Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- C'fare shenje horoskopi keni dhe cilat jane karakteristikat tuaja? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3405)


Postuar nga Lozonjare datë 08 Dhjetor 2004 - 15:06:

Hmmmm

Do me tregoni per shenjen e Peshqeve???


Postuar nga rrushi datë 09 Dhjetor 2004 - 04:10:

Djelli tek peshqit:

Ju jeni shenja me komplekse. Ju shikoni pjese te ndryshme te vetes te reflektuara tek shenjat e tjera ndaj karakteri juaj mbizoterohet nga kompasioni dhe te kuptuarit e vetes dhe te tjereve. Kjo ka lidhje me punen e pare qe duhet te beni: te dalloni midis vetes dhe te tjereve. Edhe per ju thelbi eshte emocioni, ju jeni fluide dhe krijues. Nderkohe qe komunikoni me te tjeret ne menyre superfaqesore, thelle thelle lundroni ne ujra qe i njihni evtem ju dhe Zoti. Detyra juaj ne horoskop eshte tu mesoni shenjave te tjera fuqine e besimit. Jeni shume romantike ne marredhenie dhe shume i/e afte ti adaptoheni stilit te jeteses se tjetrit. Empatia eshte tek ju shume e fuqishme por kjo ndonjehere ju le vulnerabel, te prekshem ndaj abuzimit. Keqardhja per veten tenton te jete dobesia juaj. Shqetesimi, renja e humorit, humbja e vetidentitetit jane shenja qe duhet te rizbuloni thelbin e vetvetes. Nje shok si ju eshte me te vertet bekim per kedo.


Postuar nga MaCkA datë 13 Janar 2005 - 13:59:

Smile

Cfare dini per Peshoren ???


Postuar nga juventini datë 13 Janar 2005 - 19:25:

Une jam AKREPI, te pakten ne kjo shenje hyj sic me kane thene ata te shtepise se sa per vete se mbaj mend kam qene i vocke kur kam lindur.


Postuar nga eng_girl datë 13 Janar 2005 - 19:32:

edhe une akrepi jam


Postuar nga juventini datë 13 Janar 2005 - 19:49:

Citim:
Po citoj ato që tha eng_girl
edhe une akrepi jam


Po nuk di shume gjera mbi kete shenje se ketu keta TV cthote njeri ne mengjez as i afrohet fare asaj qe thote ai tjetri.


Postuar nga eng_girl datë 13 Janar 2005 - 19:52:

te them te drejten une e degjoj horoskopin vetem kur jam ne shqiperi, se aty sa here ndryshon kanalet degjon horoskope, shume here te ndryshme...dhe kam ca kohe qe nuk e kam degjuar, pastaj edhe nuk i besoj shume e besoj se kjo eshte aryeja kryesore qe me ben indiferente,...gjithesesi ato karakteristikat tipike te shenjes i kam edhe une...


Postuar nga ingmetalboy datë 17 Janar 2005 - 17:44:

Citim:
Po citoj ato që tha eng_girl
te them te drejten une e degjoj horoskopin vetem kur jam ne shqiperi, se aty sa here ndryshon kanalet degjon horoskope, shume here te ndryshme...dhe kam ca kohe qe nuk e kam degjuar, pastaj edhe nuk i besoj shume e besoj se kjo eshte aryeja kryesore qe me ben indiferente,...gjithesesi ato karakteristikat tipike te shenjes i kam edhe une...


Ne fillim thua qe nuk i beson horoskopit pastaj qe ke ato karakteristika tipike te shenjes? Uauuu. Goxha interesane.

Une per vete jam shenja e cakallit dhe nuk i ngjaj fare cakejve te tjere te kesaj shenje.


Postuar nga Sykaltra datë 17 Janar 2005 - 20:35:

Kam shenjen e CANCER-it...

E lindur me 04 july 1986.
Shenja e oroskopit:CANCER(GAFORRJA)...
Karekteristikat e mia:-Familjare, e dashur,e sinqerte,etj etjjjjjjj


Dhe nje gjeitelindjen time ma feston e gjithe USA!
God bless my mom, qe me lindi ate dite!!!!

ju perqafon Helga_Shkodrane.


Postuar nga NYCgirl datë 18 Janar 2005 - 04:04:

scorpio........... me te gjitha pasionet, ekstremet e asaj shenje.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.