Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalori romantik.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12620)


Postuar nga njeni datë 13 Qershor 2007 - 14:20:

Nese ndahem nga ty dot qaj dit e nat..................... do ta mallkoj nenen qe me lindi pa fat................. edhe boten me ma fal un prap do te vuaj...................... kur do ta di se dora jote mban unaz te huaj.


Postuar nga heathcliff datë 14 Qershor 2007 - 03:53:

Dua të jem vetëm me ty diku..... ku asnjë njeri nuk na sheh... .....përvec nesh qe  shohim njëri tjetrin, ku asnjë frymë tjetër nuk dëgjohet pervec frymëmarrjes tonë,,,,,,,, asnjë ofshamë pervec asaj të dashurisë tonë,,,,,,,,,,,,,,, dhe asnjë ngrohtësi pervec asaj të trupave tonë........


Postuar nga Katilesha datë 16 Qershor 2007 - 13:57:

Ah........

 Te dua aq sa per te mos te te harruar......

 


Postuar nga heathcliff datë 19 Qershor 2007 - 04:49:

Ah ata syt e tu,
si nuk me lan te qete
sa here qe i kujtoj
edhe me teper te dashuroj


Postuar nga heathcliff datë 19 Qershor 2007 - 04:52:

Me dashuro, me nje dashuri te zjarrte si deshira per te jetuar e per te vdekur; me dashuro me nje dashuri te embel si lenda qe nderton endrrat...


Postuar nga heathcliff datë 19 Qershor 2007 - 04:59:

PRIT MOS BIER NE GJUME
DO TE THEM SE TE DUA SHUME
NATEN E MIRE E GJUME TE EMBEL
ME DERGO NJE PUTHJE

E SHIHEMI NE ENDERR
.


Postuar nga heathcliff datë 19 Qershor 2007 - 05:05:

ME EREN E LEHTE DO TE VIJ
TE PUTH BUZET E TUA,
BRENDA ERES DO JEM
TE LEDHATOJ TRUPIN TEND,
DUA TE JEM UNE AJRI QE TI THITH,
DUA TE JEM NDJENJA JOTE PLOT LUMTURI,
DO JEM ENGJELLI YT QE DO TE MBROJ,
DO JEM NDJENJA JOTE ME E MADHE NE BOTE,
DO JEM GJAKU QE RRJEDH NE VENAT E TUA
DUA TE JEM......................... naten e mire ...do jem te dua.


Postuar nga njeni datë 20 Qershor 2007 - 21:35:

ka muaj qe nuk qesh si te tjeret........ se buzet me jane rreshkur nga era e vetmise.......... dhe vite qe nuk qaj si cdo njeri se lotet me jane thare.............. dhe shpirti eshte kthyer ne shkretetire.......... sepse me mungon ti dashuria ime.............


Postuar nga shpirti i dyzuar datë 24 Qershor 2007 - 22:01:

..................

GABOVA SEPSE.........



Gabova sepse .....
e preka realitetin me duart e endrres
e preka dashurine me duart e dhimbjes
e preka lumtirine me duart e zhgenjimit
dhe me solli dhimbje kujtimi i gabimit

Se te dshurova ndihem me faj
por nuk eshte faj te dashurosh
atehere del se une jam pa faj
por pafajesia ndihet me faj

Qetesia e dashurise u shqetesua
sepse zhgenjmi me lendoi
por une lendimin serish e dua
sepse vtem keshtu une mund te te kujtoj

Nuk e di cfare kam qene per ty
por ti per mua do mbetesh gjithcka
sepse tek une te solli jeta
dhe aq papritur te mori vjeshta

E nese endesh neper bote
sa yne askush nuk do te te doje
dhe nga faqet rreshqasin lote
e zemra vazhdon te iluzionoje ...........


Postuar nga shpirti i dyzuar datë 24 Qershor 2007 - 22:08:

pa titull se titulli je ti

I ftohti rreshqet ne rruget pa kthim
qielli eshte vrenjtur : krim apo ndeshkim?
krim dashuria apo vuajtja krim?
ndeshkim krimi qe ben te vuaj dashurine

Trishtimi perpelitej ne zemer dhe me mundonte
shpresa zvarritej qe te mbijetonte
qe te t'humbisja nuk mund ta pranoja
ishe aq larg sa ylli qe po veshtroja

Te dua edhe pse me ty kurre s'do jem
do te ikesh si koha qe kurre me pas nuk vjen
nje dashuri qe do jetoje vetem brenda zemres time
e ardhmja do te jetoje gjithnje me kujtime


Postuar nga Zhylien Sorel datë 24 Qershor 2007 - 23:38:

Smile

Fantastike keto dy poezit tuja Shpirti dyzuar.Flm qe pasuroni kete fjalor romantik.Vecse mendoj se nuk duhet te jete perjetesisht keshtu ....psimizem ...gri....
Duhet te vi optimizmi,te iki dyzimi ...dhe te vijne ngjyrat e bukura ....


