Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ku Qëndron Lumturia E Vërtetë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9438)


Postuar nga erzeni_be datë 06 Dhjetor 2005 - 17:22:

Sahara

edhe femijeve tre here te njejten gje iu ke thene...


Postuar nga Roneo datë 06 Dhjetor 2005 - 20:22:

Shpirterat ideale dhe heronjte e dashurise

Vetëm ata që janë përmbytur nga dashuria do të jenë në gjendje të ndërtojnë lumturinë dhe të ndriçojnë botën për të ardhmen. Buzët e tyre buzëqeshin me dashuri, zemrat u mbushen me dashuri, sytë e tyre rrezatojnë dashurinë dhe ndjenjat më të thella njerëzore - të tillë janë heronjtë e dashurisë që vazhdojnë të marrin mesazhet e dashurisë nga lindja deri në perëndim të diellit dhe nga mbrëmja deri në agim.

Ata që orvaten të reformojnë botën, duhet së pari të reformojnë vetveten. Në përpjekjet për të bindur të tjerët që t’i ndjekin në udhën për një botë më të mirë, ata duhet të largojnë nga bota e tyre e brendshme urrejtjen, smirën, xhelozinë dhe të hijeshojnë botën jashtë tyre me të gjitha virtytet dhe cilësitë. Shfaqja e atyre që janë larg nga vetëpërmbajtja dhe vetëdisiplinimi, që kanë dështuar në pastrimin e ndjenjave të tyre, mund të duket joshëse dhe me një përmbajtje të thellë në fillim, por ata nuk do të jenë në gjendje t’i frymëzojnë të tjerët ose, nëse munden në të vërtetë, sentimentet që ata zgjuan, do të shuhen shumë shpejt.

Mirësia, bukuria, çiltërsia dhe ndershmëria janë ngulitur në esencën e botës. Çfarëdo që të ndodhë, bota do ta gjejë një ditë këtë esencë dhe asnjë nuk është në gjendje ta ndalojë këtë gjë.

Ata që përpiqen të ndriçojnë të tjerët, që kërkojnë lumturinë për ta dhe që u shtrijnë dorën për t’i ndihmuar, me cilësitë që kanë shfaqur dhe me shpirtin e ndriçuar, ngjajnë me engjëjt mbrojtës. Ata luftojnë me rrënimin që ka pësuar shoqëria, i qëndrojnë pa lëkundur “shtrëngatës,” shpejtojnë të shuajnë “zjarrin,” dhe janë vigjilentë për çdo tronditje të mundshme.

Adhurues të dashurisë

Nje i ditur ka thënë: “Ne jemi adhurues të dashurisë, ne nuk kemi kohë për armiqësi.” Ky është një parim shumë i rëndësishëm për ne. Ndonëse nuk është e mjaftueshme vetëm ta themi këtë, por më e rëndësishme është që ne ta tregojmë këtë. Eshtë një fakt i vërtetë që shumë thonë fjalë të bukura për dashurinë për njerëzimin dhe natyrisht që këto janë fjalë të këndshme për këdo. Por unë dua të di se sa prej këtyre që flasin fjalë të tilla janë në gjendje t’i vënë në zbatim dhe t’i shfaqin në vetvete, në cilësitë e tyre, gjithçka ata kanë shprehur? Unë mendoj se duhet të jetë e vështirë të gjesh një përgjigje të kënaqshme për këtë pyetje.

