| Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Kam harruar te vdes
te degjoj zerat brenda meje
te ftilloj mjegullen e mendimeve
te them nje fjale dhe vete.
Kam harruar si merret fryme
si buzeqeshet nga lumturia
si dashurohen netet nen puthje
si priten mengjeset me endje.
Kam harruar si kendohet
si thuren notat me shtiza enderrash
si jargaviten deshirat pentagrameve
si enderrohet edhe me sy hapur.
Kam harruar gjithcka
asgje nuk me kujtohet me
nga kohe e shkuar as tani
gjithcka u shua dhe iku
mbeti thjeshte nje Kujtim.
Se di pse po bertet zeri im i brendshem sot????
E si behet te mos e degjoje....e kam inat kur ka te drejte....E kam inat,kur ai me thote cte bej..dhe une bej sipas mendjes sime.....Me lodhe....pusho...nuk dua te degjoj...e di qe ke te drejte....por sdua....Edhe kesaj here do behet si dua une....ndoshta per te fundit here....
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ndoshta eshte me mire te harrosh ato qe shuhen dhe ikin.
Eshte ora 2 mbasdite dhe syte sapo me hapen. Shikoj perjashta dritares ku dielli ka marre kupen e qiellit ne dorezim dhe shkelqen me shume se kurre. Ul grillat dhe kthehem ne krevat nga ana tjeter. Nuk dua te cohem. E pse duhet te cohem valle?
O Zot kur arrita ne kete pike?
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Eshte ora 2 mbasdite dhe syte sapo me hapen. Shikoj perjashta dritares ku dielli ka marre kupen e qiellit ne dorezim dhe shkelqen me shume se kurre. Ul grillat dhe kthehem ne krevat nga ana tjeter. Nuk dua te cohem. E pse duhet te cohem valle?
O Zot kur arrita ne kete pike?
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
shpresoj te jesh mire, ose te behesh me mire ingmetalboy, se sa per mua u plaka me ket orar gjumi, nuk njoh gje tjeter... nata gjithmone vjen dhe kalon, me gjen dhe me len gjithmone te zgjuar... faktikisht me pelqen ky dhoj orari, qetesi e madhe...
p.s.... tani eshte vone, ka kaluar 4 e mengjesit... kam blere te gjitha seasons of Seinfeld, good stuff...
Ne nje kornize te vockel fare e gjeta horizontin tim sot. Kurrizi me dhemb nga te kerrusurat dhe syte me jane zmadhuar nga erresira. Cudi. Sa pak duhet qe te harrojme qiellin pafund dhe eren e tokes se sapo lagur nga shiu. Eshte cudi sa shpejt mund te kthehet nje njeri qe kerkon rrahje zemre te verteta ne nje gungac qe i trembet veshtrimit te tij ne pasqyre. Eshte bere kohe tani qe kam filluar te germoj thelle ne veten time. Te them te drejten shume here jam penduar qe mora kete hap, por nuk e di ku gjeta forcen te vazhdoj. Dhe ja ku jam sot, i ulur para kompiuterit tim tek po perpiqem te thyej kete kornize ku kam futur veten prej shume kohesh. Nuk eshte kollaj e di, por dhe ashtu si me pare nuk vazhdohej.
E di qe edhe pse drita eshte larg here pas here ndjej ndonje puhize ajri te fresket qe me jep shprese. Me jep shprese qe po ec ne drejtimin e duhur dhe nqs rrezohem mund te ngrihem prape. Eshte e veshtire. Sidomos keto kohet e fundit luhatjet e humorit aq te shpeshta me raskapitin. Edhe tani, gjate kohes qe po shkruaj keto rrjeshta humori me ka ndryshuar nga te qenurit blaah, ne mendime vetvrasjeje, pastaj ne eufori gezimi, ne frymemarje te qete dhe tani ... hmm... tani jam perseri blaahh.
Po perseri ajo puhize... mjafton te mbyll syte dhe me ben te ndihem me mire. Me jep force te vazhdoj, te germoj me thelle, te perpiqem te kuptoj veten vertet kush jam. Nuk kam me interes te di se cfare me solli ketu. Eshte bere kohe tani qe kam bere paqe me kete mendim. Tani dua thjeshte te kuptoj.
sonte kalova pak kohe duke veshtuar qiellin me nje teleskop te fuqishem, hena me dukej se mund ta prekja nese do shtrija pak doren, jupiterit i dukeshin unazat dhe henat qe i sillen verdadhe, ne nje moment te shkurter duke veshtruar ne teleskop te zhduken para syve, eshte toka qe rrotullohet shpejt, eshte koha qe iken shpejt, shume njerz behen shume optimista kur filozofojn se jeta eshte e shkurter dhe duhet t'a jetojme sikur eshte dita e fundit... fuck it! what's the point anyway?!!
kurjoziteti i te nesermes i guess...!!!
Ne harresen e nje qielli pafund, ashtu me goje hapur duke e permbytur veshtrimin yjeve, ndjej shqisat e tejmbushura prej civilizimit te prehen nen masen inerte te hicit. Cudi. Nuk e kisha vene re se sa me kishte munguar nje dite e ngrohte vere, buze oqeanit peshperites qe shlodh syte me hapesiren e tij pafund. Ne fund te atyre kanaceve te birres qe mbushin koshin e plazhit ngjitur me karrigen time lekundese, degjoj serisht frymemarjen time shpirterore tek qetesohet. Thjeshtesia e momentit me perfshin dhe mua duke me bere te harroj qe jam nje qenie e komplikuar qe ndryshe ndjen, ndryshe mendon dhe ndryshe vepron i ndikuar nga faktore shpesh te paperfillshem ose ndonjehere te panjohur. Tani jam thjesht nje me karrigen time, nje me lekundjet e saj, nje me shijen e birres se ftohte, nje me eren qe freskon qafen e mbuluar nga djersa, nje me valet e oqeanit. Dhe tani gjithcka duket kaq e thjeshte dhe normale duke me bere mua te tund lehte koken dhe te nenqesh kur mendoj sjelljen time. Gjithcka ka kuptim, pervec veprimeve te mija keto kohet e fundit.