Postuar nga shpirti i dyzuar datë 26 Qershor 2007 - 21:57:

PER TY.......

U GJUNJEZOVA,U PERGJEROVA
KERKOVA NGA TY LEMOSHE DASHURIE
PAS KTHEVE SHPINDEN
DUKE NXITUAR ME NJE HIJE MESHIRE
TE DEDIKOVA ARSYEN DHE NDJENJEN
MOHOVA DHE VETEN
TI S'DO TIA DISH
SHKEL MBI TE VERTETEN
KOTESI E KOTE KJO JETE PA TY
TMERRESISHT E DHIMBSHME QE S'JEMI TE DY
ME FAL QE TE ADHUROVA
KETO VARGJE TI DEDIKOVA


Postuar nga shpirti i dyzuar datë 26 Qershor 2007 - 23:11:

.....................

KRAHERORI ME RENDON NGA KJO NDJENJE UNIKE DHE E PERJETSHME.
TI NUK KE NDJENJA O NJERI I AKULLT.
PO TE JAP AQ SHUME NGA VETJA PERSE ASPAK NUK ME NDJEN?
MOS MENDO SE JAM LODHUR UNE JAM KEMBEKRYQ E ULUR NE UDHEKRYQIN E DASHURISE.
SADO VONE TE JETE EJA DHE JEPI DREJTIM DHE KUPTIM KESAJ NDJENJE O RRAHJE E ZEMRES...............


Postuar nga Katilesha datë 29 Qershor 2007 - 01:49:

............

Pershendetje yll...

si po ia kaloni bashke  Ti dhe Hena?Mos i beso fjaleve te Henes ,por adhuroje bukurine e saj....! Mos e degjo se cfare thot ajo ,por dashuroje duke heshtur....,duke  heshtur bashke me kete erresire qe ndricon ato kujtime qe tashme hena i di dhe hesht bashke me mua.......!!!

Naten dhe te fala henes....!!

                                           -mesazh nga nje adhurues i Henes-


Postuar nga shpirti i dyzuar datë 03 Korrik 2007 - 14:32:

O NDJENJA IME SHEKULLORE
TE IDEALIZOVA
TERESISHT MI MORRE
STE HARROVA
MA FAL NJE DROMCE
DASHURIE
JEPI SHPRESES NJE FIJE
LIRIE
ZVARRITEM PAS HIJES
DEHESE
NGERDHESHESH ME NJE SHIJE
THERESE
U LODHA NE PRITJEN
E KOTE
SFILITUR KAPERDIHEM
NE LOT
LAMTUMIRE BINDSHEM
ACAR DASHURIE
LAMTUMIRE SY TE AKUULLT
STIMUL MERZIE


Postuar nga shpirti i dyzuar datë 04 Korrik 2007 - 16:36:

NJE SHPIRT I VIRGJER BRENDA TE STREHON
NJE RRAHJE ZEMRE PER TY VAZHDON
SHKEPUTEN NGA QERPIKET LOTE KRISTALI
E QENIA KISH VDEKUR E KISH THARE MALLI....



E NDJEN KETE FLLAD TE KETIJ MUZGU DEHES
NESE E NDJEN PO E NDJEJME TE DY
ME NJE NDRYSHIM TE PAPRANUESHEM
UNE KETU PENDUESHEM
TI ATJE MENDUESHEM


QERPIKET PUTHEN LODHUR NGA KJO DITE E VARFER SI PERHERE
E ULUR PRES HAPA TROKITJE NE DERE
EEEHHH SOT ASKUSH NUK U BE I GJALLE
NESER DO KUJTOHET NJERI PER MUA VALLE...



