ti je Vitore. S-L.
Me respekt keni.
Vitorie...
.... behu perseri e gjalle....Vazhdo te dergosh te tilla krijime sepse me te vertete me bjene te gjej veten....shume,shume,shume te bukura,komplimentat e mia....nuk kam asnjegje tjeter c'te them sepse jane te mrekullueshme,ke ate aftesi te besh me keto rrjeshtat e tua lexuesin te ndjehet i lumtur dhe i trishtuar ne te njejten kohe....mos humb Vitorie...!
Puc-puc Ela
Vitore, nuk e dija qe kishe shkruajtur poezite edhe ketu, por siç e din dhe te kam thene gjithmone, qe doren tende e njoh nga larg.
Jane poezi te perkryera.
Urime te metejshme.
| Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.