Por per nje cast karrigia ndalon se lekunduri dhe ngadale kthej koken nga ana tjeter. Qyteti bashke me qiejtgervishtesit e tij te komplikuar qendron atje ne horizont ironik dhe fuqiplote, sikur do te me kujtoje qe ketu jam vetem per pushime dhe vendin e kam perseri ne gjirin e tij gjigand. Atje ku cekani nuk ndalon se rrahuri hekurin dhe ku baristet perzjejne alkoolin ne njemije menyra te ndryshme. Se bashku me te vjen dhe kompleksiteti modern i procesit te te menduarit dhe si zakonisht lodhja ime nervore.
Ah qytet i pagjume. Mjafton vetem hija jote per te mbushur njerzit me mendime. Edhe karrigen time e ndalove se lekunduri. Si nje femer te merzitshme qe pyet "cfare po mendon tani?" mbas seksit, nuk po duroj dot prezencen e kesaj siluete mbrapa meje. Parajsa ime e thjeshtesise eshte prishur perfundimisht tani dhe me keqardhje shoh koven me akull bosh. Tani duhet te cohem, te eci deri brenda shtepise per te marre nje dozen tjeter me birra per te perpjekur dhe njehere nga fillimi procesin e sinkronizimit te valeve nervore me valet qetesuese te natyres ketu. Por e di qe kur te shkoj brenda ne shtepi ajri i ftohte i kondicionerit do te me beje robin e tij dhe birra do te zevendesohet me Jack, karrigje lekundese me kolltukun e rehatshem dhe qetesia e botes me ritmin pa zemer te nje filmi "intelektual".
Ne fund kush fiton? Nuk jam i sigurt qe ne nje histori te tille duhet me doemos te kete nje fitimtar. Ndoshta dhe kjo eshte me e thjeshte sec po e bej une. Ndoshta dhe ne fund te nje tavlle duhani te mbushur plot, diku ne nje lokal te zhurmshem, kompleksiteti njerzor mund te thjeshtezohet ne nje element hynor per te na kthyher perseri ne te njejten faze elementare qe dikur kemi qene.
Gjate gjithe kesaj kohe , kur e grisja letren me qindra here pasi kisha hedhur nje varg apo kisha shkruar nje rresht , me dukej vetja sikur isha e mberthyer nga nje kemishe force , qe me izolonte nga bota perreth meje dhe me mbante larg ndjenjave njerezore dhe te verteta, ku bardhesia patologjike verberonte muzen frymezuese dhe ndonje dell poetik qe gjoja me ben vizite here pas here , si nje mike e vjeter. Te mund te shkruaj eshte e rendesishme per mua ,shume me e rendesishme se sa te shtrohem ne ligjerata fjalesh te pafund, kjo sepse fjalet I merr era ,kurse shkronjat mbeten , lexohen , rikujtohen dhe riperjetohen sa here qe ti e ndjen me te vertete nevojen e nje ilaci per te mjekuar ndonje cast trishtimi , vetmie, dyshimi apo dileme si ky i dites se sotme...
zerat pushojne diten. zakonisht me agimin, me diellin, largohen dhe pasigurite e nates. zerat qetesohen, zbuten, fshihen. bishat brenda meje futen ne strofka. ndalojne zenkat politikanet e shpirtit tim. eshte e embel qetesia
Jam rehatuar ne shtratin tim dhe po munohem te tretem ne gjume. E pamundur. Dita ime neser do startoje qe ne oren 07:30 para nje dosje qe po me harxhon shume energji keto kohe ,por ka kaluar mesanta dhe une jam akoma zgjuar. Kam gjume ,por jo deshire per te fjetur, dhe nuk e di se cfare eshte ajo qe me mban zgjuar. Se cili mendim apo dyshim eshte me persisten ne koken time , se cili eshte me kokforte se une?Kjo me mundon. Kjo me inatos me veten, kjo me ben te ndihem e dobet perpara vetes. Te gjithe me shohin si nje femer te forte, te brishte ,por me karakter te forte, qe qan por nuk thyhet, qe eshte poetike , por nuk eshte e debult. Sa te verteta jane keto? Cilat jane te vertetetat e mia sonte?!
Genjejne veten ato qe mendojne se jane 100 % te sigurt tek vetvetja e tyre, qe mendojne se bejne ate qe duan dhe mendojne se realizojne cdo enderr te tyre. Eshte ndryshe te shprehesh ate qe je , dhe krejtesisht ndryshe ate qe deshiron te jesh. Ka nje hendek te tere midis vetvetes se dyzuar, vetes te binjakezuar ku njera ka si bosht realitetin dhe tjetra ka si bosht endrren. Kurse une nuk kam nje bosht timin , krejtesisht personal , qe ka si lende te pare shpirtin tim , patjeter qe ka element te endrres ,por endrra eshte realiteti im. Cudi!? Nejse me mire po ve zhavarinen e cel.per ne oren 06:00 te mengjesit. A new day , a new life!...
E' An KaTi
kjo eshin katlisha do te jet..
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
kjo eshin katlisha do te jet..

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati

Hajde kati se te gjithe njerzit kane momente te tilla ku ndjehen te lekundur dhe mosbesues ndaj vetes. Por me beso, nuk eshte asgje qe nje shishe whiskey dhe nje pakete cigare nuk mund te rregulloje.
Te kam shoqe trime.![]()

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
.........
Hmmmm pervecse dashamirese te alkolit ( qe jam edhe pa me than kush:p) do me besh edhe dashamirese te duhanit?