KA NDJENJA QE ME MBYSIN CUDITERISHT FORT I SHTRENGOJ
KA NJEREZ QE NA LENDOJNE FATALISHT ME SHUME I DOJME
KA GJITHCKA,KA ASGJE
QENDROJ NE REVOLTE E SMUND TE NGRE ZE....


NJE PRITJE QE PRET PA SHKEMBIM
NJE QENIE QE MERR FRYME PA GEZIM
NJE QENIE FORT E DASHURUAR
NE QENIEN TJETER PERJETESISHT KRYQEZUAR.....


Postuar nga Katilesha datë 06 Korrik 2007 - 01:35:

Me fal ,te them,shpirt. Te dua zemer!

Kjo kenge eshte genjeshter ,eshte vetem nje enderr.

Eshtenje mall i thjeshte qe ndjenjen e shtyne,

Kjo nate eshte e ftohte pa yje,e ftohte dhe me bryme.......!!

 

-autorin nuk e mbaj mend-


Postuar nga Katilesha datë 10 Korrik 2007 - 01:58:

.........

E ndjeva deri ne pore puthjen tende...dhe tani hap dritaren se po troket puthja ime...Por te lutem kujdesu per te se eshte e brishte dhe kerkon nxehtesine e buzeve te trendafilta........Mjafton qe ti te mbyllesh syte dhe e ndjen se sa e cliter eshte ajo........

 

                           -perseri nga adhuruesi i henes...-


Postuar nga Katilesha datë 12 Korrik 2007 - 19:26:

Shshshsh mos e prish magjine e ketij casti hyjnor.....mbyll syte....lere trupin tend te perkedhelet nga duart e endrrave dhe mendo e dashuro ke te duash Ti.....edhe Bijen e Diellit aspo Sirenen e Detit po te duash......sepse une po iki larg teje te kridhem ne jastekun e harreses........

Naten e bukur yll i mengjesit tim....!!

                                             01:35:11 (....s'pranoj replika) :p


Postuar nga Katilesha datë 14 Korrik 2007 - 23:43:

Ku je?
Kam frike te rri sonte vetem,
S’e
di perse

Dhimb
jen se ndjej me te tretur.

Pyes yjet per ty
Ato thone: “S’eshte me ne.”
Pyes detin per ty
Ai thote: “Brenda teje e ke.”
Te kerkoj Brenda meje
Te gjej dhe te humbas serish
Po  perse luan valle?
Dikur
dashuria keshtu s’ish.

Te kerkoj ne zemer
Aty kishe mbetur
Per te jetuar pergjithmone
Dhe me mua per t’u tretur…….
                                                                     007


Postuar nga bucimakja datë 17 Korrik 2007 - 15:42:

......Te le te jetosh gjithe jeten time..
ne menyre qe te mos i perjetosh vuajtjet e jetes
dhe te siguroj se une do ndihem mire
-Do te le driten e syve te mi
qe te dyfishosh shikimin ti
se dhe une pastaj me verberine do jem e lumtur
-Do te jap gjithe aftesine per te degjuar
dhe frymarrja ime e gjitha e jotja do te jete
bashke me te rrahurat e zemres,
qe dhe jeta te te zgjatet pastaj,
e imja serish me e gjate do em duket
-Ditet e mija,aq me pak nuk do te te mungojne
qe tuat kurre te mos mbarojne
une ska gje gje se do i zevendesoj me netet,
sme hyjne shume ne pune
gjithe lumturine time do ta dhuroj
qe ti te mos reshtesh kurre se buzeqeshuri
gjithmone te qarat buzeqeshje do me duken me vone
-Dhe dashurine qe per ty kam te fal te gjithen
dhe ta sigurj se ehste shume e madhe
mjaftoon bashke me tenden
qe te duash dike tjeter pafundesisht
mua ska rendesi se butesisht me perkedhel urrejtja
ska gje pse diku ne ndonje cep me shfaqet dhe vdekja.....
Nga ti skerkoj asgje pervec se vetem
vetem pakez shikim nga syte tuaj
nje vallzim si dikur.....ne arene
me pjesmarrjen e gishtave te dores
Vetem kaq dhe te shikoj lumturine ne syte tuaj
kaq me mjafton mua
Oksigjeni i jetes sime gjithmone ka per te qene
buzeqeshja jote
dhe pastja jeta ime........
do jete gjithmone e pafundme........
                                                                            15.07.07 02:34


