Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Indrit sec ka nje ndjenje shtryllese ne poezite e tua qe sa here qe i lexoj me japin pershtypjen e nje zogu qe jeton i mbyllur ne kafazin e padrejtesive te jetes.
gjithesesi je nje djal me zemer artisti.
bravooooooooo
Re: prsh
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
o Indrito ka te vjen gjithe ai frymezim mer???
une mezi bej nje poezi njehere ne jave plako
tung
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Kanceri
Ne qielli pishat
prape grisn enderrat
dhe shelgjet prape
zgjaten krahet nen shi
dhe floket e gjate i shkulen dhimbjet
perseri perseri..
Koridoret e erret me priten ne heshtje
pllakat i ndjejne hapat bute mbi shpine
mes qindra hapash mes mijera hapash
njohen te mite
Erdhe prape ? Te prisnim
Batanijet gri , kartelat , xhamat
rrugicat shtruar me asfalt
globet e bardhe e sallat e medha
shiringet, aget
Erdhe? Te pritem gjate.
Nje njolle e vogel
per ti keputur enderrat ne mes
per ta bere mamane te cmendet
dhe te ike prej meje e trembur
Nje njolle vogel
per te humbur cdo shprese..
per ti lene te gjitha te gjitha
E perse mister i shekullit
nga thellesia kohrash valle erdhe gjer tek ne
Nje njolle vogel metastaze
cfjale dhimbje cfjale e frikshme
sa pa kuptim te te kthej ne hic
sa pa kuptim ti lesh te gjitha
e perbindshme
Po une do te jetoj
pishat ne re
qielli,shelgjet te gjithe me thone
si do ikesh nga ne,
pse do ikesh nga ne
po une do te jetoj
Zeri i nenes,ajo qan
Alo: alo: sflet dot :Alo degjon
jam nena jote
Babai ne letrat e gjata plot mall..
po une do te jetoj
Jam i ri
po ceshte jeta
As per ti then po dashurise nuk mjafton
dhe ajo kerkon dhe ajo pret
si ta quash jete kete
E di kancer i zi
qendron i zi ne lotet e mi
doktor pse ma fsheh nuk kam frike
e di doktor e di
po une duroj
se dhimbjen e kam njohur qe ne femijeri
por une do te jetoj me shpirtin tim
afer Zotit me dashuri
ne jeten e cila nuk ka vuatje
ne jeten kur cdo dhimbje
eshte larguar tutje
O Zot forcoji zemrat prinderve te mi
ata me rriten ne femijeri
qan nena me lotet e saj
dhe babai i djek faqet me vaj
Mos u merzisni o prinder te mi
Une me ju do jem ne amshim
ne lendinat e jetes se bukur pa kthim
Atje ku Zoti do na jape dashuri
Lotojne syte e zemra preket
nena e gjore si hiri tretet
babi nis e vajton
per djalin qe me mall e kujton.
jam ketu prane jush mos me harroni
dhimbjen nga zemra gjithmone largoni
do vi nje dite dhe do takohemi
prane jush o prinder do qendroj,
dhe lotet derdhen si burim dhimbjesh
qajne zemrat dhe shpirtat
Por asnjeher shpresen se humben
se djalin e tyre nje dite do takojne
lot lot..............
Me mallengjyet vertete sidomos ne keto momente...
po i rikthehem edhe nje here kesaj:
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI
Të dua nënë të dua shumë
1.
Shpirti im është përmalluar
Është tretur bërë shkumë
Ka shumë kohë s’të kam takuar
Të dua nënë të dua shumë.
2.
Syri im është duke qarë
Po rrjedh lot tamam si shi,
ka shumë kohë që s’të kam parë
ka kohë nënë që s’rri me ty.
3.
Goja ime rri e heshtur
ska dëshirë të nxjerr më fjalë
shpirti im është shumë i etur
e dogji malli për ty o nënë.
4.
Zemra ime digjet flakë
nga malli u bë hi e shkrumb,
të kujtoj unë ditë e natë
të dua nënë të dua shumë.
5.
Dora ime më nuk shkruan
rri e ngrirë porsi një shkëmb,
zemra ime për ty vuan
shpirti nënë për ty më dhëmb.
6
Ti je yll që shumë ndriçon
mëshira e Zotit mbi tokë,
ti je ajo që më gëzon
pa ty s’ka kuptim kjo botë.
7.
Ti je hëna që dritë bën
me këtë dritë gjej rrugën unë
ti çdo dhembje ma shëron
të dua nënë të dua shumë.
8.
Me përgjërim zemra ime
të lutet çdo ditë o Zot
mëshiro Ti nënën time
dhe të gjitha nënat në botë.
Pershendes me kete te gjithe nenat .[/B]
Mami me ka marre malli, e them me mendje 100 here dhe pse ty ta shpreh shume rralle. Me duken shekuj larg ato 3 jave qe do vi atje, imagjinoj fetyren tende ne aeroport me lotet neper faqe dhe syte plot dashuri.
