| Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Re: Re: Duke kerkuar nje liber
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Mire Ingu!
Pejsazhe natyrore
Ata jane njerez.
Ata jane perendi.
Ata jane kafshe
dhe ndoshta kalimtare te se sotmes.
Jemi te njejtit,
vetem me larg shtepise
dhe atje mes zhulit te nevojave industriale
e kaluara I ulerin se sotmes
si nje ujk I vetmuar henes.
Statujat e heshtura te se kaluares
ngulin syte kalimtareve.
Gjithmone me japin ndjesine
se po perpiqen te therrasin me ze te cjerre:
Fajtor! Fajtor! Fajtor!
Por kalimtaret nuk kane kohe te ngrene syte
dhe te ndizen atje ku nuk duhet,
prej ndjenjash jetime, zera lutes apo bordello orale.
Te braktisur prej krijuesve ato enden lart e poshte,
derisa marrin forme duke u shnderruar
ne pejsazhe natyrore apo kopshte lundruese humane.
Ndoshta te ardhmes do ti duhen si celes
per te tretur ndryshimin
midis njerzve, perendive, kafsheve dhe kalimtareve.
I bekuari leng I hidhur
apo magjik,
i kafese ne mengjes
qe ngadale na cel syte
dhe perze mbeturinat e nates,
Faleminderit!
Cigarja, shoqja jote besnike
digjet e heshtur mes gishtash dhe perhumbjesh
dhe pa pike turpi zhgaravit ne ajer
silueta te heshtura me tymin mekatar,
si perfaqesuese moderne e romanticizmit
te mengjeseve te zymta por pa shi.
Veshtrimi ngryset ne shfaqje te huaja,
nje histori e thene ne pak pulitje.
Mendja kerkon perputhje hynore,
mishi shperndan aroma unike.
Veshtiresia te habitesh nga dicka
shnderrohet ne mallkim.
Te zhgaravitesh me fjale
sot quhet zhvillim.
Shpirt apo si dreqin do ta quash,
nga brenda ethshem ngulcon.
Genjeshtrat mbulojne enderrat.
I ftohti marrezite e kerkimit rendon.
Mocalet e mija jane te mijat.
Te pakten kete mos harro.
Bashke me tufen e faqeve te hedhura tutje
edhe yti veshtrim me ngadale shkon.
ingmetalboy
June 1 2010 2:51 am
me krenon ingmetalby, like a brother, and a cool albanian dude!
ne shkrimet tij (dhe jo vetem krijimet) i find it consistently imposible ti lable him as a tipycal ballkanas euoropian or american, lab or geg, laluc apo malok, tirons apo tropojan, sipmly an individual thinker that has naturally moved on from the masses. righting along with olequent thoughts, on the road to no-where, (just fucking with u in the last one!
)
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
I bekuari leng I hidhur
apo magjik,
i kafese ne mengjes
qe ngadale na cel syte
dhe perze mbeturinat e nates,
Faleminderit!
Cigarja, shoqja jote besnike
digjet e heshtur mes gishtash dhe perhumbjesh
dhe pa pike turpi zhgaravit ne ajer
silueta te heshtura me tymin mekatar,
si perfaqesuese moderne e romanticizmit
te mengjeseve te zymta por pa shi.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Me pelqeka kjo.
Strofa e pare me pelqen fort. Eshte nje thirrje bekimi dhe falenderimi.
Mendoj qe e njejta teknike duhej vazhduar edhe ne strofen e dyte, ose ndoshta poezia mund te lihej me kaq, per te hyre ne kuadrin e vargjeve safike.
Vec kesaj tek strofa e dyte shoh disa mosperputhje idesh. Cigarja mund te jete konkubina "besnike" me mire se shoqja, aq me teper qe shprehja shoqe besnike eshte shume e konsumuar.
Mbyllja eshte fantastike.