Postuar nga njeni datë 27 Korrik 2007 - 22:05:

perse syri po loton.........
perse vall mendoj per ty........
perse te mbaj ............
ne shpirtin tim ...............
perse me ke mbetur .............
si nje kujtim ...............

si nje kujtim ..............
qe sdo vdesi kurr ..............
deri sa te vdes dhe un ............
me vete kujtimin ............
qe kam per ty .............
do ta marr .............
edhe brenda atje ne varr ...........

atje ku askush sme besdis ...............
atje ku vajin do nis ...........
atje per ty do mendoj .............
per dashurin ton .............
qe kurr nuk ekzistoj ............

atje ku trupi do te tretet ..........
po dashuria per ty ..........
gjithmon do mbetet ..........

coje mendjen nje her tek un.................
mos harro se te dua shum ..............


Postuar nga Katilesha datë 30 Korrik 2007 - 00:14:

Te  pate thene per naten dhe yjet,qe aq shume I adhuroje.
Te pata thene per detin dhe qiellin ,qe aq shume I admiroje.
Per guret e qetesise ,per cdo vale te shpirtit tend…
Te parta thene per syrin qe behet shikim dhe gjumin qe ktheht ne enderrim…
Te pata thene edhe per mendimet…,per fjalet dhe ndjenat e tua…
Per te gjitha keto te pata thene : Kujdes,Mos u Dashuro me mua
Se ne zemren time s’ka vend per
Te Dua…!
 
Ps:  dedikuar Ne……….Nga A………


Postuar nga Katilesha datë 22 Gusht 2007 - 16:43:

Diku Ne nje qoshe e trishtuar qendron e heshtur  jeta ime....Ashtu e ulur kembekryq po mundohet t'i beje balle eres qe ne fytyre i hedh pluhurin e kujtimeve tashme te zhubulosura.Te zbehte e ka shikimin perderisa syri i  saj nuk arrin te dalloje ngjyren e arsyes  te kesaj ndarjeje te pabesueshme.Shume te pameshirshem e ka edhe misterin,ngaqe tani rreh  dhunshem pendimi me kamxhiket e vujatjes...dhe ne preher mbart mallin , perkedhel me kujdes ndjenjen qe t'i zere gjumi i harreses. Diteve ne vazhdim u duhet patjeter nje trukim fytyres se tyre te zbehte,qe te mallengjeje pak buzeqeshjen e braktisur..........

Dhe thone pastaj se jeta eshte e bukur.........!!!

 

 ps: Kete copez ia kam grabitur Bucit nga fletorja ku e kishte shkruar.....Me pelqeu...


Postuar nga Katilesha datë 25 Gusht 2007 - 23:57:

Post

" Kjo nate me duket e perjetuar.......edhe ky fllad qe po ma pershkon zemren e lenduar nga disa kujtime te zhgenjyera......Shume kujtime po ti me nuk je.....dhe kjo nate ndoshta kerkon qe te hakmerret me mua....Nuk e di! Apo eshte zemra qe ia kujton kesaj nate ato caste qe sjell vetem nje moment gezimi dhe me pas cdo gje shuhet brenda heshtjes se mistershme te kesaj nate qe mbizoteron brenda meje.....vertete Nuk e di!"

- Perseri nga adhuruesi i Henes-


Postuar nga Glaukus datë 26 Gusht 2007 - 03:10:

 

- ... në rast se do mundesha ta rikrijoja botën ... do të vendosja buzëqeshjen tënde në vend të diellit , shikimin tënd në vend të qiellit , zërin tënd në vend të erës ..................... dhe ajo do të ishte një botë e mrekullueshme ... botë përrallash ....!!!


Postuar nga njeni datë 06 Shtator 2007 - 13:07:

Si hena je i bukur, je i mrekullueshem, je e vetme. Si hena ndricon me pranine tende gjithcka qe rrethon. Si hena do te shihja per ore e ore bukurine tende deri sa te zhdukej pertej boshllikut dhe te prisja deri sa te shfaqesh serisht, te imagjinoj afer meje, me driten e syve te tu qe ndricojne te mite, por je kaq larg, pothuajse e paarritshme.


Postuar nga Katilesha datë 13 Shtator 2007 - 18:11:

" Kur te pashe , rashe ne dashuri me ty ..........dhe .....ti buzeqeshe sepse e dije......."

 

- Nuk me kujtohet kush e ka thene....


Postuar nga Katilesha datë 14 Shtator 2007 - 22:40:

Post

.........