Kujtoj doren tende, fjalen tende....momentet tona kur ti ke qare me mua, kur ti ke qeshur me mua. Sa keq me vjen nqs ta kam thyer zemren ndonjehere por ti duhet ta dish se e kam bere pa dashje.Sepse ti je personi i fundit ne kete bote qe do shifja duke vuajtur. Vitet ikin ti do plakesh por une s'dua te shof rrudha ne fetyren tende te bukur, dua te te imagjinoj gjithmone te re, te bukur.........!
C'eshte kjo largesi qe po na mundon, qe po jeton me ne cdo dite e cdo sekond..deri kur...?
Per ty babi...!
Po ndjehem pak fajtore qe me vonese po shkruaj per ty, por kjo s'do te thote qe s'te dua me shpirt...!
Duhet ta dish se sa te dua, se ti je ideali ne syte e mi. Ti je babi me i bukur ne bote qe une pata fatin ti ngjasoj. Shpesh me kujtohen syte e tu ne diten e dasmes time, ato sy qe kishin lot qe si kisha pare ndonjehere.
Ato sy qe flisnin me shume se cdo gje tjeter ne bote. Dhe une me gushen qe me dridhej te shtrengoja fort, e te puthja doren me dashurine me te madhe ne bote. Kam deshire qe cdo hall qe ti ke ti kaloja une, s'dua te shof te lodhur, te kerrusur nga hallet e jetes..por ahh eshte e pamundur.
Per mua ke qene dhe do mbetesh babai me i mire ne bote..!
Wowwww, Lona!
Syte me jane mbushur me lote sinqerisht!
Edhe une i dua me gjithe shpirt te paster Prinderit e mi,
por s`kam arritur kurre tua shpreh kaq bukur dashurine
qe une ndiej per ta!
Shpresoj qe malli per Prinderit te te shuhet nje dite,
dhe ti kesh prane , ne jeten tende te perditshme,
dhe prane nipit te tyre te dashur!
me shume respekt-Helga.
Flm Helga...:)
Mengjes.....Hape syte dhe si ne enderr shof fetyren e gjyshes qe
me perkedhel dhe me thote....cohu bije se te vajti vone per shkolle...!
Hap syte dhe me fort dhe has ne nje tavan te bardhe qe shpejt e njof
s'eshte ai qe po besoja se ishte..
E qaj....po po qaj ne mes jastekut te ngrohte e flokeve te mi me ze gjumi
perseri me imazhin e idhullit tim, gjyshes time...!
Fjalet nuk di ti rreshtoj, se duan te gjitha te dalin perjashta dhe te presin te shkruhen me rralle ketu per ty o nena ime.
E shtrenjta ime me duart e rrudhura nga mosha,hallet e jetes qe nuk i pate
te pakta.Por ama ishe burrneshe dhe kjo me ben te ece perpara me koken lart. Te kaloj gjana qe me bejne dhe me te forte ne jete,
me imazhin tend ne sy dhe me force nga forca e fjales tende kuptimplote.
Me kujtohet kur vendosja koken ne prehrin tend dhe ashtu me zinte gjumi
per ore te tera, dhe shifja endrrat me te bukura ne bote.
Kaseten ku te kane filmuar ty me urimin tend per mua, e shof sa e sa here,shof buzen qe te dridhet kur do te me urosh...
..e me fjale qe thua o zemra e nanes, po ti je mjalti i mjaltit o shpirt.
Me therr mu ne shpirt qe s'te kemi ne shpi,qe s'kemi me gezimin e shpise ketu, harene e shpise..bukuroshen e nanes.
Lona maj nane, me mungon me ta ndje eren tande o zemer. Kur flija nate
ne nje dhome me ty, me dukej si pasurija ma e madhe e kesaj bote.
Zgjohesha naten duke te pare dhe ledhatuar floket dhe thoja sa dite i
mbeten kesaj vajze te na ike bashke me zemrat tona atje larg....!
E shof kete urim, qaj...qesh ndjej mall. E rishof perseri...ndjej mall prape.
....e keshtu vazhdon e njejta histori, qe tashme eshte bere pjese e jetes tone.
" Ndjej mall shume e nuk largohet
kalojne dite, muaj , vite
dhe ai vec vjen e shtohet....!"
__________________
Kam mall o njerez.......
Oh deti Shqiptar!
Sa mall kam per ty...per reren e ftohte,guackat plot ngjyra,
ujin e kripur,
algat ne breg,anijen e fundosur...
te dua det!
Kam mall
Re dhe gure
Rigon dhe shi
Pluhur vape
Dhe stuhi
Ne shqip ti pershperit
SHQIPERI
Pershperit
Per cdo dite
Cdo agim
me gjithe shipirt
qajme fatin tone
s'na u nda ky rit.
Sy dhe pellgje.
Rane pika shiu
Mbi te voglin pellg…
E turbulluan.
Shkane pika lote
Nen syte e brengte
Syte u kthjelluan.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.