| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Fllad vjeshte!
1.
Flladi i vjeshtes fluturon
Ringjall t’varrosuren dashuri
Permallimin e fjetur zgjon
Debon perjete t’keqen magji.
2.
Vale e detit perplot shkume
Tutje thellesive me rremben
Ma shkaterron te brishtin gjume
Me vone serish,ne breg me kthen.
3.
Nis te shkruaj perplot gaz
Mbi nje leter bore te bardhe
Fjalen tende pres me pas
Te me heqe gjigandin ankth.
4.
Tere ky zjarr do me prangose
Kembe e duar me zinxhire
Valle kjo leter kur do sose?
Te kerkoje nga ti meshire.
5.
Leter pas letere te shkruaj
Dhe ti nis me fluturim
Po ta dish sa shume po vuaj
Do ma falje k’te gabim.
6.
Vrasesja pashpirt e zemrave
Zemren ma rrembeu nder duar
Me pas u arratis shtigjeve
Me gjethe vjeshtore mbuluar.
7.
Nga pas mundohem ti shkoj
Plogesht,me hapa te marre
Ne shteg diku ta ndaloj
Nga dora zemren tja marr.
8.
Ky xhind dashurie me mashtron
Me grish k’te ndjenje te perflakte
Me shpirtin e vrare vallezon
Me kordat e zemres se plagte.
9.
Ah mashtohem dhe vallezoj
Per nje cast tere ankthi tretet
Dhe kur nektarin e mbaroj,
Ne fund te gotes, helmi mbetet.
10.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Pije zemres mi ofron
Dhe ne cast mbetem i dehur.
11.
Per nje cast ndjehem i lumtur
Me vone zemra pikon gjak
Zhduket tere imazhi i bukur
Sapo pija te me dale.
12.
Ah ky fllad vjeshtor i lehte
Sa me vret sa me mashtron
Here zemres mi jep flete
Dhe me pas e roberon.
13.
Ah ne detin a mallengjimit
Sa larg iki, sa thelle zhytem
Me perplas vale e trishtimit
Dhe ne brenge i teri mbytem.
14.
Pyet zemra e prushitur
Dashuri pse erdhe valle
Tashme afshi me ka ikur
U shua tutje ne vale.
15.
Serish zemra pershperit
Se kuptoj se c’flet nen vete
Meshire fllad, perserit
Mos me flak tutje si gjethe.
16.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Zemren time e gozhdon.
Dhe ne cast mbetem i vdekur.
Pse je kaq i mire ti o zot!!!
keto poezite njehere te bejne per vete fare.
Te lumte me pelqeu shume kjo. Pacim
tani po qe ke qene esell ...

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_dr
Pse je kaq i mire ti o zot!!!
keto poezite njehere te bejne per vete fare.
Te lumte me pelqeu shume kjo. Pacim

Citim:
Po citoj ato që tha isra
tani po qe ke qene esell ...
![]()

