Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Intro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6649)
Re: Intro
Citim:
Po citoj ato që tha déjÃ_-vu
Nuk eshte me asgje si me perpara.Zakonisht ,kur brenda meje pyes veten mbi motivet i vetmi shpjegim qe di ti jape eshte qartesia .
Jeta ndahet ne ngjarje,nuk ndahet ne vite.Nje njeri ka vitet ne kurriz por eshte e kote.Feston ditelindjet per te vetmen arsye sepse hyn tek ngjarjet pozitive qe e kane shenuar .Kerkon te harroje sa me shpejt
hidherimet ,tmerret qe ka pare,friken ku ka lundruar .
E gjithe kjo eshte e kote,nje mase provizore qe nderrmarim sepse mjafton dridhja me e lehte e themelit te quajtur Ekzistence per tu kthyher mbas.
Po,te kthehesh mbas.
Nuk eshte me asgje si me perpara....dhe nuk ka se si.E gjithe ndahet ne perpara asaj ngjarjeje dhe mbas asaj ngjarjeje.Sado te kerkosh ta evitosh,eshte e kote.Nuk kthehesh kurre ''siç ishe'' sepse tashme brenda teje je i shenuar ,je i gervishtur kaq fort sa te zere ndryshk i duhet kohe.
Rumori assordanti che inondano la mente.
E kote te kerkosh te mbyllesh veshet sepse nuk mundesh ti evitosh sado deshire ti kesh vene vetes t'ja dalesh mbane ne kete mision.E kote,jetojne aty...je ti qe i krijove,ti i ushqeve,ti i mbart .
kujdes miellin kemi degjuar qe jane rritur shume pronaret e fabrikave te mielllit andej nga anet tuaja
te gjithe me kete aktivitet merren :p. sita jote sa te medhaja i ka vrimat se e imja i ka shume te vogla
Hapa postën pak më parë të shikoja nëse mailet që prisja, kishin ardhur.
Më bëri përshtypje reklama e Hotmail, zinte gati 1/3 e ekranit dhe thoshte:"L'ami?Dimostraglielo!" , shumë zemra rreth e qark me ngjyra të ndezura ku mbizotëronte tonaliteti rozë e mes tyre sipas rradhës një orë dore, lingerie, unazë me brilantë. IPoD....
"Cfare po ben me mua??Ti je i çmendur...si mund të paraqitem kështu si më bëre tek ditëlindja(në fakt për ty prioritet kishte fakti si do paraqiteshe se trupi yt i ngurtësuar nga dëshira)?Tani do ta mbaj mëndjen tek ty gjithë kohës, ndieva fluturat kudo...shiko si po dridhem e gjitha"
__________________________________
Si ikin ditët.Javët...muajt, sot mos të ishte për ty të kujtoje ditëlindjen e Melannie. me siguri mbasditja ime do kishte rrjedhur në një tjetër drejtim.
Ja, ditëlindja e saj dhe pa dashje më ktheve në kokë ku ishim vjet në këto kohëra.Jam kurioz vërtet nëse duke ndejtur aty mes atyre, këto "detaje" do ti sjellësh ndërmend....me sa të njoh po, mendoj pikërisht që do kesh dëshirë. Dhe dëshirë ka për të ngelur mbasi në të gdhirë të ditës, do zbulosh që këtë vit Melannie ka një vit më shumë, e ti një përqafim më pak në mëngjes .
Studimet thone qe gjenden dhjete here me pak baktere ne siperfaqen e ujit te nje wc-je, sesa tek sfungjeri me te cilin lajme enet...
Dikush tjeter (qe se mbaj mend), trashegoi neper kohe mesazhin: "Dove ci stanno tante virtu...c'è sempre qualcosa di marcio".
Mund te vazhdoj te rendis te tjere shembuj por nuk sherbejne per asgje. E di kush je.
Qënka festa e babait sot. I pari kujtim që përshkroi mëndjen ishte ndërsa prisja ty të ktheheshe nga puna, e gjatë dremitjes, të merrja biçikletën tënde dhe dilja xhiro rrugëve të Vlorës pa të marrë leje....shpesh herë duke u harruar më gjatë se orët e tua të gjumit, gjithnjë duke i ngjitur shkallët e pallatit në majë të gishtave si hajduti dhe gjunjtë e rrjepur me gjak sa herë rrëzohesha nga biçikleta.
Të ishe sot, do të ftoja të pinim ndonjë kafe bashke. Me siguri nuk do merrje nga unë as ndonjë përqafim e as "faleminderit", thjeshtë do doja të të dëgjoja ndërsa tregoje dhe rrudhat në ballin tënd do lëviznin në mënyrë harmonike, sikur të ilustronin më mirë fjalët dhe ngjarjet.
Intro mbi luften
per te patur konstant nje shpirt te paster.