Dritat e makines shkelqejne
por erresira e nates ngadale i tret.
Syte picerrohen ne hapesiren pafund
yjet nga lart na ngulin syte.
Ne vazhdojme te udhetojme
ne humbetiren e nates
duke thene shume edhe pafjale.
Syte jane te hapur
krahet gjithashtu.
Duart, valle vetem mish e lekure?
Aroma e njohur e lamtumires
shprendahet ne mendimet e mija
dhe minutat behen shekuj
por as shekujt nuk jane mjaft.
ingmetalboy
June 24 1:21 am
Misteri im,
pastaj vij une.
Te pakten keshtu
diku qenka formuluar.
Ne boshtin e njohur
forcat perqendrohen serisht,
por kete radhe asgje nuk leviz.
Mbrapa shisheve bosh,
dashurise per te urryer,
planit per te mos bere plane
apo serenatave te se djeshmes,
gjendet nje veshtrim qiellit.
Ingranazhet bien perdhe pazhurme,
vizualiteti eshte i mjaftueshem
dhe duart shtrihen
te rrokin dhe te ndihmojne
thjeshtezimin, qe vetvetiu ndodh
aq shume te na fale.
Po nje keshtu
Gjithe mengjesin te kisha ne mendje.
I rrihja mendimet mbare e prap.
Por si valle mund ne kete gjendje,
xhuvap ketij lemshi ti jap?
Ky kurbetlli shpritrash me asgje ne vije
e ka kapur i shkreti merak.
Ne kritalin e kurbatkes te ardhmen te dije
te kishte ardhur tek dera tak-fak.
Por eshte burre shqiptar e krenar
dhe fjale melcicaplyera ne ere nuk di te hedhe,
apo te shtiret kot sot si romantik enderrimtar,
e me vone surrat e thyer me farashke te mbledhe.
Re: Po nje keshtu
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Gjithe mengjesin te kisha ne mendje.
I rrihja mendimet mbare e prap.
Por si valle mund ne kete gjendje,
xhuvap ketij lemshi ti jap?
Ky kurbetlli shpritrash me asgje ne vije
e ka kapur i shkreti merak.
Ne kritalin e kurbatkes te ardhmen te dije
te kishte ardhur tek dera tak-fak.
Por eshte burre shqiptar e krenar
dhe fjale melcicaplyera ne ere nuk di te hedhe,
apo te shtiret kot sot si romantik enderrimtar,
e me vone surrat e thyer me farashke te mbledhe. [/B]
Vendosa te hap syte te shikoj me tutje
te hekja ate perden e erret qe me kishte zene syte
Doja te shihja boten me syrin e kthjellet
isha lollur nga fjalet e thashethemet e tjerve
Isha lollur duke kerkuar mes heshtjes dhe te pamudures
doja nje fund humnere e nje fillim jete
Ndjehesha se po mbytesha me ne boten qe me rrethonte
nuk i duroja me klithjen qe zemren ma shtengonin
Vendosa te hap syte e riffiloj te buzeqesh
nuk munbdja me llimbjen ta mposht
Dhe ne fund shikova qe cdo gje ishte e kote
Nga ajo qe doje smundje te ikje dot
Mund te shqyesh ,te bertasesh te ulerish e te vuash
po zemren smundesh kjurr ti ikesh kunder
Ndaj vendosa te hap syte e te jetoj me syt e qeshur
ne nje bot te lumtur larg urrejtjes dhe deshperimit
Faleminderit ty
Re: Re: Po nje keshtu
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ingu, ku e gjete kete xhuvap mor trim.
Germat shqipe jane flori e shkuar floririt or Ing.
Hiqe shpejt shpejt sa pa e pare Faja.
Re: Re: Re: Po nje keshtu
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
haha. Jam kthyer ne Shqiperi cedro per pushime mbas shume kohesh dhe andej nga jam une perdorin goxha llafka te tilla te cilat me nxorren mallin e vegjelise. Kjo ishte me shume profke qefi sesa tentative per te krijuar gjysme serioze, ndaj rri pa merak.

kur hapa syte ishte shume vone cdo gje mbrenda meje ishte shkaterruarah sikur te kthehej jeta nga nje do qendroja gjithnje me sy te hapura
Re: Re: Re: Re: Po nje keshtu
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
E mire de qe te mbedh mendjen une.
Po shume vapo mo si ja ben. Shko njehere andej nga Boboshtica se bejne lakrore me dy pete me kane thene, ne sac.
Re: Re: Re: Re: Re: Po nje keshtu
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Nuk i paske marre informatat mire o cedro. Ne Boboshtice kercet mishi i pjekur dhe butet me vere e raki, kurse lakror me dy pete qe te paska vajtur mendja zotrote haet ne Dardhe edhe me nga nje dhalle mbrapa. Shkova kudo domosdo se po me binte ca te fiket per gjithe ato vende, por tani qe po me mbarohen ditet dhe po me vjen koha per te ikur me kane rene veshkat dhe qendroj keshtu fytyreprishur para compiuterit.

Re: Re: Re: Re: Re: Re: Po nje keshtu
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Sa po me behet qefi per ty Ingmetal qe paske shkuar ne Shqiperi...Mira ja paske ber, qitja fundin se s'vijne me dite te tilla.![]()

Re: Re: Re: Re: Re: Re: Re: Po nje keshtu
Citim:
Po citoj ato që tha Antip@tre@
pse svijn
i gjen vet kush do![]()
Po vitet s'ngjajne me njera-tjetren si do ngjajne pushimet?