Predikimi i tij nxjerr në pah një nga virtytet më të çmuara të Profetit tonë. Gjithçka që ai thoshte dhe shprehte, e kishte zbatuar në jetën e tij. Fjalët që nuk vihen në jetë, pa pyetur se sa të bukura dhe të përsosura mund të jenë, janë të dënuara ta humbin vlerën e tyre dhe rëndësinë që ato kanë për kohën. Ndikimi që mund të ketë ushtruar predikimi i Islamit tek zemrat e fjetura, i ka bërë ata të kuptojnë se jo vetëm fjalët njerëzore, por edhe mesazhet hyjnore mund të bëhen të tilla nëse nuk zbatohen në praktikë. Vetëm Kur’ani nuk ka ndryshuar dhe ka ruajtur të njëjtin shkëlqim dhe origjinalitet si në momentin e parë kur është reveluar. Ai është libri më i shenjtë dhe më i famshëm, por ka qenë nëpërkëmbur nga krijesa që nuk shohin qartë përmes atmosferës së mjegulluar nga përfytyrimi i lëkundur dhe i boshatisur, dhe për pasojë është subjekt i akuzave të thëna përçart dhe me tërbim për dobësitë dhe mungesat që në të vërtetë nuk janë karakteristikë e Kur’anit, por më drejtë u atribuohen shoqërive që kanë dështuar ta vënë atë në jetë. Feja dhe Kur’ani duhet të jenë vital për jetën dhe vetëm një studim dhe kuptim i thellë i tyre mund të na bëjë që të qëndrojmë dinamikë. Kur’ani duhet të jetë analizuar në imtësi që ne të mund t’i zbatojmë të gjitha detyrimet që janë shfaqur aty. Më shkurt, ajo që unë dua të them këtu është kjo: nuk është e mjaftueshme që ju të deklaroni se jeni adhurues të dashurisë dhe përfaqësues të paqes. Aty gjenden disa pengesa të cilat duhet të jenë kapërcyer. Thelbi i çështjes është që fjalët e shprehura bukur t’i vëmë në jetë.

Dashuria dhe mëshira janë në mes të parimeve më të rëndësishme të Islamit. Ne duhet që këto t’ia bëjmë të njohura të gjithë botës. Ndonëse disa ngjarje negative të shkëputura që kanë ndodhur së fundi, i kanë bërë njerëzit të mendojnë se ka një ndryshim mes Islamit teorik dhe Islamit që shfaqet në të vërtetë. Sigurisht, do të jetë plotësisht e gabuar nëse ia atribuojmë Islamit gabimet që kanë bërë disa njerëz. Eshtë e vërtetë që një ndryshim serioz ka ndodhur në një vend fqinj, i cili veçanërisht i ka shkaktuar dëme botës islame, ndonëse shumë nga problemet mund të kishin gjetur zgjidhje me harmoni mes palëve. Kjo nuk do të thotë që divergjencat nuk ekzistojnë më, sepse ato nuk mund të tejkalohen vetëm me slogane. Për më tepër, ky nuk është i vetmi vend që ka dhënë një imazh të gabuar të Islamit në botë. Gjenden dhe shumë vende dhe udhëheqës të tjerë në botë që vazhdimisht e dëmtojnë imazhin e Islamit përmes qëndrimit dhe sjelljes së tyre, që natyrisht është në kundërshtim të hapur me Kur’anin që sjell gjithmonë mirësi. Prandaj ne duhet të jemi plotësisht të vendosur në rrugën e tij dhe ta zbatojmë atë në çdo hap që bëjmë. Bota jonë e brendshme duhet të jetë e përmbytur nga dashuria dhe mëshira për njerëzimin, në zemrat tona nuk duhet të ketë vend për armiqësi. Dhe, padyshim, dashuria dhe dialogu do të lulëzojnë në shekullin e ri. Antagonizmi do të jetë çrrënjosur dhe toleranca do të jetë përhapur kudo. Kjo nuk është mundësi e largët, veçanërisht në një kohë kur bota është duke përjetuar globalizmin. Me gatishmërinë e Zotit, kur të vijë koha, i shenjti do ta realizojë këtë mision.

Njeriu i dashurisë

Njerëzit e zemrës, si Xhelaleddin Rumi, Junus Emre, Ahmet Jesevi dhe Bediuzzaman Said Nursi, ishin dhënë pas Zotit shumë më tepër se ne dhe gabueshmëria e tyre ishte shumë më e vogël se e jona. Për këtë arsye, ata u përpoqën tej mase për dashurinë, mëshirën dhe tolerancën, duke ndikuar fuqishëm tek njerëzit përreth tyre për këtë çështje. Por, nëse ne i vlerësojmë për kohën në të cilën jetuan, asnjëri nga ata nuk e shihte nivelin në të cilin e kanë çuar sot dialogun dhe tolerancën besimtarët si rezultat i përpjekjeve të tyre. Në fakt, secili prej tyre është përballur me qëndrime të pahijshme, në krahasim me vuajtjet e tyre, sjelljet me të cilat ne përballemi janë pothuajse asgjë. Nje dijetar tregon për vuajtjet e tij:

