| Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
sa mire ishte per 2 dite forumi i mbyllur.. mendim i castit
Nje mendje intelegjente eshte ajo qe arrin te abstragoje cilesite e objekteve nga vete objektet. Keshtu ka lindur koncepti i ngjyrave psh. Po ashtu edhe numrat. E dini kush mendoj une eshte matematikani me i madh i te gjitha koherave?? Ai qe kuptoi qe dy dele dhe dy peme kane dicka te perbashket dhe te shkeputshme nga vete keto objekte.
Ne njerezit jetojme sipas rregullave qe na jane imponuar qe ne diten zero te jetes, prandaj dhe na duken si pjese intrinsike e jona, por nuk eshte ashtu. Ato nuk kane te bejne me ne, ato vetem jane te domosdoshme per mbijetesen tone.... e kam fjalen per mbijetesen fizike, jo ate shpirterore....
.... nje mendim jo i castit ky, e kam pas prej kohesh......
Ajo vajze....
Mendimi per te me shtyp vazhdimisht cdo qelize te trupit.Eshte vetem pak dite me e madhe se une.Dikur banonim ne te njejten lagje,ndersa tani...
Tani ajo vajze eshte ndryshe.Ka mbetur vetem.Miq te saj,si duket ,jemi vetem ne qe s'guxojme ta perballojme veshtrimin e saj ku perzihet dhembja,urrejtja dhe nevoja njerezore per ngrohtesi dhe dashuri....
Diten ecen e vetme,gjithemone me nje traste te vogel ne dore,ku ,cdo dite,te gjithe shohin ca patate dhe nje qerekbuke,ushqimi i saj i perditshem.Ecen me koken drejt pa pare asnje,asgje,aske,.....
Syt e saj humbasin ne hapsiren e pafund qe i mbeshtillet rreth qafes hollake duke ia marre frymen...
Ndersa nata....
Nata,me sa duket,eshte e vetmja qe e ben te ndjehet e qete.Packa se frika,ndrojtja...ndjehen ne hapat e saj here te shpejte e here te ngadalte gjer ne pafuqi...
Nga ballkoni ne gjysmeterr e shoh tek largohet e shoqeruar prej nje burri te gjate e trupmadh.Teper trupmadh 18vjetet e saj,qe e rendojnembi supet sa nje shekull...
Sonte qenka nje tjeter...
Tjeter do te jete edhe i nesermi..
Edhe nje tjeter nje dite me pas...
Gjersa...Gjersa shpirtin e saj te shkelur prej fjalesh,shqelmash,goditjesh,fyerjes ta mbys urrejtja....
Urrejtja per boten e saj dhe fatin e saj......
Edhe me shume ndiej nje nostalgji te brendshme brenda vetvetes sime, pasi ajo vecse me ka futur brenda embrionit mahnites..
pershendetje
Cuditem se sa keq po e shkel kohen sot!!!! Sa ecje e shkujdesur!!!!!
Tek shkruaj fjale memece si pergjigje marr pergjigjet memece...
e cfare quhet ndershmeri ne kete bote?Dalja jashte vetvetes, apo mbyllja ne vetevete?
Mendoj qe lodhja e njerezimit nuk ka fund, sepse sa here hap pc, c'do lodhje e trupit tim trasformohet ne humor, gezim, heshtje dhe prap lodhje.
fillon me "s" dhe mbaron me "e"
si perdite, marr metrone per te shkuar ne pune, dhe si perdite gjen aty muzikante te ndryshem duke bere muzike dhe lypur.... o zot sa i patalentuar ishte nje muzikant qe pashe nje dite..... dhe se c'me hypi nje mendim i pergjithshem.... edhe te deshtuarit kane te drejte te ekzistojne diku..... dhe te bejne zhurme..
qetesi dhe nje heshtje e lodhshme, vetem se ajo goca e Prishtines dhe e Ferizajit me beren per vete, dhe me cuan ne nje filozofi te trishte... Mbaj mend qe kam kaluar shume mire, dhe lodhjen e hoqa qafes fare...
Uh sa e cuditshme ky mendimi i pergjithshem
qetesi dhe nje heshtje e lodhshme, vetem se ajo goca e Prishtines dhe e Ferizajit me beren per vete, dhe me cuan ne nje filozofi te trishte... Mbaj mend qe kam kaluar shume mire, dhe lodhjen e hoqa qafes fare...
Uh sa e cuditshme ky mendimi i pergjithshem
Sa fallco me duken njerzit sot!!!
po degjoja dje nje interviste me David Gilmour (kitarja legjendare e Pink Floyd) me rastin e daljes se albumit te tij solo ... dhe ne nje moment thote... te gjitha veprat e medha te artit kane dale nga trishtimi........ sa shume e vertete ndjej qe eshte !!!
nuk me tingellon mire fjala Evrope... ndoshta ngaqe me duket si sllavizem... do te ishte me mire sikur ta quanim Europe..
Nuk e di pse jam fiksuar te degjoj te njejten kenge sot.. dashuri apo zjarr.....
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Nuk e di pse jam fiksuar te degjoj te njejten kenge sot.. dashuri apo zjarr.....
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
...ndoshta ke dashuri te zjarrte per lartesite...

kur trupi eshte ne renie te lire eshte i papeshe... atehere ndjehesh plotesisht e lire.....
ahahaha kshu qe vetem koha ,shpejtesia dhe vendi do me duhej...dhe do plotesohej me sukses ligji i renies se lire..
p.s Nje mendim te castit...Dhe mos shikoni kisha dhe xhamia , feja e Shqiptarit eshte RAKIA..
shkrimi ishte i thjeshte "te mendosh nje shoket me te ngushte, njehere e nje kohe ishin te huaj"...nuk kerkonte koment me teper. cdo fjale e hedhur,cdo mendim e tregonte kete gje.kur mendoj qe gjithcka mund te kishte mbetur "e huaj" per nje moment trembem por pastaj kujtohem qe ne realitet ajo bote qe kerkoja eshte!eshte aty,gati te me buzeqeshe dhe te me flase...nje gje qe me qeteson dhe me jep kurajo te eci perpara...