- Thnx Inge![]()

Shume! Shume me shume se cfare mund te perpunoj. Overdoze zerash te brendshem po nxjerrin trurin nga binaret. Jam i tejlodhur dhe trupi qendron i zgjuar vetem nga inercia e krijuar nga njemije zberthime kimike qe ndodhin ne cdo qelize time te konsumuar nga urdherat e shkrehur te trurit udheheqes. Renia nuk ka per te qene e bukur kete radhe. Rruge te mbare...
E njejta aresye qe me beri dikur te ndihem rehat ketu... e njejta aresye sot me ngacmon dhe me behet prezente thjesht fizikisht, me kryqezime qytetesh dhe cmendurish qe e sjellin ne mend. Asgje tjeter pervec deshires per ta harruar nuk ka mbetur. Dhe prandaj cdo grimce qe e kujton me bezdis, njesoj sic bezdisin kepucet e kostumit kur vishen per turizem. Eshte nje sensacion mos perputhje, nje celes qe jo vetem nuk hap asnje dere, por nuk hyn as ne brave. Dhe keshtu grimcat e realitetit ndukin bravat e mia me celesin e vjeter dhe ndosin pastertine e diteve te reja. Ato dite qe duhet ti perkasin vetem eksplorimit te territorit te papshurrosur nga e kaluara.
Keshtu me lind nevoja fizike (ashtu sic ishte aresyeja: "fizike"), per te qene larg industrive te dikurshme, dhe per ti kthyer qytetit tim shpirteror te drejten e turizmit me atlete.
Asnje britme ndergjegje me nuk me trazon
Gjumi nates zgjohet vec ne mengjes
Asnje mendim me nuk ankohet
Asnje rrahje zemre me nuk vdes
Era e nates se sotme
Asgje tenden nuk me sjell
Nje diell krejtesisht i ri
Nje hene krejtesisht te re sonte do sjell
Shume ide mpleksen formalisht. Hartojn nje teme disi retorike e cila mbart nje mori sugjerimesh. Nje kapienc e gjere kurjozitetesh, bredh si refugjat i uritur mendjen time duke honepsur dhe kolauduar kontradiktoritetin. Kerkon, harbutshem, rezultate fekonduese dhe taktika altruiste. Duket nje biluftim imagjinar, kromozomesh te diferencuar e pacivilizuar. Si per dreq, dicka me huton, s'shkon dhe filmi nderpritet! Mbase, spektri drites tanime mbeshtet mbi te tentakulat perandorake. Si te thuash, nje loje oligopolesh te kosmopolitizuar; shkembyes dhe redaktues ligjesh sociale e, ndoshta, fizike. Te projekteligjeruara "made in safari", gllaberime arkaike, sorrollaten ne form heliocentrike dickaje vertet solide. Vete perkufizohem, ideologjikisht, duke tymosur realen. Si te ndaloja qarkullimin e disa substancave keq-implementuese te subkoshiences sime. Megjithate sot arrita te shoh ylberin e vertet, ngjyren e tete! Nje telefonate c'kufizoj krimet, paktet e hemisferave mentale. Qene, dhe jane, pikerisht ata qe kontribuan ne konfuzionalitete deshtake, shumica fatale. Fal fonografit modern ndjeva nje fome ekzaltuese te me elektromagnetizonte duke me shpier, keshtu, gjetiu. Ne perandorin ku s'gjene gje tjeter vecse zogje luciferian, mjeshtrit e tentimit dhe harbimit psikike............ Martin Cooper, te kam nje nder!
Kete radhe hesht. Me shtyn me ngadale ne krevat pa pulitur syte me ate buzeqeshjen tende intriguese. Kurioz vendos te dorezohem i gjithi kesaj loje qe ti sapo ke orkestruar. Te shoh kur ul dritat dhe e gjitha pushtohesh nga tingujt e muzikes. Si e pushtuar nga dallget e nje droge te fuqishme shnderrohesh e gjitha dhe levizjet e tua tregojne qe nuk je me ne kete dhome. Ngadale leviz trupin tend perfekt dhe rrobat bien ngadale njera pas tjetres ne dysheme. Une nuk leviz asnje muskul, gati-gati i trembur se mos thyej brishtesine e ketij momenti frymemarres qe me ka bere robin e tij. Ti je njesh me ate qe ndjen tani, njesh me tingujt e muzikes dhe notat ngrihen lart dhe reshkasin neper format tende perfekte. Floket e gjate qe aq embel levizin dhe mbushin dhomen me aromen e tyre droguese. Shpatullat e drejta dhe te brishta levizin aq natyrshem bashke me gjinjte e medhenj qe hareshem lodrojne nen ate kemishe gati te tejdukshme e cila nuk i le imagjinates asnje cike per te punuar. Papritur hedh veshtrimin tek une dhe si i zene ne faj skuqem dhe filloj te rrotulloj syte neper dhome. Me bisht te syrit shoh se cfare po ben. Po nenqesh si gjithmone. Une si gjithmone nuk di cfare te bej. Ulesh ne gjunje dhe kemba dorazi drejtohesh tek une. Pamundur te shoh gjekundi tjeter syte drejtohen perseri mbi ty dhe me zemren qe me rreh shoh se po afrohesh tek une. O zot. Si nuk e kuptova njehere se cfare valle kerkon nga une? Shume nete kam perfunduar pagjume, prej lojrave te tua qe kurre nuk jane ato qe duken. Por kete here duket se eshte ndryshe. Ose te pakten keshtu dua une te besoj. Ti vertet po afrohesh ngadale tek une si nje mace mosbesuese duke ngulur syte e tu jeshile, qe cdo qelize te trupit tim cojne ne ekstaze, ne syte e mi. Besoj se ne fytyren time mund te lexohet fare mire cfare po mendoj tani dhe ti si gjithmone kenaqesh me ate qe lexon. Ndoshta te ben te ndjehesh mire kur kupton qe nje mashkull po digjet per ty ose ndoshta kerkon dhe kerkon brenda meje dicka me shume apo me pak dhe si gjithmone mbulon gjithcka me ate nenqeshjen tende prej xhokonde moderniste qe di pushtetin e saj.