Re: Re: Re: Re: Re: Re: Re: Re: Po nje keshtu
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Po po, 1 llaf goje eshte ajoPo vitet s'ngjajne me njera-tjetren si do ngjajne pushimet?
![]()
Personalisht besoj shume tek rrethanat, vendi dhe rastesia...asnjehere mos bej plane se s'dalin ashtu siç e ke planifikuar.![]()


U paske shkuar edhe ne Dardhe?
E de ku i di une kaq mire ato vende, me te degjuar e kam. Kam qene njehere vetem me raki mani e melci te skuqura me gjalpe dele. Dhe lakror me dy pete ne Boboshtice ne nje qobanke qe ishte shume e ndorcme.
Gezoje Albanine edhe ca dite
Ka vite qe syte e botes me shikojne
dhe eshte e veshtire qe te mesohem me ato shikime
keto shikime qe hapin dyert e turpit
si nje helm vdekjeprures
Ato shikime pushtojne te gjithe trupin tim
hyjne brenda trupit tim
zgerdhihen tek me levizin neper damare
Te gjithe jemi te ndryshem ,
ma te jesh ndryshe ne trup
duket sikur te ben dhe te jesh ndryshe ne mendje
Ti qe tund koken e ne syte e tu ka meshire
kur une te kthej krahet
Ti qe qesh kur une te flas
ty dua te them se dhe une kam nje zemer
nje zemer te madhe
dhe qe edukata jote fallse
tregon qe diferenzen qe po kerkoje
ne koken time pa floke e gjen tek vetja jote .
........
Ca eshte qo koke pa floke mi Bjonde? Jo poe rgje po na shko menja.
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ca eshte qo koke pa floke mi Bjonde? Jo poe rgje po na shko menja.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Ska pse te shkoje mendja per noj cudi ske pare ndonjeher ndonje femer ,mashkull femije te vogel qe ben kemio e ska floke ...