Trishtimi si maje gishtash te acarte po me pershkon gjithe trupin...Jam para kesaj mase te kristalte dhe po lexoj rreshta pafund dhimbjesh nga dashuria.

Mendimet ndalen per nje moment.....Suspanse....dhe e kupton qe gjithe jeten e kalojme duke shpresuar se nje dite mbase do te jemi aq me fat sa te takojme dashurine e vertete dhe atehere kur besojme dhe mendojme se e kemi takuar..,atehere kur ndjejme se jemi bere Nje me te...atehere kur nuk dime me te bejme dallimin se ku eshte fillimi i saj dhe fundi yne...atehere kur ndjenja hynore strehohet ne shpirtin tokesor duke mos njohur as fill dhe as fund .....dicka ndodh.....dhe ne i kthejme krahet ...ajo na kthen krahet....dicka ndodh ........dhe njerezit ndahen.....Pastaj rendim...rendim pafundesisht pas gjurmeve te dashurise....e takojme ate ne cdo fytyre ...e ndjejme ne cdo arome flokesh qe valviten nga era ne rruge.....e ndjejme pranine  e saj ne cdo moment qe mbyllim syte....ne cdo lot qe derdhim dhe ka shijen e embel te buzeve te saj,fjaleve te saj,syve te saj..............Sa e cuditshme dashuria...romantikja!!!

Dhe me ne fund vjen casti i shumepritur ,kurorezimi i dashurise...i romantikes....i romantikeve......kembanat e ujvares se loteve bien...holli i zemres eshte i mbushur me imazhin e  dashurise...si nje holl i mbushur me pasqyra qe reflekton gjithnje te vetmen fytyre .......dhe me ne fund cifti i romantikeve ...cifti i te dashuruarve vene ne  duar rrathet e trishtimit dhe vujatjes pa cmim  duke peshperitur betimin e perhershem dhe klasik:

" Do te dashuroj me nje dashuri   besinke dhe te sinqerte ne te mire dhe ne te keq ...derisa dhimbja dhe vuajtja  nga dashuria  perjetesish te me vdes....!!"


Postuar nga Katilesha datë 15 Shtator 2007 - 17:02:

Arrow

Kujtimet  jane brenda meje dhe hareshem vazhdojne "lulezimin" ne keshtjellen e tyre ...,ato jane kaq te pabindur , kryenece , kaq kembengules , ndonjehere duken si te pamposhtur edhe pse thelle jane me te brishte se vete brishtesia...,tamam sikur dhe ti! Shpesh here ato rebelohen dhe sy kerkojne serish per te te pare , veshe kerkojne serish zerit tend per t'iu gezuar,madje dhe atyre loteve te pafaj te pakten dhe nje here psheritimen per t'ia degjuar , kujtimet kerkojne goje per te thirrur , per te treguar , pafundesisht per te folur , falje per te kerkuar....kujtimet kerkojne gjithcka dhe nga une ne fund marrin Asgjene!!

Harro se ke sy, veshe dhe goje...as mos shih , as mos degjo dhe as mos fol ...

Kurre me mos fol!!!


Postuar nga Zani datë 16 Shtator 2007 - 18:16:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
.........

Trishtimi si maje gishtash te acarte po me pershkon gjithe trupin...Jam para kesaj mase te kristalte dhe po lexoj rreshta pafund dhimbjesh nga dashuria.

Mendimet ndalen per nje moment.....Suspanse....dhe e kupton qe gjithe jeten e kalojme duke shpresuar se nje dite mbase do te jemi aq me fat sa te takojme dashurine e vertete dhe atehere kur besojme dhe mendojme se e kemi takuar..,atehere kur ndjejme se jemi bere Nje me te...atehere kur nuk dime me te bejme dallimin se ku eshte fillimi i saj dhe fundi yne...atehere kur ndjenja hynore strehohet ne shpirtin tokesor duke mos njohur as fill dhe as fund .....dicka ndodh.....dhe ne i kthejme krahet ...ajo na kthen krahet....dicka ndodh ........dhe njerezit ndahen.....Pastaj rendim...rendim pafundesisht pas gjurmeve te dashurise....e takojme ate ne cdo fytyre ...e ndjejme ne cdo arome flokesh qe valviten nga era ne rruge.....e ndjejme pranine  e saj ne cdo moment qe mbyllim syte....ne cdo lot qe derdhim dhe ka shijen e embel te buzeve te saj,fjaleve te saj,syve te saj..............Sa e cuditshme dashuria...romantikja!!!