Tani je aq afer me mua sa mund te shtrij krahun te te pushtoj me nje dore dhe te te hedh ne krevat dhe te le estrogjenin qe cliron ne ajer te mpije cdo ndrojtje te karakterit tim. Jo... nuk ka mundesi. Ti je ketu dhe macja mosbesuese tani eshte shnderruar komplet duke ferkuar koken pas kembes sime. Te ndjej frymemarjen ne organin tim dhe me duket se do te pelcas nqs nuk bej dicka, por cuditerisht dicka me mban te palevizur duke pritur me padurim levizjen tende tjeter. Ngrihesh ngadale dhe fillon te zberthesh nje nga nje kopsat e kemishesh. Gjithcka qe mund te bej eshte te shoh i mahnitur fytyren tende duke perpire cdo detaj tendin. Buzet e perflakta qe jane hapur paksa, flegrat e hundes qe jane zgjeruar, nje bulze djerse qe reshket ngadale lekures se bute te qafes se drejte, mollezat e skuqura nga gjaku qe te levron ne te gjitha vendet e duhura dhe papritur temperatura eshte ngritur 20 grade me shume.
Zgjat doren te kap ate bulze djerse qe cuditershit te ben edhe me te brishte. Ti nuk leviz kete here dhe syte e tu kane ndryshuar tashme. Nuk je me ajo shtojzavalle qe te perpin me nje shikim, por tashme je nje perendeshe dashurie qe ke vendosur te me jepesh mua mbasi mendon se te meritoj dhe se ke besim qe nuk do te te lendoj. Ngadale te terheq ndaj vetes dhe me ne fund... jemi nje.
I degjon dhe ti? jane klithma, zera te cjerre cmendurie... O Zot a mos jam e marre?! a jam e vetmja qe ka veshe? ti me sheh drejt e ne syte e mi te zgurdulluar. e urrej ate shikim keqardhes. i dashur, kam nevoja qe s'mi ke plotesuar kurre...
qetesia qe vesh qenien time po griset dalengadale, te zbuloje lakureqesine qe vlon perbrenda. atehere do te jete shume vone...
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Kete radhe hesht. Me shtyn me ngadale ne krevat pa pulitur syte me ate buzeqeshjen tende intriguese. Kurioz vendos te dorezohem i gjithi kesaj loje qe ti sapo ke orkestruar. Te shoh kur ul dritat dhe e gjitha pushtohesh nga tingujt e muzikes. Si e pushtuar nga dallget e nje droge te fuqishme shnderrohesh e gjitha dhe levizjet e tua tregojne qe nuk je me ne kete dhome. Ngadale leviz trupin tend perfekt dhe rrobat bien ngadale njera pas tjetres ne dysheme. Une nuk leviz asnje muskul, gati-gati i trembur se mos thyej brishtesine e ketij momenti frymemarres qe me ka bere robin e tij. Ti je njesh me ate qe ndjen tani, njesh me tingujt e muzikes dhe notat ngrihen lart dhe reshkasin neper format tende perfekte. Floket e gjate qe aq embel levizin dhe mbushin dhomen me aromen e tyre droguese. Shpatullat e drejta dhe te brishta levizin aq natyrshem bashke me gjinjte e medhenj qe hareshem lodrojne nen ate kemishe gati te tejdukshme e cila nuk i le imagjinates asnje cike per te punuar. Papritur hedh veshtrimin tek une dhe si i zene ne faj skuqem dhe filloj te rrotulloj syte neper dhome. Me bisht te syrit shoh se cfare po ben. Po nenqesh si gjithmone. Une si gjithmone nuk di cfare te bej. Ulesh ne gjunje dhe kemba dorazi drejtohesh tek une. Pamundur te shoh gjekundi tjeter syte drejtohen perseri mbi ty dhe me zemren qe me rreh shoh se po afrohesh tek une. O zot. Si nuk e kuptova njehere se cfare valle kerkon nga une? Shume nete kam perfunduar pagjume, prej lojrave te tua qe kurre nuk jane ato qe duken. Por kete here duket se eshte ndryshe. Ose te pakten keshtu dua une te besoj. Ti vertet po afrohesh ngadale tek une si nje mace mosbesuese duke ngulur syte e tu jeshile, qe cdo qelize te trupit tim cojne ne ekstaze, ne syte e mi. Besoj se ne fytyren time mund te lexohet fare mire cfare po mendoj tani dhe ti si gjithmone kenaqesh me ate qe lexon. Ndoshta te ben te ndjehesh mire kur kupton qe nje mashkull po digjet per ty ose ndoshta kerkon dhe kerkon brenda meje dicka me shume apo me pak dhe si gjithmone mbulon gjithcka me ate nenqeshjen tende prej xhokonde moderniste qe di pushtetin e saj.
Tani je aq afer me mua sa mund te shtrij krahun te te pushtoj me nje dore dhe te te hedh ne krevat dhe te le estrogjenin qe cliron ne ajer te mpije cdo ndrojtje te karakterit tim. Jo... nuk ka mundesi. Ti je ketu dhe macja mosbesuese tani eshte shnderruar komplet duke ferkuar koken pas kembes sime. Te ndjej frymemarjen ne organin tim dhe me duket se do te pelcas nqs nuk bej dicka, por cuditerisht dicka me mban te palevizur duke pritur me padurim levizjen tende tjeter. Ngrihesh ngadale dhe fillon te zberthesh nje nga nje kopsat e kemishesh. Gjithcka qe mund te bej eshte te shoh i mahnitur fytyren tende duke perpire cdo detaj tendin. Buzet e perflakta qe jane hapur paksa, flegrat e hundes qe jane zgjeruar, nje bulze djerse qe reshket ngadale lekures se bute te qafes se drejte, mollezat e skuqura nga gjaku qe te levron ne te gjitha vendet e duhura dhe papritur temperatura eshte ngritur 20 grade me shume.