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Cherto cherto
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Nuk me pelqen te prish kete teme me fjale te kota por kete te zgerdhimen se kuptova mire cedrus .
Disidente e realiste.
Postrealiste e moderniste
nihen ne radhe ne kafenete e tyre
kur ora shkon dymbedhjete.
Vend yt valle ku perkon?
Ku shkon gjumi kur mergon?
Pyetjet, hapa qe nuk ndalojne,
oret qerpiket percellojne.
Leksioni i te fluturuarit
do te biesh nje dite thote.
Ndaj padashur fleten e bardhe ndot
te permbahesh qenka e kote.
Merr fytyre nga urtesi te vyshkura
genjeshtra qe nuk kupton.
Burimi i ndryshimit qenka dorezimi,
ndaj shoqja e vjeter pagjumesia
kete nate nuk mungon.
Zera qe nuk thone asgje
nga larg oshetijne.
Ndoshta eshte bere shume gjate
per te degjuar vajin e heshtjes
qe rend verdalle mendimesh
si kale besnik me te zotin e vrare.
Tani ndjej frymemarjen tende,
syte te me hape.
Te ndjej gishterinjte e gjate
buzet tek me mbyll.
Veshtrimin tend zhveshes,
te ftohtet te me fut.
Lamtumira pikepyetje ne vetvete
nuk mban,
as dhimbje,
as fjale.
September 10 2010
5:02 am
Hide in the sky
or gawk like a sitting duck.
The inventor of fire
somewhere must be stuck,
on a roll of bad luck.
The keys to the kingdom
must be here somewhere.
Early in the morning
I can just sit and stare.
Stare at the immense void
that slowly swallows the sky,
together with the blood red desire
and my silent cry.
What made me start the search?
Just a cold sweaty nightmare?
To find the keys to the kingdom
nothing will I spare.
What path is right?
Is this my light?
Rip out the final breath
and for the sake of the fire
I will conquer my death.
Nen ngjyren e skocit femrat behen
me te bukura.
Mendimet me te larta.
Buzeqeshjet me intriguese
dhe arsyetimet me logjike.
Per disa momente kuptohet.
Kuptohet qe eshte bukur kur njerzit
fillojne te te shohin ne sy
mbushur me kureshtje dhe admirim
dhe qeshin me shakate e tua
dhe aprovojne duke lekundur koken
hipotezat e tua.
Por gotat vazhdojne te rrekellehen
Fjalet fillojne te ngaterrohen,
shakate behen banale
dhe njerzve I mbijne ne fytyre
ca veshtrime keqardhese.
Gotat vazhdojne te rrokullisen
dhe neqoftese je me fat kendon
me sa te ha gurmazi "kenge me dhimbke"
sic thote nje shoku im
dhe behesh keq kur mendon per gjithe
ato gjokse apo bythe qe le
atje mbrapa.
Te nesermen pyet veten ne menyre kriptike
"Pse valle duam te thyejme disqe te Moxartit
apo te grisim libra te Dekartit
apo te djegim poezi te Pushkinit?"
Do vije nje dite,
shpresoj.
Keshtu kam vendosur te jetoj.
Kur vendosa une te hap syte
shikova qe para meje ishte shembur cdo gje
nuk shifja asgje tjeter pervec s enje erresire e ter
qe depertonte jo vetem ne dhomen po dhe ne shpirtin tim
dhe ne fund mevjen keq qe vendosa te hap syt
do me pelqente me shume te fshihesha diku ne at mjegull
se dhe kjo drita e tepert sikur me shkaterron syt
Koha flamur te ri valevit
Jashte eshte ftohte
dhe moti duket sikur me skermit dhembet
qe nga jashte dritares time.
Here duke ngulcuar,
here duke psheretire
me dergon intimisht,
gati ne menyre terheqese
ftesen per te braktisur rehatine.
Me hapa pertace capitem perjashte.
Era me ben te dridhem,
grija e qiellit te vrenjtem,
ndersa i ftohti te tkurrem
dhe ngadale te zvogelohem si per tu shbere komplet.
Ndez nje cigare
dhe ndjej tymin tek deperton mushkerite
gati sikur kerkon te me ngrohe shpirtin,
qe gjekundi ketu brenda
akoma duhet te jete.
C'hesape po lahen sonte permbi ne,
nje qiell qe turfullon
e re qe shfryjne inate te vjetra.
C'kusure te paguajme ne,
njerez parajse,
me mendime ferri!?
Hene e zhdukur pa adrese,
yje qe kane hequr spinen e drites,
Ne,
me erresiren ne sy
kembadorazi kerkojme rrugen.
C'zemerim po derdhet mbi ne,
rrebeshe kujtimesh,
qe shkerrmoqen nen hapa,
dhe qielli qe vazhdon si per nge
nje nga nje te numeroje
mekatet,
e zemrave te ngrata.
L.
25 Nentor 2010
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
C'hesape po lahen sonte permbi ne,
nje qiell qe turfullon
e re qe shfryjne inate te vjetra.
C'kusure te paguajme ne,
njerez parajse,
me mendime ferri!?
Hene e zhdukur pa adrese,
yje qe kane hequr spinen e drites,
Ne,
me erresiren ne sy
kembadorazi kerkojme rrugen.
C'zemerim po derdhet mbi ne,
rrebeshe kujtimesh,
qe shkerrmoqen nen hapa,
dhe qielli qe vazhdon si per nge
nje nga nje te numeroje
mekatet,
e zemrave te ngrata.
L.
25 Nentor 2010

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Me pelq kati goxha, pervec fundit. I dont know why por me duket sikur fundin e ke shkruar ashtu shpejt e shpejt dhe nuk puqet tamam me kusurin e poezise. Dmth si trecereku i atyre qe shkruaj une.![]()

Sekrete ne maje te gjuhes
syreshe qe te zakonshmen
e shnderrojne,
mua nuk me afrohen.
Ndoshta nuk me qasen
se vij ere alkool
apo duhan akoma prej te dashures
nate e kaluar.
Ndoshta nuk u dukem interesant
i humbur mbas heshtjes apo veshtrimesh,
por ndoshta kane frike se rrezohen
dhe humbasin
diku ne ndonje hon
brenda meje.
Atje ndodh dhe zhdukesh
frika e harrimit
nuk tremb vetem ne,
por dhe sekretet
dmth ato ne maje te gjuhes.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sekrete ne maje te gjuhes
syreshe qe te zakonshmen
e shnderrojne,
mua nuk me afrohen.
Ndoshta nuk me qasen
se vij ere alkool
apo duhan akoma prej te dashures
nate e kaluar.
Ndoshta nuk u dukem interesant
i humbur mbas heshtjes apo veshtrimesh,
por ndoshta kane frike se rrezohen
dhe humbasin
diku ne ndonje hon
brenda meje.
Atje ndodh dhe zhdukesh
frika e harrimit
nuk tremb vetem ne,
por dhe sekretet
dmth ato ne maje te gjuhes.
Ne udhekryqe cuditerish
ideja per tu shtirur vjen e hidhur.
Ne nje kohe te caktuar
dhembet kerciten vetvetiu.
Shtylle kurrizore?
E mos me bej te qesh.
Per mos perthyer faqen
gjej nje njeshke librin te shenoj.
Ide e fisme pa shume kuptim.
Ngadale cakmakun ndez
dhe bashke me librin
digjet dhe njeshka e gjore.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sekrete ne maje te gjuhes
syreshe qe te zakonshmen
e shnderrojne,
mua nuk me afrohen.
Ndoshta nuk me qasen
se vij ere alkool
apo duhan akoma prej te dashures
nate e kaluar.
Ndoshta nuk u dukem interesant
i humbur mbas heshtjes apo veshtrimesh,
por ndoshta kane frike se rrezohen
dhe humbasin
diku ne ndonje hon
brenda meje.
Atje ndodh dhe zhdukesh
frika e harrimit
nuk tremb vetem ne,
por dhe sekretet
dmth ato ne maje te gjuhes.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Si dreqin ia arrin qe ti thuash ca gjera me fjale e kaq thjeshte?


Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Tulipe edhe une ja kam shume zili ingut
love it ing![]()
por sh flm qe vazhdon te me lexosh.
Zjarr i cuditshem nga nata ndizet
dhe kenga tonin ndryshon.
Emrin qe vete zgjodhe heshturazi mohon
dhe padashur butona qe s'duhen shtypen.
Zberthime te ndryshme nga i njejti element,
shtojne
kafshojne.
Buzet i aviten gjirit te shteruar
qe prej kohe nga brenda eshte thare.
Akti i te jetuarit kryenec turfullon,
nje tjeter derr mac ne dore perfundon.
Pritje, pritje dhe asgje me shume nuk ndodh.
Duart zhyten ne gjoks
dhe e panjohura can kraharorin.
Brenda mekanizma te cuditshem
edhe organelet e qelizave kane ndryshuar.
Ore zvicerjane apo robote japoneze
cfare rendesie ka?
Nuk jemi me njelloj...
Valle?
------------Kur vendosa une te hap syte --shof une , te gjithe i kishin mbyllur syte ...WOW!!!--Thash me vete po mua c'me hengri b.... qe hapa syte
......
Dhe ndryshimi ndodh sepse duhet te ndodhe.
Jo kur mendojme se jemi gati,
apo mbase kapitullin dikush e mbylli per ne,
apo ora shkon dymbedhjete per te saten here.
Frymemarja mbahet pezull
nje milion shtangin ne vend.
Jo!
Ndryshimi eshte jashte nesh,
jashte qarkut tone skandaloz.
jashte deshires sone per afrimitet
apo per tu pranuar.
Dallge sekrecionesh kimike
qe ndjehen brenda nuk jane mjaft.
Dhe kur je jashte duke pare brenda
perfekja nuk ka rendesi
as zhurmat,
as zerat.
Nje mendim qe gjithmone trupin mpin,
cuditerisht nje tjeter hap
dhe nje buzeqeshje e vetme nga diku thelle.
Ky eshte ndryshim.
Njoftim zie ngjitur ne mur,
laget nga shiu
dhe boja fillon e venitet
dhe emri mezi lexohet.
Era e shuplakos,
perseri e perseri
dhe nje qoshe shkolitet
dhe fillon e valevitet.
Te nesermen nuk eshte me atje.
Ndoshta era dhe shiu
e moren me vete.
Ndoshta dikush e hoqi
te beje vend
per njoftime te reja zie.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Njoftim zie ngjitur ne mur,
laget nga shiu
dhe boja fillon e venitet
dhe emri mezi lexohet.
Era e shuplakos,
perseri e perseri
dhe nje qoshe shkolitet
dhe fillon e valevitet.
Te nesermen nuk eshte me atje.
Ndoshta era dhe shiu
e moren me vete.
Ndoshta dikush e hoqi
te beje vend
per njoftime te reja zie.
Vendosa....
Vendosa te hap syte
Kot, erresire ne cdo ane
Athua u verbova asgje nuk shof
Apo lotet nuk me lene...
Here bardhe e here zi shof
E kjart asgje nuk me duket
Prap mbylli syt e lodhur
Per mua,edhe kjo drite le te zhduket...
Kapaket e syve ngadale i mbylla
Vazhdova te rrij ne terr e vetmuar
Asgje e re nuk me intereson me
Mbetem ne nje kohe te shkuar..
Bukur ingmentalboy shkruaj pak me shpesh. 
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Pse paske filluar me "dark poetry" ti djalosh?
Bukur sidoqofte.
| Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.