Dhe me ne fund vjen casti i shumepritur ,kurorezimi i dashurise...i romantikes....i romantikeve......kembanat e ujvares se loteve bien...holli i zemres eshte i mbushur me imazhin e  dashurise...si nje holl i mbushur me pasqyra qe reflekton gjithnje te vetmen fytyre .......dhe me ne fund cifti i romantikeve ...cifti i te dashuruarve vene ne  duar rrathet e trishtimit dhe vujatjes pa cmim  duke peshperitur betimin e perhershem dhe klasik:

" Do te dashuroj me nje dashuri   besinke dhe te sinqerte ne te mire dhe ne te keq ...derisa dhimbja dhe vuajtja  nga dashuria  perjetesish te me vdes....!!"



Kati....!
Shume kuptimplote kjo qe thua me larte .....shume me pelqeu te lumte penda dhe mendja ......!


Postuar nga bucimakja datë 16 Shtator 2007 - 21:29:

te belbezoj dashuria kaq bukur te veshi.....skisha pare...te te kendoje qe te ta heq trishtimin..e ndjekur me vallzimin e .... gishtave te dores....skisha degjuar....por te te pershperise......dhe te te ulerase lumturia.....me ane te shikimit qe ben te shpertheje buzeqeshje ngado dhe kudo....te ben te ndihesh e te vertete si nje princeshe...me ndjenja aq te levizshme te kuqe flake......me pare skisha perjetuar.....cfare lemshi...shume i bukur per tu zhublosur ne te....


Postuar nga Katilesha datë 16 Shtator 2007 - 21:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Çaushi


Kati....!
Shume kuptimplote kjo qe thua me larte .....shume me pelqeu te lumte penda dhe mendja ......!



........

O MIk  Ti gjithmone rikthehesh me komplimente gjithe elegance.

Te pershendes nga larg.


Postuar nga Zani datë 17 Shtator 2007 - 01:40:

Pershendetje !


Mos qaj per mua nese ste afrohem...sepse ma ndalove me betimin qe ke bere qe kurr ma sdo te dashurosh ...ja qe jeta ka sfida dhe te papritura ...as ti kurr se besove se do te linde nje dicka kaq e forte ne mes nesh ....dicka qe rrenjesisht ndryshoi brendesine e shpirtit tend....por edhe timin !... e di pse ? ....sepse une gjeta noten e tingullit te melodise tende ....asaj melodie qe Ti kishe harruar se si degjohej .....preku dicka thell ne Ty ....u zgjove nga nje gjume shume i thell....dhe e pyte zemren a mund te filloj edhe nje here nga e para .... duhet shume mire ta dish se kur nuk te shof e ste kam me shume po lendohem ....Prandaj lamtumire dashuri jetime ....mos qaj per mua nese sdo vij me te pa....sepse nje here me vjen te qesh e nje mije here me Qa....kurr me deshire sdo thoja fjalen lamtumire !

.....................
Te gjithe Ju ne kete teme qe keni postue ....nje falenderim du me u dergue !jeni te mrekullueshem te gjithe ....do jem perkrah jush brenda mundesive !


Postuar nga Katilesha datë 21 Shtator 2007 - 12:08:

Lightbulb

Eshte e vertete lumturia ndonjehere te le pa fjale....ose me mire i merr fjalet me vete ne aurolen e saj . Aurole per te cilen kaq shume dhuruam te dy ....sa vite.....sa fjale..sa premtime...sa mesazhe si prej dy femijesh qe bien per here te pare ne dashuri.....

-Sa here qe dora e kujtimeve te mia perkedhel embel cdo fjale qe ke shkruar , vetvetiu nje buzeqeshje enderrimtare me shtriqet ne fytyre ........Sa e magjishme , e forte , e pabesueshme eshte kjo ndjenje qe na bashkon..........

Sa shume e besova mbreme qe " Ne Ekzistojme".....

 

Faleminderit F.


Postuar nga Katilesha datë 26 Shtator 2007 - 22:05:

Rovena Dilo - Dorezohem

Ti nje dite do me kerkosh
te jetoj vetem per ty
e une do t'a bej
ti nje dite do me ndalosh
te largohem nga ketu
me nje puthje me burgos
e une do te rri.
Ti po me mbylle syte nje dite
do te ndjek un pas aty
jam e bindur kur t'i hap
me ty do jem prane.