Zgjat doren te kap ate bulze djerse qe cuditershit te ben edhe me te brishte. Ti nuk leviz kete here dhe syte e tu kane ndryshuar tashme. Nuk je me ajo shtojzavalle qe te perpin me nje shikim, por tashme je nje perendeshe dashurie qe ke vendosur te me jepesh mua mbasi mendon se te meritoj dhe se ke besim qe nuk do te te lendoj. Ngadale te terheq ndaj vetes dhe me ne fund... jemi nje.

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
.....................
Komentet jane te teperta.
Por pas kesaj qe lexova me hypi nje mendim dhe jo vetem.![]()

Nuk e di nese zhgenjimi im vjen nga "new entry"-t qe ndosin boten me eren e plerave, apo nese e gjithe bota, perfshire "old entries" eshte spostuar drejt ujrave te zeza. Faktet deshmojne per te dyja variantet. Ndoshta njerezit ndryshojne dhe kalben, se bashku me kermat e reja qe prodhon shoqeria jone e corientuar. Sidoqofte per te evituar infeksionet duhet ndryshuar formula e sjelljes, menyra si ecen, te evitohet prekja nga epidemia. Dhe kjo duhet bere me art, sepse alternativa eshte veshja e dorezave dimer-vere, ne nje ritual qe s'mund te lejoje trupin te marre fryme. Dhe si rrjedhoje trupi do binte ne te njejten semundje qe do te evitoje: kalbjen.
Ne caste si keto bota ngjan me serrat e fluturave. Aty gjen cdo gje, qe nga larvat dhe krimbat e deri tek fluturat me ngjyra. Ama ajri eshte i lagesht, i ndenjur. Dhe ti merr fryme rende, per tu cliruar vetem kur del jashte duke ndjere pas vetes deren qe mbyll serren. Ne ate mori gjallesash qe mban ajri i lagesht ka njerez qe harrojne te dalin. Shastisen nga bukuria e fluturave dhe perfundojne te pranojne cdo gje, edhe kthimin ne larve qe te mund te imitojne sadopak berjen flutur. Vetem se njerezit s'mund te behen flutura dhe larvat mbeten larva, ne nje stad te pakthyeshem zvarritje qe le pas vetem qyrret e deshirave te parealizuara.

Ingmetalboy, Fantastike...!
Per mua, ti ja kalon edhe Remarkut
Bravo.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Kete radhe hesht. Me shtyn me ngadale ne krevat pa pulitur syte me ate buzeqeshjen tende intriguese. Kurioz vendos te dorezohem i gjithi kesaj loje qe ti sapo ke orkestruar. Te shoh kur ul dritat dhe e gjitha pushtohesh nga tingujt e muzikes. Si e pushtuar nga dallget e nje droge te fuqishme shnderrohesh e gjitha dhe levizjet e tua tregojne qe nuk je me ne kete dhome. Ngadale leviz trupin tend perfekt dhe rrobat bien ngadale njera pas tjetres ne dysheme. Une nuk leviz asnje muskul, gati-gati i trembur se mos thyej brishtesine e ketij momenti frymemarres qe me ka bere robin e tij. Ti je njesh me ate qe ndjen tani, njesh me tingujt e muzikes dhe notat ngrihen lart dhe reshkasin neper format tende perfekte. Floket e gjate qe aq embel levizin dhe mbushin dhomen me aromen e tyre droguese. Shpatullat e drejta dhe te brishta levizin aq natyrshem bashke me gjinjte e medhenj qe hareshem lodrojne nen ate kemishe gati te tejdukshme e cila nuk i le imagjinates asnje cike per te punuar. Papritur hedh veshtrimin tek une dhe si i zene ne faj skuqem dhe filloj te rrotulloj syte neper dhome. Me bisht te syrit shoh se cfare po ben. Po nenqesh si gjithmone. Une si gjithmone nuk di cfare te bej. Ulesh ne gjunje dhe kemba dorazi drejtohesh tek une. Pamundur te shoh gjekundi tjeter syte drejtohen perseri mbi ty dhe me zemren qe me rreh shoh se po afrohesh tek une. O zot. Si nuk e kuptova njehere se cfare valle kerkon nga une? Shume nete kam perfunduar pagjume, prej lojrave te tua qe kurre nuk jane ato qe duken. Por kete here duket se eshte ndryshe. Ose te pakten keshtu dua une te besoj. Ti vertet po afrohesh ngadale tek une si nje mace mosbesuese duke ngulur syte e tu jeshile, qe cdo qelize te trupit tim cojne ne ekstaze, ne syte e mi.

Nuk e di arsyen, por Fajtori ka shkruar ashtu sic une ka kohe qe mendoj. Vetem se une nuk do kapesha pas fluturave por, pas krimbave. Nderron vetem gjinia ne te pershkruarin tim.
Urime.di ta hedhesh bukur ne shkrime neverine per boten qe te rrethon, qofte dhe per kete bote te neveritshme -krimbash-virtuale.
duke lexuar shkrimin e fundit e shokut tim ingmeltalboy ndjej nje kenaqesi me te madhe kur lexoj rreagimet e disa gocave ndaj ktij shkrimi. me ben te mendoj!! mesoj me shume per gjinin femrore dhe perforcon mendimet e mija origjinale qe femrat ne pergjithesi jane, (kur flasim per ndjejnjat e tyre dhe cfar dojne ne jete) the most consistently inconsistent creatures in the universe...
me pelqeu me shume komenti i ksenia's, qe me te vertet ka shume djem te mire qe jane zhdukur nga shqiperia dhe nuk i perkasin me asaj kulture/vend...
personalisht gjej veten me shume ne shkrimet e fajtorit, (ndoshta ka te bejn me shume mosha dhe pesimizmi im per jeten) edhe pse ky i fundit eshte shume i kujdeshem kur ngadale qet ne drite erresiren qe egsiston ne shpirtin e tij... por e pamohueshme qe eshte nje shpirt gjigand...
