| Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)
Flm...
Flm...
Per Eric Darven me gjithe dashurin qe kam ne shpirt per te!! 
Bota eshte vec nje gogel
Kokolepsem ne udhekryqe te vetendertuar
leviz gishtrinjte edhe ngjyros ajrin me duar
pastaj leviz buzet edhe ndertoj mure gri
qe nuk lejojn brenda te hyj asnjeri.
Edhe ulem e vetme ne nje kep te shkret
ne bregun tjeter nuk e di c' me pret,
vetem dallge te cmendura per shoqeri
nuk kam deshire te shikoj, s'dua ta di.
Perplas mbi preher fleta te zbrazura
copeza kujtimesh dikur te pasura
e nje grumull lapsash me maja te ngrena
e grimca mendimesh ende te pa thena.
Nje grumbull librash me qendrojne perballe
here pas here me mbysin kaq shume ne malle
e ata qe i shkruan i kam pasur shok
si ti kisha njohur por sot s'i takoj dot.
Ul koken ngadale e le nje psheretim
bukuria edhe e shemtuara e kane nje kuptim
kur dielli ndricon hije kam vetmin
por kur te tjereve j'u flas ata nuk e dine.
Dhe pastaj krejt papritur nje dite te shoh ty
por asnjehere nuk te kisha pare thelle ne sy
Gjithemon kishe qene aty e me kishe pare si sot
Tani te shikoj por prape nuk te njoh dot.
Egoizmin femijror, maskilizmin e marre hua
s'e gjej me aty diku e ke harruar.
Tani me veshtron me nje drite te zgjuar
zbuloj se syte e tu gjithemon me kane kuptuar.
Edhe ti me flet, pothuajse urdheron
te me ushqesh optimizmin qe mua me mungon
E me thua se endrrat nuk jane merimanga
nuk zgjasin kthetra dhe as rrjeta a pranga.
Me meson ta shoh jeten me shpresen perbri
dhe shpresen e lodhur me ngjyra qe si di.
Me tregon se e qeshura gjendet aty diku
ne shpirt brenda meje, thelle diku ketu.
Me thua te besoj tek me e pamundura
se bota nuk eshte gri dhe egziston e bukura.
E mua me vjen te qesh, qesh e shkujdesur
ashtu sic rralle here ne jete vertet kam qeshur.
Grindjet e shkuara i kemi harruar
dhe ti dhe une kemi kohe pa i kujtuar.
Teksa te shoh sot, te ndryshuar e te ritur
pyes veten kur vertet u bere kaq i ditur.
Qesh sot me vete teksa ri kujtoj
si luanim dikur e sonte po mendoj
me tregon se bota eshte vecse nje gogel
qesh se kete ma thote vellai im i vogel.
10.08.05
Kete Poezi po ja dedikoj nje personit virtual qe me ka dhuruar zemren....
Hapi krahet larte ne qiell,
ti per mua je diell,
por e lumtur prap nuk jam,
se TY afer nuk te kam!
A e din qe sonte jane diku dy sy qe nuk
mund te mbyllen nga malli per ty?
A e din qe sonte diku ne nje dhome eshte nje
shpirt i vetem qe ti i mungon?
Dhe pse je larg
asgje sme pengon.
Largesia na ndan
Dashuria na bashkon.
syro te pergezoj per shkrimet e tua jane shume te madhengjyeshme
urimet e perzemerta te miat ja kalofsh mire rrush
Kontinentit-Kontes se Forumit Horizont!
Si nje liber i bardhe,
ku shkruhen mijera lavdrime;
mendja jote e arte,
perplaset ne mendime...
Natyra te ka fal
per t`i dhene bukuri,
me krijimet e tua,
po na gezon gjithnji!
Ej, Konteeeeeee!
Degjo zerin tim!
Si cicerime zogu,
ndalur ne fluturim!
Do te them nje fjale,
nje germe, dy a tri
Je i Madh Konte!
Jetofsh ne perjetesi!
me shume respekt te vecante, dashuri dhe miqesi-perjetsisht syri!
Helga shume e bukur kjo poezi....Te lumte zemra
,,Sot u zgjova me vone se ditet e tjera!Vrapova poshte te haja dicka.
Me oreksin jam top fare, per te qeshur vertet!
Dola perballe rugices te prisja autobusin e ores 7".Nje ere e lehte me vodhi me vrrull shallin qe kisha blere vjet ne Paris,(faktikisht e kam kujtim ate shall)
dhe per dreq nuk me mjaftonte koha te vrapoja pas tij, pasi erdhi autobuzi.
Mberrita ne Norwalk..
Perballe college-it, ne kafene"Lux",nje shoqja ime ma beri me dore.
Nxitova hapat, per dreq canta e krahut - mu ngaterru neper floke
tek po e hidhja mbi supe!
Dite tersi, mendova...
Biorda vuri re shqetsimin tim te pazakonte dhe sic e ka zakon ajo ia fut nje te qeshme duke kerrcitur kembet per dyshemene e kafenese!
"Mjaft Biorda!", -i fola me ton pak te eger!
Me ka humbur shalli i bardhe, tek po prisja bus-in sot.
Ma rrembeu era qe po frynte,s`e di ku ka perfunduar....
Ndoshta ne krahet e ndonje zogu blu....
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
,,Sot u zgjova me vone se ditet e tjera!Vrapova poshte te haja dicka.
Me oreksin jam top fare, per te qeshur vertet!
Dola perballe rugices te prisja autobusin e ores 7".Nje ere e lehte me vodhi me vrrull shallin qe kisha blere vjet ne Paris,(faktikisht e kam kujtim ate shall)
dhe per dreq nuk me mjaftonte koha te vrapoja pas tij, pasi erdhi autobuzi.
Mberrita ne Norwalk..
Perballe college-it, ne kafene"Lux",nje shoqja ime ma beri me dore.
Nxitova hapat, per dreq canta e krahut - mu ngaterru neper floke
tek po e hidhja mbi supe!
Dite tersi, mendova...
Biorda vuri re shqetsimin tim te pazakonte dhe sic e ka zakon ajo ia fut nje te qeshme duke kerrcitur kembet per dyshemene e kafenese!
"Mjaft Biorda!", -i fola me ton pak te eger!
Me ka humbur shalli i bardhe, tek po prisja bus-in sot.
Ma rrembeu era qe po frynte,s`e di ku ka perfunduar....
Ndoshta ne krahet e ndonje zogu blu....
Ju Faleminderit Niku dhe Lela!
Ju kam xhan yjet e MI!
| Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.