Syte e tu...
Syte e tu
Jane ushqimi
I shpirtit tim
E dashur…
Jane lumi
I talentit
Ilaci i dashurise
Jane bluja e qiellit
Deti i qetesise.
Jane uji i detit
Kenga e zogut
Kurora e mbretit
Era e borzilokut.
Syte e tu
Jane…
Timoni i anijes
Per kapitenin e saj
Lumi i sikletit
Ne shpirtin e vrare
Ngyrat e ylberit
Ne qiellin e larte.
Jane prushi i ndezur
Ne zemren e zjarrte.
Syte e tu…
Jane kontrast drite
Qe shoh me te
Jane ninulle e nje femije
Qe me te gjume fle.
Nen hijen e tyre
Dua te qendroj
Ne detin e loteve
Dua te notoj
Por ama shume thelle
Nuk dua te futem
Dot nuk rezistoj
Kam frike se mos mbytem.
Syte e tu …
Jane ushqimi i shpirtit
Pastertia e bores
Te zinjte e ullirit.
Jane ndjenja e virgjer
Qe nje zemer ka
Syte e tu patjeter
Per mua jane gjithcka.
komplimente Indrit poezite jane te persosura dhe shum te bukura .......
pershendetje miqesore Rubini
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Syte e tu...
Syte e tu
Jane ushqimi
I shpirtit tim
E dashur…
Jane lumi
I talentit
Ilaci i dashurise
Jane bluja e qiellit
Deti i qetesise.
Jane uji i detit
Kenga e zogut
Kurora e mbretit
Era e borzilokut.
Syte e tu
Jane…
Timoni i anijes
Per kapitenin e saj
Lumi i sikletit
Ne shpirtin e vrare
Ngyrat e ylberit
Ne qiellin e larte.
Jane prushi i ndezur
Ne zemren e zjarrte.
Syte e tu…
Jane kontrast drite
Qe shoh me te
Jane ninulle e nje femije
Qe me te gjume fle.
Nen hijen e tyre
Dua te qendroj
Ne detin e loteve
Dua te notoj
Por ama shume thelle
Nuk dua te futem
Dot nuk rezistoj
Kam frike se mos mbytem.
Syte e tu …
Jane ushqimi i shpirtit
Pastertia e bores
Te zinjte e ullirit.
Jane ndjenja e virgjer
Qe nje zemer ka
Syte e tu patjeter
Per mua jane gjithcka.
Pershendetje Rubin dhe orig
Jam vertete i lumtur qe me lexoni, nderkohe po ju pershendes serish me dicka
Indriti
Larg
Vetem ne keto caste
ndjej se te kam larg
dikur te kerkoja falje
dikur te doja prape.
Ah tani sa larg
ne k'te refren kam mbetur
rri ulur ne prag
e malli me ka tretur.
Mall i mykur ,mall i zi
o ti jete e vetmuar
pse valle jeton trishtimi
e njerezit rrine merguar?
Lerme te enderroj!
Hapi krahet e lerme te enderroj
Te enderroj se shpejt do kthehem atje…
Larg vendeve te merzise do shtegetoj
Atje ku toka quhet memedhe…
Atje ku linda… ku u rrita
Atje ku fola fjalen e pare
Atje ku dielli shkeqen xixa
Ku kam qeshur ku kam qare.
Atje ku mbizoteron blerimi
Per cdo nate te enderroj
Ku me rrezet loz gezimi
Vec atje dua te shkoj.
Hapi krahet e lerme te enderroj
se shpejt buzeqeshja do te shkrihet
Sapo enderren te mbaroj
Fjale e embel do te ndihet…
Do te degjohet kenga, himni
Do te zhduket mall i forte
Ngado do te cele gezimi
Madje dhe ne pasaporte.
Hapi krahet e lerme te enderroj
Te vajza te rend qofte dhe pergjumesh
Lehte lehte ti kendoj
Vargje te lara me qumesht…
Te cel si nje tendafil me ere
Ne vazon e saj te arte
Te me vadise dhe nje here
Me lotet llave te zjarrte.
Hapi krahet pulebardhe
Nen to te flej serish
Mos e ler diellin te dale
Se ai enderren ma prish.
Hapi krahet se shtigjet me ftojne…
Te rend drejt tyre perplot vrull
Zogjte rrugen ma tregojne
Nuk me lene te humb ne pyll.
Hapi krahet pak me ngut
Se shume shpejt nata mbaron
Nuk kam kohe aspak te humb
Vjen mengjesi dhe me zgjon…
Hapi krahet e me ler te enderroj
Per nje cast te prish magjine…
Drejt vendit tim te shtegetoj
Atje ku shkova femijerine.
Ku ne male qendron bora
Atje ku i besova Zotit
Ku ne dere me pret nena
Ku kam pire uje te sopotit.
Ne kete vend dua te rri
Tjeter vend nuk ka per mua
Ku kam rene ne dashuri
Ku i thashe vajzes te dua.
Ku shkumbnini teposhte rrjedh
Shkova timen femijeri
Ku shqiponja valle hedh
Ne flamurin kuq e zi.
Me trup dua te shtegetoj
Ne kete vend kaq te begate
Plot me nder aty te rroj
Me buke, kripe, zemer te bardhe.
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.