Mos vallë ata mendojnë se unë jam një egoist që mendon vetëm për vete? Me qëllim që të shpëtoj besimin e bashkësisë, unë kam sakrifikuar jetën time dhe nuk kam pasur kohë të mendoj për jetën time pas vdekjes. Gjatë tetëdhjetë viteve të jetës time, unë nuk kam shijuar kënaqësi tokësore, por e kam kaluar jetën në fushat e betejës ose i burgosur nga gjykatat e këtij vendi. Ata më kanë trajtuar si një kriminel duke më syrgjynosur nga një qytet në tjetrin dhe duke më mbikëqyrur vazhdimisht. Më kanë përsekutuar në çdo formë dhe nuk kanë lënë torturë pa provuar. Por nëse jam në gjendje ta shoh besimin e bashkësisë sime të siguruar, unë nuk mund të përkujdesem për çdo krijesë që digjet në zjarrin e ferrit. Për trupin tim po digjet zemra ime që do të lulëzojë si një trëndafilishte.
Me gjithë këto vështirësi, asnjëri nga këta banorë të dashurisë nuk arriti të shihte shkallën në të cilën ishin pranuar përpjekjet e tyre që janë marrë nga përfaqësuesit e sotshëm të dialogut dhe tolerancës. Mesazhet e tyre nuk kanë të njëjtin ndikim që kanë mesazhet e heronjve të tolerancës të ditëve tona. Unë mendoj se nëse ata do të jetonin në këtë shekull dhe do të shihnin tendencën e sotshme për dialog dhe tolerancë, do të shtronin pyetjen, “Si është e mundur që ju jeni të suksesshëm në dialog me mbarë botën? Cili është sekreti juaj?”

Një dallim i tillë nuk është i destinuar për këta korifej sepse kushtet e tyre nuk ishin të përshtatshme. Me qëllim që ky dallim të mos ekzistojë, është e nevojshme të vazhdojmë në këtë rrugë. Dje një njeri mjaft i njohur më tha mua: “Disa qarqe që deri dje kanë qenë kundërshtarë të betuar të besimtarëve, sot po i miratojnë dhe po i mbështesin fuqishëm ata.” Në të vërtetë, janë të gjithë treguesit e ndjenjës së mirëseardhjes për këta adhurues të dashurisë që Zoti ka shtënë në zemrat e njerëzve të tjerë. Ta injorosh këtë, do të thotë të jesh mosmirënjohës dhe, duke dëshmuar këtë, pra të mos shprehësh falenderimet për të, do të shfaqësh një tjetër dimension të mosbesimit.


Ju pershendes te tereve
Roneo...


Postuar nga sahara datë 07 Dhjetor 2005 - 14:46:

Smile PERSHENDETJE

o erzen kur ulesh neper kompiuterat e te tjereve eshte e vertete qe iu thuhet tre here por femijet kane qene aq te sjellshem sa e kane kerkuar vete ta degjojne edhe shume here te kam shqetesuar me fal e


gabimi ishte i imi clikova tre here ne dergese

pershendetje te gjitheve


Postuar nga ksovari datë 13 Dhjetor 2005 - 03:19:

Po citoj ate qe tha i nderuari roneo:"Shfaqja e atyre që janë larg nga vetëpërmbajtja dhe vetëdisiplinimi, që kanë dështuar në pastrimin e ndjenjave të tyre, mund të duket joshëse dhe me një përmbajtje të thellë në fillim, por ata nuk do të jenë në gjendje t’i frymëzojnë të tjerët ose, nëse munden në të vërtetë, sentimentet që ata zgjuan, do të shuhen shumë shpejt."
------------------------------------------------------------------------------------------------

Vertete kjo thenie me pelqeu shume po jua them nje thenie te nje miku tim tash inxhinier i elektronikes ne Gjermani dhe praktikues i Islamit qe para dy vitesh, ai thote: Aty ku i kendohet dashurise ka urrejtje , aty ku i kendohet lirise ka roberi, aty ku i kendohet drejtesise ka padrejtesi,aty ku i kendohet beses ka trdheti..gjithmon njerezit i kendojne asaj qe nuk e kan prane,,,dhe gjithmon i eturi kerkon ujin, i urituri buken...por lumi ai qe e kerkon Kenaqesin e Allahut , ai vertete ka gjetur kenaqesi te vertete".

