Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ajete nga Kurani Famëlartë. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7385)
Nje nderhyrje.
Partia mbi te gjitha , te me falesh por mendoj se do te ishte mire t'i permbahesh temes dhe te rrespektosh te tjeret dhe bindjet e tyre ne menyre qe edhe ata te rrespektojne ty dhe bindjet tuaja.Te rrespektosh dike dhe bindjet e tij s'don te thote te jete detyrimisht dakord me te.
Kjo teme i eshte rrezervuar Ajeteve nga Kurani Famelarte, jo te diskutuarit apo ironizuarit me to! Nese s'te pelqen si teme e s'ke gje te nevojshme te thuash ne te, ka te tjera sa te duash dhe per te gjitha gustot
Ps Te me falni per kete nderhyrje.
ju flm
Erzeni
2:23. E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit).
2:24. E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.
erzeni...kam shumë respekt për ty......mir u takofshim në tema të tjera!
3:109. Të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
33.Suretu El Ahzab
41. O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
42. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje.
43. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues.
2.Suretu Al-Bekare
151. (sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit.
152. Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni.
153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët.
2:152. Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.
(Bekare 286.
Zoti nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, njeriut i takon ajo që fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh!Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi!Na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
(Bekare 286.
Zoti nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, njeriut i takon ajo që fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh!Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi!Na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
4:79. Cfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ju.
4:110. Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.