Kam menduar per nje kohe te gjate tashme per impaktin dhe dryshimin qe bejne mesimet e Bibles ne shpirtin e nje njeriu. Ne fakt ngaqe jam tip analizuesi ,i kam analizuar shume gjera prej ketij libri te vecante me mesimet e mia ne psikologji. Dhe per cudi cdo gje bie ne vendin e saj,dhe ploteson vendet bosh te nje pikture te madhe.
Mendoja kohe me pare qe psikoanaliza ishte nje terapi me se e mbrekullueshme per te gjetur, shpjeguar dhe permiresuar vetveten.Ne moshen 15 vjecare besoja vertet se shpjegimet e Frojdit mbi sjelljet e njerezve dhe endrrat lidheshin te gjitha pas fiksimeve seksuale qe ne vogeli dhe individi nuk kishte hapesire te lire per te zgjedhur.
Une nuk e dija atehere qe ky kendveshtrim i personalitetit te nje njeriu ishte kaq pesimist.
Strategjite per te perballuar ankthin jane 3 sipas Karen Horney ,nje psikologe e noe-analitikes:
passive, agresive dhe e terhequr. Kjo dhe shume si keto teorira te pavertetuara mua me testojne durimin dhe inatin sepse vertet nuk bejne asgje per te perballuar ankthin.I provova te treja vite me pare,pa e ditur qe nje psikologe kish menduar per to, dhe te treja menyrat ishin nga me te pashpresat.
Pasiviteti, agresiviteti dhe terheqja jane tre nder sjelljet qe shume mire mund te bejne me shume dem,dhe jane fillimi ku cdo mekat mbillet ne zemer.
Ne Bibel eshte e kunderta. Ne Bible ka zgjedhje te lire te individit, ku personaliteti i tij tranformohet prej mendimeve dhe rrjedhimisht veprimeve qe personi ndermerr,te cilat nuk jane te njetja prej ato te se kaluares sepse individi rritet ne cdo aspekt SIDOMOS ne marredheniet me njerezit.Ne Bibel pasiviteti dhe pertacia ,agresiviteti jane mekate, terheqja nga nje problem quhet frikacakeri(cowardice).Dhe frikacakeria gjithashtu eshte e panevojshme perderisa npm besimit qe nje fuqi e mbinatyrshme kujdeset per corben qe bejme ketu, na ben kaq shume te forte dhe guximtar sa ne kalojme male shpirterore kur te tjeret bejne qarqe rrotulluese 360 grade,te ngulur ne nje pike,pa rritje, jete ne vakum.
Individi asnjehere nuk pritet te jete neurotic, depresiv, i ankthshem, te ndihet fajtor,nervoz, i vetmuar,bipolar etj.
Ne Bibel individi nqs nuk punon me veten dhe vepron,ka nje besim te vdekur. Ne Bibel ,qe te ndihmosh dhe te kesh impact mbi te tjeret duhet te ndryshosh vetveten qe ne rrenjet e zemres, qe ne rregullin numer nje qe ke mesuar ne jete: survival.
Ne Bibel, mbijetesa mundet prej besimit dhe dashurise.
Sa shume gjera kam, por do dale perseri e njejta gje ne pah--sa e vaket dhe e ceket eshte psikologjia si shkence,sa pak eshte zbuluar nga psikologet kur une duke qene vetem nje vit kristiane, pa studiuar teologji ,di si mund te jetohet nje jete mbushur plot e perplot.
Perfect love drives out fear. :p the One and Only perfect has made me fearless.
4 Prill
Dashuria eshte nje zgjedhje dhe nje premtim. Ka raste kur zemra nuk do te jape,nuk ndihet gati,nuk ndihet mire(moodswings)(si sot..), megjithate premtimi eshte bere, dhe prej premtimit duhet te veprosh te japesh dashuri (si sot me fjale..) edhe pse mund te jete e zorshme ne fillim.
Veprimet pastaj zbutin zemren
Ka raste te tjera qe duhet te vesh zemren ne vije qe te japesh dashuri. Zemra pastaj zbut veprimet.
Sidoqofte, qellimi eshte te mbash premtimin.
(and that i call devoted love)
Do doja te te shikoja akoma nje here ne sy. Jo, jo sdo ishte si ato shikimet ne mengjes ndersa te ndiqja te shijoje kafen. Gjerat kane evoluar, tani qiririt i ka ngelur pa djegur pak nga ajo fija e zeze, parafina ka kohe qe ka mbaruar. Nuk eshte drita e fillimit.
Do doja te te shikoja, te kuptoja si ka mundesi te kultivosh kaq embel hidhesiren e inatit. Duhet te jesh e lindur, si pune aftesie le te themi. Ndryshe se shpjegoj dote. Prape sdo mjaftonte, te rrudhje vetullat sdo ishte bindese....nuk eshte ne dna tende tu japesh shpjegime gjithe atyre sjelljeve, fjaleve, veprimeve.
Jetohe pra ekzistencen tende ne mes te plantacionit "urrejtje", shijo frutin e hidhur. 'sti cazzi
Kam nevoje te ndesh shikimin ne nje pale sy te sinqerte neser ne mengjes.
E veshtire hë??
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.