Ketu jam ne pajtim me ju kur thate te jemi te vetedisiplinuar. Vertete kjo eshte kultura e islamit. Dijetaret thone :" edukoje veteveten , ftoj te tjeret dhe mbajini lidhjet vellezerore".

Kete e kane komentuar se te permiresosh veteveten do te thote te profesionalizohesh ne ndonje lemi dhe disiplinohesh se pari vet me eduaten e shpirtit e pastaj, t'i ftosh te tjeret por gjithnje duke qene shembull i mire tek ata dhe asnjehere veprat e tua te mos jene ne kundershtim me ate qe e thua, dhe te mbash lidhjet me njerezit e mire dhe te dijes qe qdoher te konsultohesh, ngushellohesh dhe te permiresoheni ne mes vete.

Po ua tregoj nje nodhi nga te paret tnae te mire.
Na ishte nje dijetare qe allahu atij i kishte thene shume dije dhe oratori, kujt ia prezentonte Islamin i bente ta pranojne ate me shume dashamiresi .
Nje dite vete ne nje vende dhe merr vesh nje rob i nje zoteriu dhe shkon tek ai te ankohet per zoterin e tij, robi i thote :"o dijetare mbaje nje ligjerate per neve roberit e ndoshta se paku zullumin , torturen na e ndalon se shume keq po sillet ai me ne".
Dijetari humbi per tre muaj e tri dite . Pas asaj kohe u paraqit para popullit , e mbajti nje ligjerate te gjithe te pranishmit qane dhe kush pati rober i liruan. Nje nder ta ishte dhe ky djaloshi i cili e ksihte kerkuar kete ligjerate. Ky i fundit shkoi te dijetari qe ta falenderoj dhe njekohesisht e pyeti :" o dijetare pa me thuaj pse nuk e mbajte kete ligjerate menjehere por pas te muaj e tre dite?". Dijetari iu pergjigj:" me eshte dashur te punoj tre muaj per t'i bere parate per te blere nje rob , pastaj e mbajta tre dite dhe pas tre dite e lirova ne menyre qe te mos bie ndesh me fjalet e Allahut : "O ju qe keni besuar mos e thoni ate qe nuk e veproni sepse Allahu eshte i hidheruar ne ju"....
Pra ky ishte sekreti i ketij njeriiu te dijes, çfare na mungon neve te bejme vepra te mira , por se paku mos te urrejm dhe ta mesojme veten qe shume te flim . Per Zotin kenaqesi e madhe eshte kur nuk mban inat ne njerez edhe kur ata te bejne padrejtesi nga me te ndryshmet, e lere me me anetaret e familjes, me bashkeshorten dhe te gjithe ata qe te rrethojne.

Edhe nje shembull nga realiteti i fundit, nje mikut tim i beri padrejtesi nje koleg i tij i punes, ky shoku im thote o Zoti im ai me beri padrejtesi por te utem Ti fale ate se vertete nga padija e ka bere dhe me besoni nuk vonoj shume pas tri jave kolegu i tij i punes i kerkoj falje, ndersa ky i tha iatij mire se erdhe o mik i dahur eja dhe mos fol asnje fjale se tek une veq je i falur".
Me besoni te gjithe shoket u mallengjyem dhe u prekem nga ky rast.

Ky djalosh i mire ishte studnet ne dy fakulete ne te dyte ishte para diplomimit dhe ishte nje nder ajkidistet (mjeshtri luftarake e duarve) dhe nder me te miret ne peshngritje ne Kosove, por edhe nga bukuria si t'ia thuash nuk me ka rene njeri me pas atij me te bukur dhe me te qilter te sheh ndonjehere syri im. Ky ne prill te ketij viti 2005 nderroj jete krejt rastesisht dhe pa pritur.
Ishtre dite e Premte e kishte falur te Xhumane (namazin e drekes ne diten e premte), pastaj edhe ikindin, tek eshte kthyer ne apartamentin e tij ne prag te deres nderroj jete. Ishte i vetem ne familje vetem me nene dhe baban e tij. morem vesh te gjithe shokewt e tij, me besoni ate dite rruget e prishtines ishin te strermbushura me musliman ne vorrimin e tij. Familja e tij ishin shume te merzitur pasi qe e kishin kundershtuar shume ne qeshtje te fese, por ky realitet i beri te ndryshojne mendje.
Verte kam humbur shume shoke te luftes madje edhe eprore te larte dhe shume djelmoshesha me vertyte te larta, por ky i fundit gjithmon mbeti ne zemren time i gjalle dhe deri sa te me mbuloj dheu do te mundohem ta djek moralin e tij si shembull praktik.

Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi. Njeriu duhet qdoher te jete i pergaditur per tkimin me te. I vetmi rast ku duhet njeriu te nxitoj eshte te penduarit tek Allahu.

Omer ibn Hatabi r.a. ka thene kete lutje: o Allahu im ma shendrro çdo veper timen ne veper te mire, dhe ma bej te sinqerte vetem per Ty dhe per aske tjeter".
Vertet temat tuaja jane shume te pelqyera e sidomos te prishtinases dhe kritakata e erzenit be te cilat jane qellim mire, e veq Allahu e din te fshehten dhe ate qe fshihet ne zemrat tona.

JENI YJE , POR NGRITUNU ME LARTE QE T'IA NDRIQONI RRUGEN EDHE TE TJEREVE.
Me rrespekt ksovari prishtine.


Postuar nga Prishtinasja_ datë 22 Shkurt 2006 - 06:46:

Kosovari, Allahu ju shperblefte per kontributin e juaj dhe gjithe bashkebiseduesit.

Deshira per te qene i lumtur eshte nje vecori e njeriut, i cili duke qene pajisur me aftesine e te menduarit, ze vendin me te larte ndaj te gjitha krijesave tjera. Cdo secili prej nesh perpiqet me aftesite e tij maksimale te arrije fatbardhesin ne jete dhe mendon vazhdimisht per nje te neserme edhe me te lumtur.

Njeriu eshte i perbere prej trupit dhe shpirtit. Islami i kushton rendesi te vecante nevojave materiale njashtu dhe atyre shpirterore te njeriut. Njekohesisht na meson rrugen me te drejte per te arritur lumturine individuale si dhe lumturine e mbar shoqerise. Islami i ka rregulluar te drejtat dhe obligimet e ndersjella te njerezve. Me fjale te tjera, Islami eshte rregullore-kushtetute e cila rregullon jeten e njeriut qofte individuale, familjare, shoqerore sepse rendesi te vecante i kushton aspektit fizik dhe atij shpirterore. Islami eshte feja e fundit dhe me e perkryera. Kur'ani Famelarte eshte shpallja e fundit qe Allahu xh.sh. nepermjet Muhammedit s.a.v.s. e dergoi udherrefyes per mbarenejrezimin.

Me vie keq per disa bahskebisedues qe kane kerkuar kjo teme te bartet tek rubrika "Psikollogjia!", gje qe nuk eshte e drejte sepse vendin e duhur dhe bazen e ka mu tek rubrika Feja dhe Besimet. Me vie keq, nese do thoni; " muslimanet cdo gje e nderlidhin me fen islame?!". Nuk eshte e vertete, sepse ne nuk shpifim vetem reflektojme tek ju te verteten qe na eshte mesuar nga Krijuesi yne, keshtuqe Islami eshte Psikollogji. Te interesuarit me medyshje ne zemrat e tyre, le t'a studiojne se paku nje here kur'anin Famelarte dhe do binden zemrat e tyre njashtu sic u bindet zemrat tona. Ne vijim do flas mbi parimet themelore islame qe nderlidhen me lumturine e njeriut.

QELLIMI I ISLAMIT

Qellimi i parimeve dhe mesimeve kur'anore eshte qe t'i kalite njerezit shpirterisht dhe moralisht, per te arritur lumturine ne kete bote dhe boten tjeter. Parimet Islame mjaftojne per te permbushur kerkesat e njerezve ne cdo kohe dhe ne cdo vend. Ato jane te perjetshme, te pandryshueshme.

Allahu xh.sh. ne Kur'an na ben me dije: "Me te vertete e vetmja fe e pranueshme te Allahu eshte Islami" (Ali Imran, ajeti 19).