Ti me pushtove menjehere
asnje lufte te me sfidoje
kali i trojes nuk t'u desh
brenda zemres te kaloje.
Vetem ti,je sunduesi im i heshtur
ke fituar dhe ke mbetur
ti mendimi me i bukur
si deshira me e cmendur qe une kam.

Dorezohem para teje pa nje kusht
per fjalet qe vec ti mi thua
per gjerat qe ti ben per mua
s'mund te jem
e lire pa ty si mund te jem?
lirine pa ty perse ta kem?


.........

http://www.youtube.com/watch?v=mS74FHXN2oI


Postuar nga Katilesha datë 26 Shtator 2007 - 22:44:

Post

Shpesh here dashuria jote , ndjenjat e tua , shikimi yt , Ti , me beheni lemsh ne fyt dhe une nuk mundem as te te kaperdij. Kam frike se do mbytem me ty..,se do mbytem me lemshin e te qenurit tend ,qe kerkon papushim te mbetet brenda meje....Ti me ke lene te verber ndaj cdo bukurie dhe dashurie tjeter qe lehtazi si nje fllad me perkedhel , Ti me ke lene te shurdhet ndaj cdo melodie , ndaj cdo peshperitje dashurie qe mua mundohet te me arrije...Ti me le jetime ne dashuri.

Sa i pashpirt paske qene dhe vazhdon te jesh! 


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2007 - 00:04:

Exclamation

 

"Po qe se pemet dridhen mbi xham

e plepat hidhen gjer naten vone,

te dish ne mendje vec ty te kam,

e pres te vish me mall gjithmone.

E nese rete mungojne pertej,

e hena rreze ngadale leshon,

ta dish ne mendje vec ti me je

krejt qenia ime Ty te kujton."

                                                V.S 


Postuar nga Zani datë 28 Shtator 2007 - 00:53:

Asgje se ploteson mos prezencen tende ...je me e veqanta nder te veqantat brenda meje ,asnje here nuk e kisha imagjinu se mund te kem ndonje force vullkani brenda shpirtit tim per te dashur kaq shume TY !!!!....pse ndodhet kjo fshehtesi ne mua ? valle ekzisiton kjo edhe tek te tjere njerz ??? pse kaq shume besim ne mua ne dicka qe kurr realizim ska!fjala jote shkrimi yt me mori ne nje bote qe kurr skisha kaluar me pare ...nuk me kishte pergatitur jeta per keso lloj aventurash dhe isha jam dhe mbetem i virgjer per aventura te ketij lloj....hyra sikur te isha i mpire ne mendje ...qe atehere mendja ka mbet e mpire dhe ska kthjellje....eh ç'dhimbje shpirti qe ndjej!!! as nuk kam guximin te ti shfaq gjithe ndjenjat e mia ...sepse ti je betuar ne dicka jo te natyrshme ne dicka qe as perendija se lejon, ke denu veten tende pa asnje shkas ..."je betu te jetosh pa dashuri"!!!......e di valle Ç'mekat je duke bere!!??...
vetem ate here kur dashuron ndjen se je me e gjall dhe me vitale! ...mbete pa mua e une gjithmone do te dua keshtu si sot si neser si cdo dite te jetes sime qe kam perpara ....digjem per Ty ....e Ti paq Lumturi pa mua UROI!??...dhe vertet Ti je "Dashuri Jetime" e Jetes sime ...do te shkruaj nje roman per Ty ....e lutem qe nje dite te kesh femije ....dhe djali apo vajza te te pyes kush e ka bere kete roman per Ty Mami!?...do i thuash nje mik i zemres sime!
Me mall te zhuritur te puthe shume fort ....I YTI!


Postuar nga kotka datë 28 Shtator 2007 - 01:22:

Me romantike se kjo Caushi nuk kisha lezuar, me kujtove Eugjen Onjeginin.

 


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2007 - 21:06:

E di se cili ishte gabimi im i vetem??

Qe une nuk te deshta ty si nje Njeri , por si nje Perendi.

Ti ishe per mua Hyjnorja , fati te kishte sjelle nga qielli vetem per mua.

Por ti sot nuk je , Une nuk jam, Dashuria me nuk eshte dhe vete fati jone per kete qan....