Nuk mjafton te kesh nje “partner” per te pohuar se ti realisht e njeh dhe e perjeton dashurine,ashtu sikur nuk mjafton te jesh vetem per t’u ndjere realisht I tille. Dashuria eshte nje ndjenje qe vjen si lindja dhe vdekja, ajo vjen tek ne edhe kur nuk duam , duke na bere protagoniste te saj , duke na shnderruar ne nje ndodhi . Kurse vetmia nuk vjen edhe kur nuk duam, sepse asnjehere askush nuk e deshiron ardhjen e saj. Vetmia prodhohet nga thelbi I qenies tone, nga ai thelb prej te cilit dalin vetem gjerat e verteta , ato te pakta te vetes tone. Vetmia gurgullon Brenda shpirtit tone , e kthen ate ne nje kazan qe sfilitet nga flaket e shkakesise se saj. Vetmia nuk na kthen ne protagoniste dhe ndodhi, ajo thjeshte na sfilit dhe na konsumon, na degradon dhe na transformon. Ajo vjen ose per te rilindur ose per te treguar gropen. Vetmia eshte pragu midis vetes qe njeh dhe vetes qe nuk njeh. Vetmia eshte pragu I vetes qe je dhe I vetes qe do shnderrohesh. Gjithcka shnderrohet si nje nate magjistricash ku ti peshon realitetin tend , dhe ajo te tregon brenda sferes se rrumbullakte veten tende te shfytyruar. Sepse vetmia te shfytyron, ajo te kthen edhe ne hakmarres dhe ne njeri te lig. Nje njeri ne vetmi ngjason me njeriun ne koma, ai kthehet ne nje mase te mishte te palevizshme , ku shpirti dhe zemra e tij tundohen here pas here mes luftes per jete dhe vdekje, ku ai eshte dhe nuk eshte ne te njejten kohe, eshte nje I vdekur I mundshem qe jeton , nje I vdekur I pakallur qe ka kontakt me boten , qe e degjon ate te flase me mire dhe me qarte, qe meson te pathena dhe secrete, te cilat behen sfida e tij e rralles kur ai papritur hap syte dhe kthehet ne jete. Vetem pasi te kesh kaluar vetmine e vertete , dhe pasi ke mundur t’I besh balle saj , e forte si shkemb pa e lejuar te te shnderroje e te transformoje, vetem atehere njeriu mund te dije te vleresoje si duhet jeten e tij. Sepse asgje nuk vlen sa jeta. Sepse ajo eshte e vetmja qe ia vlen sido qe te jete!
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
personalisht gjej veten me shume ne shkrimet e fajtorit, (ndoshta ka te bejn me shume mosha dhe pesimizmi im per jeten) edhe pse ky i fundit eshte shume i kujdeshem kur ngadale qet ne drite erresiren qe egsiston ne shpirtin e tij... por e pamohueshme qe eshte nje shpirt gjigand...
)
Shume faleminderit per komentet zemergjera qe te gjithe. Shpresoj qe te pakten t'ju kete falur disa caste clirimi.
Ksenia.
Ndoshta tani vertet i perkas qiejve amerikane, por gjithmone do te kem syte drejt tokes shqipetare.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne caste si keto bota ngjan me serrat e fluturave. Aty gjen cdo gje, qe nga larvat dhe krimbat e deri tek fluturat me ngjyra. Ama ajri eshte i lagesht, i ndenjur. Dhe ti merr fryme rende, per tu cliruar vetem kur del jashte duke ndjere pas vetes deren qe mbyll serren. Ne ate mori gjallesash qe mban ajri i lagesht ka njerez qe harrojne te dalin. Shastisen nga bukuria e fluturave dhe perfundojne te pranojne cdo gje, edhe kthimin ne larve qe te mund te imitojne sadopak berjen flutur. Vetem se njerezit s'mund te behen flutura dhe larvat mbeten larva, ne nje stad te pakthyeshem zvarritje qe le pas vetem qyrret e deshirave te parealizuara.
Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Vetem pasi te kesh kaluar vetmine e vertete , dhe pasi ke mundur t’I besh balle saj , e forte si shkemb pa e lejuar te te shnderroje e te transformoje, vetem atehere njeriu mund te dije te vleresoje si duhet jeten e tij. Sepse asgje nuk vlen sa jeta. Sepse ajo eshte e vetmja qe ia vlen sido qe te jete!
Faleminderit per komplimentet dhe sugjerimet.
Sidoqofte mendoj se keto shkrime kane qellim te qellojne ne shenje brenda vetes dhe jo ne publik. Prandaj, edhe pse me behet qejfi kur gjej njerez si vetja, duhet pranuar se zerat brenda vetes japin pergjigje dhe krijojne pyetje, pra perqafojne veten. Dhe me pas cdo njeri te botes qe qellon ne te njejten rreze ndjenjash.
fajtoro: po pse si ta merr mendja ty?!
se kujtuam qe ke menduar per ne para vetes kur shkruan. funny guy! cause that would be wierd if that's the case don't you think?!?!
nejse, bris, enya and lezhjani: nuk di se si te rreagoj ndaj komplimenteve kshtu qe nuk po them asgje. i go for a silent joy, seems easier this way...unlike some other people :p 

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Faleminderit per komplimentet dhe sugjerimet.