PARIMET THEMELORE ISLAME

Parimet themelore islame permbajne:

1. Besimin
2. Ibadetin (adhurimin) dhe,
3. Moralin.

1. BESIMI

- Shpirti yne, sikurse edhe trupi, ka nevoje per ushqim. Ushqimi me i rendesishem i shpirtit eshte besimi. Njeriu qe beson forcohet moralisht dhe ngrihet shpirterisht. Ai e ka te zhvilluar ndjenjen e pergjegjesise, sjelljete e tij permisohen vazhdimisht dhe arrin pjekurine personale.

Dy shtyllat kryesore te Fese Islame jane:

1. Allahu eshte Nje dhe nuk ka Zot tjeter pervec Tij dhe,
2. Muhammedi a.s. eshte rob dhe i Derguar i Allahut.

ALLAHU (xh.sh)

Besimi ne Allahun Nje paraqet kushtin themelor te Fese Islame. Allahu xh.sh nuk i ngjane asnje krijese. Nuk eshte i lindur dhe s'ka lindur asken. Ai eshte i Perjetshem, i Gjithedijshem dhe i Kudopranishem. Ai degjon dhe shef cdo gje.

PEJGAMBERET

Pejgamberet ia transmetojne porosite hyjnore gjithe njerezise. Ata jane njerez te zgjedhur dhe e meritojne kete mision. Muhammedi a.s. eshte pejgamber i fundit. Ai eshte i derguar per mbarenjerezimin. Ka qene i karaktershem dhe me virtyte te larta. Eshte nje shembull i perkryer per te gjithe njerezimin.

KUSHTET E BESIMIT ISLAM

Kushtet e besimit Islam jane gjashte. Ato jane:

1. Besimi ne Allahun Nje (Njeshmeria e Allahut).
2. Besimi ne meleket (engjejt) e Zotit.
3. Besimi ne librat e shenjte (kitabet).
4. Besimi ne pejgamberet e Zotit.
5. Besimi ne Diten e Ringjalljes dhe,
6. Besimi ne caktimin e Zotit (cdo gje vie sipas caktimit te Tij).

ADHURIMI (ibadeti)

Adhurimi behet ne shenje mirenjohjeje, respekti dhe falenderimi ndaj Krijuesit per te gjitha begatite qe na ka dhuruar. Duke iu falur e lutur Allahut xh.sh. ne i cojme ne vend urdherat e Tij dhe duam te fitojme dashurine e Tij. Adhurimi behet me qellim qe besimtari te ndjeje afersine e Allahut xh.sh dhe te mbrohet nga mekatet.

Allahu xh.sh duhet lutur ne pajtim me urdherat e Tij dhe hadithet e Pejgamberit a.s. Adhurimi na pastron shpirtin, na largon pasionet e shfrenuara dhe flak devijimet morale qe na largojne nga dashuria e Zotit.

Allahu xh.sh. ne nje ajet kur'anor rekomandon: "O njerez! Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve edhe ata qe ishin para jush, ashtu qe te jeni te devotshem (te shpetuar)." (Sureja El-Bekare, 21).

NAMAZI ( ritual falenderimi ndaj Krijuesit )

Ky adhurim behet pese here ne dite, ne kohe te caktuara. Por, ka edhe adhurime tjera sic jane namazi i Xhumase (premtes) dhe namazi i Bajrameve, qe falen me Imam (thirres) dhe konsiderohen festa te muslimaneve. Namazi eshte shembulli me i mire se si duhet t'i nenshtrohemi Allahut xh.sh. dhe si duhet ta adhurojme Ate.

Allahu xh.sh ne Kur'an na ve ne dije: "Kryeje namazin! Me te vertete namazi te pengon nga amoraliteti dhe cdo gje e keqe." (Sureja Akebute, 45).

Ne Islam, ndermjet Allahut we teala dhe besimtarit nuk ka ndermjetsues, por kontakt direkt me Allahun s.v.t. Besimtaret si lutjet poashtu dhe deshirat e tyre ia drejtojne drejteperdrejte Allahut xh.sh.

AGJERIMI

Agjerimi eshte adhurim qe konsiston me prvimin nga te gjitha ngreniet, pijet dhe marredheniet intime qe nga agimi deri ne te perenduarit e Diellit, gjate tere muajit Ramazan, sipas kalendarit lunar. Agjerimi forcon besimtaret qe te mund t'u sundojne puneve te keqija dhe t'i mposhtin veset.