                                         Kati


Postuar nga Katilesha datë 29 Shtator 2007 - 23:43:

Largohu.....

Largohu nga une hije e bardhe e kujtimit me te bukur.

Largohu nga une hap qe me ndjek ne cdo mendim.

Largohu nga une shpirt i perlotur.......

Largohu nga une prani e mungeses .......

Largohu !!

 

007


Postuar nga Zani datë 30 Shtator 2007 - 00:20:

FALEMINDERIT !

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Me romantike se kjo Caushi nuk kisha lezuar, me kujtove Eugjen Onjeginin.

 




Faleminderit kotka shume !!
se dij se si vendosen keto puthjet ne faqe po ja une une poo i shkruaj me fjale ....te puthe fort tek faqja !

shume miqesisht
Çaushi!


Postuar nga Katilesha datë 30 Shtator 2007 - 00:23:

Re: FALEMINDERIT !

Citim:
Po citoj ato që tha Çaushi


Faleminderit kotka shume !!
se dij se si vendosen keto puthjet ne faqe po ja une une poo i shkruaj me fjale ....te puthe fort tek faqja !

shume miqesisht
Çaushi!



..........

Me pelqen sinqeriteti jot ... te puth dhe une te faqja mik....


Postuar nga Zani datë 30 Shtator 2007 - 00:27:

Re: Re: FALEMINDERIT !

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007


..........

Me pelqen sinqeriteti jot ... te puth dhe une te faqja mik....




SHUME FALEMINDERIT !!!
Ty Mikja e sinqert e imja te pershendes si njeren nder miqt e veqante te jetes sime ....dhe une fort te puthe te faqja Ty Kati.....!


 


Postuar nga Katilesha datë 30 Shtator 2007 - 00:47:

Çudi...

Degjoj nje jehone zeri duke thirrur emrin tim me nota malli.

E di..

Eshte thirrja jote....

Sinqeritet...

Edhe ti me mungon...

 

...007


Postuar nga njeni datë 04 Tetor 2007 - 23:09:

E pranoj se jam fajtor qe ty zemren ta kam thy................... E pranoj se kam gabuar qe ty shpinen ta kam kthy................... E pranoj se zemra jote dhimbjet nuk i meriton.............. E pranoj se n'jeten time me mungon me mungon................ Jo s'te harroj kurre s'mundem ty t'mos dashuroj...........


Postuar nga njeni datë 05 Tetor 2007 - 19:41:

kam kerkuar ne cdo cep te botes gjerat me te bukura per te te dhuruar…….. por si gjeta dhe s`di se ne c`pik te botes mund ti gjej ……………. por kuptuvo qe asgje s`vlen si dashuria jote………….. cdo gje do jepja ne kembim te nje buzeqeshjeje……………te nje puthje nga ti ……… te nje mendimi tendin………… ateher me kerko cfar te duash…………….do te jepja gjithcka vetem per te treguar qe s`jam ne lartesin tende………….




NJENI


Postuar nga kotka datë 05 Tetor 2007 - 19:52:

Njeni, e di ti qe flet duke kenduar si personazhet e Homerit :p (vetem me kete fakt bindem une, qe historia homeriane i ka rrenjet tek Shqiperia jone) :p dhe qe ne prozen tende ka shume poezi :p

Shqipja eshte kaq e bukur ta kendosh dhe poetosh sa te vijne fjalet vete gurre-gurre si ne nje perua te vogel ku rreshkasin pa zhurme.

Mua kjo nuk me ndodh me gjuhet e tjera..ta them sinqerisht:p


Postuar nga njeni datë 06 Tetor 2007 - 18:46:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Njeni, e di ti qe flet duke kenduar si personazhet e Homerit :p (vetem me kete fakt bindem une, qe historia homeriane i ka rrenjet tek Shqiperia jone) :p dhe qe ne prozen tende ka shume poezi :p

Shqipja eshte kaq e bukur ta kendosh dhe poetosh sa te vijne fjalet vete gurre-gurre si ne nje perua te vogel ku rreshkasin pa zhurme.

Mua kjo nuk me ndodh me gjuhet e tjera..ta them sinqerisht:p



kotka kete mendim kam dhe une............ mjafton qe te fillosh nje kenge apo pezi dhe pjesa tjeter fillon e krijohet vet-vetiu.....................:p

sbesoj as une se mund ti ndodhi ndonjeriu me gjuhet e tjera kjo gje..............:p


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.