Sidoqofte mendoj se keto shkrime kane qellim te qellojne ne shenje brenda vetes dhe jo ne publik. Prandaj, edhe pse me behet qejfi kur gjej njerez si vetja, duhet pranuar se zerat brenda vetes japin pergjigje dhe krijojne pyetje, pra perqafojne veten. Dhe me pas cdo njeri te botes qe qellon ne te njejten rreze ndjenjash.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Kete radhe hesht. Me shtyn me ngadale ne krevat pa pulitur syte me ate buzeqeshjen tende intriguese. Kurioz vendos te dorezohem i gjithi kesaj loje qe ti sapo ke orkestruar. Te shoh kur ul dritat dhe e gjitha pushtohesh nga tingujt e muzikes. Si e pushtuar nga dallget e nje droge te fuqishme shnderrohesh e gjitha dhe levizjet e tua tregojne qe nuk je me ne kete dhome. Ngadale leviz trupin tend perfekt dhe rrobat bien ngadale njera pas tjetres ne dysheme. Une nuk leviz asnje muskul, gati-gati i trembur se mos thyej brishtesine e ketij momenti frymemarres qe me ka bere robin e tij. Ti je njesh me ate qe ndjen tani, njesh me tingujt e muzikes dhe notat ngrihen lart dhe reshkasin neper format tende perfekte. Floket e gjate qe aq embel levizin dhe mbushin dhomen me aromen e tyre droguese. Shpatullat e drejta dhe te brishta levizin aq natyrshem bashke me gjinjte e medhenj qe hareshem lodrojne nen ate kemishe gati te tejdukshme e cila nuk i le imagjinates asnje cike per te punuar. Papritur hedh veshtrimin tek une dhe si i zene ne faj skuqem dhe filloj te rrotulloj syte neper dhome. Me bisht te syrit shoh se cfare po ben. Po nenqesh si gjithmone. Une si gjithmone nuk di cfare te bej. Ulesh ne gjunje dhe kemba dorazi drejtohesh tek une. Pamundur te shoh gjekundi tjeter syte drejtohen perseri mbi ty dhe me zemren qe me rreh shoh se po afrohesh tek une. O zot. Si nuk e kuptova njehere se cfare valle kerkon nga une? Shume nete kam perfunduar pagjume, prej lojrave te tua qe kurre nuk jane ato qe duken. Por kete here duket se eshte ndryshe. Ose te pakten keshtu dua une te besoj. Ti vertet po afrohesh ngadale tek une si nje mace mosbesuese duke ngulur syte e tu jeshile, qe cdo qelize te trupit tim cojne ne ekstaze, ne syte e mi. Besoj se ne fytyren time mund te lexohet fare mire cfare po mendoj tani dhe ti si gjithmone kenaqesh me ate qe lexon. Ndoshta te ben te ndjehesh mire kur kupton qe nje mashkull po digjet per ty ose ndoshta kerkon dhe kerkon brenda meje dicka me shume apo me pak dhe si gjithmone mbulon gjithcka me ate nenqeshjen tende prej xhokonde moderniste qe di pushtetin e saj.
Tani je aq afer me mua sa mund te shtrij krahun te te pushtoj me nje dore dhe te te hedh ne krevat dhe te le estrogjenin qe cliron ne ajer te mpije cdo ndrojtje te karakterit tim. Jo... nuk ka mundesi. Ti je ketu dhe macja mosbesuese tani eshte shnderruar komplet duke ferkuar koken pas kembes sime. Te ndjej frymemarjen ne organin tim dhe me duket se do te pelcas nqs nuk bej dicka, por cuditerisht dicka me mban te palevizur duke pritur me padurim levizjen tende tjeter. Ngrihesh ngadale dhe fillon te zberthesh nje nga nje kopsat e kemishesh. Gjithcka qe mund te bej eshte te shoh i mahnitur fytyren tende duke perpire cdo detaj tendin. Buzet e perflakta qe jane hapur paksa, flegrat e hundes qe jane zgjeruar, nje bulze djerse qe reshket ngadale lekures se bute te qafes se drejte, mollezat e skuqura nga gjaku qe te levron ne te gjitha vendet e duhura dhe papritur temperatura eshte ngritur 20 grade me shume.
Zgjat doren te kap ate bulze djerse qe cuditershit te ben edhe me te brishte. Ti nuk leviz kete here dhe syte e tu kane ndryshuar tashme. Nuk je me ajo shtojzavalle qe te perpin me nje shikim, por tashme je nje perendeshe dashurie qe ke vendosur te me jepesh mua mbasi mendon se te meritoj dhe se ke besim qe nuk do te te lendoj. Ngadale te terheq ndaj vetes dhe me ne fund... jemi nje.
Ingmetalboy, Fajtori! Kam nje pyetje per te dy.
Pse nuk i botoni dhe a keni menduar t'i botoni ndnjehere keto shkrime te mrekullueshme?
E vetmja gje qe do me pelqente eshte te perzgjidhen shkrimet me interesante qekur eshte hapur forumi dhe te publikojme nje liber mendimesh nga forumi. U interesova per kete, por me prene krahet. Me shume se 200 kopje, thane, s'behet fjale te shesesh. Keshtu qe me gjithe deshiren e mire s'u be. Duhet dhe nje financim 2000-4000 euro qe besoj gjehet nga firmat e medha. Pastaj do dhe kohe te mire te zgjidhen dhe redaktohen shkrimet. Gjithe kete kohe per te gjetur financime dhe per te zgjedhur 50 shkrime nga qindra qe ka personalisht se kam
. Edhe po ta kisha duhen shume mendje qe te behet nje zgjedhje e mire.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
E vetmja gje qe do me pelqente eshte te perzgjidhen shkrimet me interesante qekur eshte hapur forumi dhe te publikojme nje liber mendimesh nga forumi. U interesova per kete, por me prene krahet. Me shume se 200 kopje, thane, s'behet fjale te shesesh. Keshtu qe me gjithe deshiren e mire s'u be. Duhet dhe nje financim 2000-4000 euro qe besoj gjehet nga firmat e medha. Pastaj do dhe kohe te mire te zgjidhen dhe redaktohen shkrimet. Gjithe kete kohe per te gjetur financime dhe per te zgjedhur 50 shkrime nga qindra qe ka personalisht se kam. Edhe po ta kisha duhen shume mendje qe te behet nje zgjedhje e mire.