Allahu thote: "O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim sikurse ishte obligim dhe i atyre para jush, keshtuqe te beheni te devotshem." (Sureja El-Bekare, 183).

Agjerimi e pastron shpirtin dhe zhvillon ndjenjen e dashurise te dhembshurise dhe te meshires. Ai gjithashtu eshte i dobishem per shendetin e njeriut, gje qe eshte vertetuar nga vete mjeksia. (edhe mjeksia bashkekohore kekron te pakten nje here ne vite njeriu te mbaj diet per shendet te dobishem). Muhammedi a.s. gjithashtu pohon kete realitet, ku thote: "Agjeroni te jeni te shendoshe".

ZEKATI (lemoshe)

Me kete praktike te dhenies nga te mirat materiale qe na i ka fale Zoti, ngarkohen besimtaret e pasur qe nga pasuria e tyre t'u ndajne te varferve per cdo vite nga 2.5% nga pasuria e tyre. Kjo eshte ndihme solide per te zbutur gjendjen sociale te nevojtareve. Zekati nuk e pakeson pasurine e askujt, por e pengon keqperdorimin e saj dhe ndikon ne lindjen e simpatise midis njerezve dhe pengon armiqesine qe mund te sjell pasuria.

HAXHXHI

Sipas normave kur'anore, me kete obligim fetar ngarkohen muslimanet e pasur. Muslimani eshte i detyruar qe nje here gjate jetes se tij te vizitoj Meken, qytetin e shenjte ku gjendet Ka'beja, Shtepia e Zotit (Bejtull-llahu).

MORALI

Morali eshte nje koncept te cilit Islami i kushton rendesi te vecante. Muhammedi a.s. na keshillon: "Jam derguar per te persosur moralin (e njerezve)". Vlera e njeriut cmohet sipas moralit te tij. E kane pyetur Pejgamberin a.s.: Cilet jane njerezit me te zgjedhur tek Allahu xh.sh? Muhammedi a.s. u eshte pergjgijur: "Ata qe kane karakter dhe sjellje (ahlak) te mire".

Cdo fe ka moralin e saj, morali i Islamit eshte turpi.

DASHURIA DHE MERHAMETI

Humanizmi eshte dashuria ndaj te tjereve dhe vecori e karakterit te mire. Muslimani i vertete doemos duhet te kete te zhvilluar ndjenjen e dashurise ndaj njerezve. Pejgamberi a.s. thote: "Kursesi nuk do te jeni besimtar derisa nuk e doni njeri-tjetrin".

BUTESIA

Muslimanet e vertete jane dashamires, te meshirshem dhe tolerante. Allahu xh.sh njerezit e tille i cileson si vijon: "... dhe qe e frenojne mllefin, qe u falin (te keqen) njerezve, e Allahu i do bamiresit." (Sureja Ali Imran, 134).

NDERSHMERIA

Ndershmeria qendron ne krye te rregullave morale. Allahu xh.sh. na urdheron: "Ti (muhammed) perqendrohu vendosmerisht ashtu si je urdheruar" (Hude, 112)

DREJTESIA DHE RESPEKTIMI I TE DREJTAVE TE NJERIUT

Drejtesia dhe respektimi i te drejtave te njeriut jane parime themelore te Fese Islame. Allahu i Madherueshem na keshillon: "... dhe jini te drejte! Allahu njemend i do te drejtet." (Huxhurate, 9).

Ne vitin 632, Muhammedi a.s. mbajti hutben (fjalimin) e tij te njohur (fjalimi i Lamtumires) para mese njeqindmije muslimaneve. Ai u tregoi te pranishmeve se perfundimisht te gjithe njerezit tashme kishin te drejta te barabarta dhe se jeta e tyre, pasuria e tyre dhe nderi i tyre ishin te pacenueshme..... Muhammedi a.s. thote: "Nuk eshte musliman i mire ai qe nuk e do per tjetrin ate qe e do per veten".

GRUAJA DHE FEMIJA NE ISLAM

Te sillesh butesisht ndaj te vegjelve, t'i respektosh pleqte si dhe miresjellja ndaj grave jane parime themelore te Islamit. Muhammedi a.s. thote: "Ai i cili nuk ben meshire ndaj femijeve dhe nuk respekton pleqet nuk eshte i radheve tona". Ne nje hadith tjeter thuhet: "Miresia juaj, miresia juaj eshte te grate tuaja".

PUNA

Puna eshte urdher i Allahut xh.sh. Eshte farz (obligim). Pertacia eshte ves qe nuk perkon aspak me miresjelljen Islame. Ne Kur'anin a.sh. thuhet: "... dhe mos le mangu ate qe te takon nga kjo Bote." (El-Kasas, 77).

Muhammedi a.s. na keshillon: "Me i miri prej jush eshte ai i cili nuk e le boten tjeter per kete bote, dhe as kete bote per boten tjeter... Muslimani i mire punon per te dy boterat njesoi dhe nuk behet barre e njerezve te tjere".

PASTERTIA

Pastertia shpirterore dhe pastertia trupore jane tipare themelore qe duhet ti kete cdo besimtar. Allahu i Lartemadheruar thote: "Allahu me te vertete i do ata qe pendohen dhe ata qe pastrohen." (El-Bekare, 222).
Ja dhe disa hadithe qe flasin per rendesine e pastertise:

"pastertia eshte pjese e besimit"
"pastertia eshte gjysma e Imanit (besimit)"
"pastroni rrethin tuaj jetesor".

Me kaq po e perfundoj kete shkrese ku qarte pershkuhet rruga drejte lumturise se vertete duke permendur parimet themelore te cilat jane burim i lumturise per te mencurin. Pra, burimi i lumturise permblidhet ne dy shtylla kryesore:

1. T'u nenshtrohesh urdherave te Allahut xh.sh dhe,
2. Te sillesh butesisht ndaj gjithe krijesave.

Une personalisht kete rruge drjete lumturise jam duke e jetuar dhe perzotin te me ofrohet pasuria e gjithe botes nuk do ndrroja lumturine shpirterore qe kam me nenshtrimin e adhurimit ndaj Krijuesit tim, ndaj Atij i cili persosi trupin tim ne formen me te bukur. Pasuria shpirterore nuk krahasohet dot me pasurine materiale te gjithe botes. Muslimani i vertete pra, eshte ai qe zbaton postulatet universale qe u permenden ne kete tekst. Kjo eshte rruga e sigurte e lumturise ne kete bote dhe garanci e lumturise se perjetshme ne boten tjeter.


Nje rrefim te shkurter do citoj:

Nje njeri kerkonte lemoshe mu tek dalja e dyerve te xhamise! Nje njeri kalon prane tij dhe e degjon duke thene: "Jam njeri i varfer e i mjere, me ndihmoni, me ndihmoni!"..., papritmas ju afrua kalimtari i rastit ne fjale dhe e pyet: "Perse kekron lemoshe?", ia kthen: "Sepse jam njeri i mjere dhe i varfer!", kalimtari i thote: "Ke deshire te te beje njeri te pasur?" , po i thote! Kalimtari thote: "Do te jap gjysmen e pasurise qe posdeoj, vetem te me japesh njeren dore tenden?", ky e kundershtoi duke i thene: "Oh, zoteri, cdo gje tjeter me kekro pervec dores, nuk ben dot, nuk ben!", mire i thote kalimtari, po te jap gjithe pasurine time, ma jep vetem njerin sy?", serish e kudnershton duke thene: "Oh, zoteri, nuk mundem te ofroj dic qe eshte me vlere per mua per asnje shume parash!", mire i thote kalimtari dhe shton: "E di ti qe ti posedoke pasurine me te madhe te botes. Pra falendero Ate qe ka persosur trupin tend ne formen me te bukur dhe kjo eshte pasuria me e madhe qe mund t'a kesh, andaj mbilidhi plackat dhe mos kekro lemoshe perderisa je njeriu me i pasur". Dhe perfundimisht e kuptoi se vertete Allahu i ka dhuruar pasurine me te madhe-trupin.

Esl,


Postuar nga ksovari datë 04 Gusht 2009 - 17:59:

Lumturia ku eshte pra

une pas nje vonese shpresoj qe do e vazhdoj kete teme por gjithesesi me ndihmen tuaj dhe mendimet kjo teme do e kete rendesine e vet.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.