Natyrisht jo :p. Sponsori ngelet sponsor, jo producent.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Natyrisht jo :p. Sponsori ngelet sponsor, jo producent.
Ze i cjerrur
Ze i cjerrur,katastrofikisht
Marre dhunes katerciperisht
Harruar kategorikisht..!
Ze i dhimbjes...Imazh..!
Ze,pa permbajtje....
Ze i thate...
Ze i thjeshte...!
Goje e emble ne dihatje!
Leom
Sonata 14
Shtrij doren te kap dorezen e deres dhe me pak veshtiresi arrij ta hap aq sa per te reshkitur trupin brenda. Askush nuk e kthen koken. Re tymi duhani vertiten te verbera nga nje tavoline ne tjetren si emigrante pa atdhe. Era e duhanit dhe ajo e alkoolit te lire sjellin padashur kujtime te vjetra duke me lene si guak perpara deres. Muzika me sjell ne vete. Eshte vertet e cuditshme se si ne vende te tilla te harruara nga koha degjon tinguj qe te bejne te mbyllesh syte dhe ... “te enderrosh” eshte ndoshta fjala e duhur? Tingujt e nje pjanoje te vjeter dhe gishtat e afte te pjanistit qe duket qe po luan pjesen e tij te preferuar flasin me shume se cdo pikture bardh e zi qe eshte varur ne mur. Vend interesant.
Me hapa te ngadalte i drejtohem banakut dhe ulem ne nje nga stolat.
"Rum te lutem! Mbush dhe nje per veten"
"Pije e denje per dite me shi" me pergjigjet banakieri dhe me vendos goten perpara.
"Ke te drejte. Pse mos e bejme dopio atehere."
"Rruget jane bosh dhe taksite gjenden kollaj." Gotat mbushen deri ne maje.
Te dy trokasim gotat dhe i ngreme me fund. E pi dhe skuqem nga alkooli qe me djeg gurmazin, por rumi shkon poshte. Banakieri babaxhan qesh me te madhe dhe me rreh shpatullat.
"Te paska lagur shiu deri ne palce djalosh." dhe mbush gotat perseri.
"Jo dhe aq keq sa c’dukem, por do ta kisha pesuar keq nqs nuk do te gjeja kete lokal." them une dhe I bej shenje te mbushe gotat.
Gotat ngrihen lart dhe zbresin bosh ne banak.
“Kjo kohe nuk favorizon te arsyeshmit prej te marreve.Te dy lagen njesoj”
“Bile as ata te marrosur perkohesisht”
Ngre syte dhe te shoh kete banakier filozof qe fati paska vendosur qe te takohem.
"Ta them une pse." me thote dhe syte i ndizen zjarr cuditerisht.
"Jane kohe pashprese keto. Pasioni eshte bere ves i dale mode dhe vetem mendimi i romanticizmit i ben keta njerez te rrudhin buzet dhe te te largohen sikur ke koleren. Modernizimi i botes po i luan keta njerez nga mendja dhe persa i perket dashurise i kane hypur kalit se prapthi duke na shpene perseri ne lopcarizem..."
Une vetem e shoh ne sy dhe e le te flase. Si gjithmone fati im i leshit me solli ne lokali i fundit i romantikeve qe degjojne Sonaten e 14 te Bethovenit ne nje dite qaramane si kjo e sotmja. Te them te drejten faj kam vete qe flas brockulla me nje te panjohur dhe harroj qe egzistojne dhe njerez te arsyeshem ne kete bote. Por keto biseda vertet qe me kane ardhur deri ne maje te hundes. Dy anet e medalies jane aq te ndryshme ne kete bisede sa arsyetimet e seciles pale nuk mund te konceptohen nga tjetra. Si gjithmone une e gjej veten te ndare ne mes duke kundershtuar here njeren pale, here tjetren, duke vecuar veten padashur nga te dy palet.
“… vetem mos harro qe ne zemren e nje femre ndodh me shume se ne meshkujt shpesh mendojme. “
Fjalet e tij te fundit me bene te rikthehen ne stolin dhe goten time te rumit.
“Valle ka mundesi qe mos mendojme fare?” them duke vertitur ne tavoline goten bosh.
“Eh sikur te ishte e mundur.” disa nota ironie ne zerin e tij gati me bene ta qep gojen, por kete radhe vendosa te vazhdoj.
“Nuk egziston mundesia qe mos kesh asnje mendim per dicka te tille? Nuk eshte e mundur valle qe truri yne te refuzoje te krijoje nje mendim apo thjesht nje ide? Nuk eshte e mundur valle qe ne nje moment te shkeputet filli I shkak-pasojes dhe orteku thjesht … te ndalet?
“Nje lloj zero absolute?!”
“Zero absolute!”
“Edhe nqs dicka e tille egziston, duket si dicka e perkohshme, nje lloj butoni universal pauze. Por nje gjendje e tille vec pret per butonin te shtypet serisht dhe te lere historine te vazhdoje. “
Qesh me veten. Kishte te drejte. Banakieri I fundit romantic kishte te drejte.
“Epo gezuar atehere. Per aktin e dyte.”
“Per aktin perfundimtar.”
Shishja shkeputet nga dora dhe behet cope e therrime ne dysheme. Zgjohem I trembur dhe shikoj rreth e rrotull. Dhoma ime gjysem ne erresire duket edhe me e rendomte se sot ne mengjes. Nga kompiuteri vijne tingujt e Sonates se 14. Gjithcka ishte enderr valle?
Ingmentalboy ...ska fjale per te komentuar ate qe shkruan komplimenti
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Ingmentalboy ...ska fjale per te komentuar ate qe shkruan komplimenti
| Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.