Fjala me e embel ne Fjalorin e gjithe njerezimit eshte vetem Fjala -NENE!
Te Adhuroj NENA Ime!
Vertet eshte kenaqesi te te lexosh gjithmone.. mendime te reja dhe madheshtore Helga..
p.s Fjalet e mia mund te jene ne nje rruge pa kthim,por qe kane nje drejtim , dhe po te ndalesh ti lexosh me vemendje mund ti kuptosh sepse flasin me zerin e shpirtit dhe pse nuk mund te jene ne lartesine e duhur...Te enderrosh eshte pjese e jetes..
hmmmmmmm.S`e prisja!Flm zemra!
------------------------------------------------------------------
...E ca na mban te dyve ketu????!!!-Arsyetimi i thelle ose i ceket!
Perbindeshat e fjales u beme,-shpresoj te mos ju kem lenduar!
Sa me pelqeu ajo fjala arne.-Figurativitet i pikturuar me delikatese njerezore.
Ti ke shpirt, e cmoj...
Ndaj te kam dhe xhan!
Nje arsye me shume te ndalem ketu...

...
Sigurisht qe pas cdo bukurie femerore fshihet nje cmenduri e bukur!
Po iki...
Shikoj oren dhe behem dhe une pjese e saj dhe ashtu si nje akrep leviz nga nje minute ne tjetra dhe rikthehem perseri ne te njejten vend...
Nuk jam afer teje te te ledhatoj, te te puth duart, te te perqafoj dhe te te falenderoj qe me solle ne kete bote por ti e di sa shume te dua dhe sa afer jam me ty, jam ne zemren tende.....Ah zemra e nenes!!!!!! Nje gur i cmuar qe fal dhe jep dashuri pa kufi....
Arsyetimi i Celentanos para pasqyres.
Une jam me intelegjenti, por edhe njeriu ne pasqyre duket shume intelegjent, madje nuk ia hidhkam dot... dhe duke qene se une jam me intelegjenti, atehere njeriu ne pasqyre s'ka kush te jete tjeter vecse une...
E dini sa shkarravina bej ne fletore ,para se te bej nje vije te drejte?!
Dy pika,bashkimi i ketyre dy pikave formon nje segment...
po beja ca vizatime dhe sec mu kujtua kjo teori e zbatuar ne praktike...
po lexoj mesazhe aty ketu dhe me beri pershtypje statusi i Enigme qe thote "njohuria eshte fuqi"....
kam lexuar para disa kohesh Anthony Robbins dhe ai thote... njohuria ka qene fuqi ne te shkuaren, por nuk eshte me... sot njohuria eshte kudo, eshte e kompjuterizuar, ose blihet lire... fuqia e vertete eshte veprimi...
Mendime te Castit e Frymezuar nga Parafolsi!
Jetojme ne nje atmosfere kerkuse te perbashket ku cdo njeri kontribun me fuqine e tij dhe le gjurme gjate parakalimit. Dikush me i fuqishem se tjetri sepse vete jeta na jep nje drejtim ku ne e ndjekim kurse dikush tjeter zgjedh nje ruge tjeter pra 2 fuqira te ndryshme qe nuk mund te krahasohen por pikerisht keto drejtime bashkohen ne nje pike per te zgjeruar dhe avancuar rjetin shoqeror.
Cdo njeri e shikon njohurine ne prespektiva te ndryshme dikush mund te jape rendesi kapacitetit intelektual dikush teknologjise por ka dhe kendveshtrip me tipet e personalitetit.
Lexova diku nga dikush qe temperamenti i nje personi percakton kendveshtrimin e personit ....koincidence vallle !!!!
Cfare eshte njohuria ......mund te pergjigjet nga pyetja KUSH JAM UNE .....
Re: Arsyetimi i Celentanos para pasqyres.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Une jam me intelegjenti, por edhe njeriu ne pasqyre duket shume intelegjent, madje nuk ia hidhkam dot... dhe duke qene se une jam me intelegjenti, atehere njeriu ne pasqyre s'ka kush te jete tjeter vecse une...
efekti ishte i forte.. shenjat qe te len jeta..
dialogu vazhdon .. ne heshtje.. dhe nenqeshje..
ej absentia... per ty kjo..
Vazhdon te heshtesh,ndersa Bruce akoma kendon duke ikur me heshtjen melodjoze
te kenges se "Rrugeve te Filadelfia-s!"...
I shkoj pas ritmit te tij..., ritmit te mungeses tende aq te gjate...,-ndoshta dhe te kuptimte, ose jo ndoshta!
Nje perqafim ne ajrin e ngrohte te kujteses sime dhe asgje...Tinguj qe Humbasin ne "rruget e horizontit!'
Ketu e perhumbur mes arsyes dhe deshires,-vazhdoj te zvarritem derisa
arnat e mallit tim te me braktisin krejtesisht...
Nuk ndjej lodhje se kerkuari TY!!!
Po Astras ku iku?!Ne c` qiell po mbjell mencurine e tij?!
Te gjithe te mencurit "Larguar"!
Budallenjte akoma dialogojne me vetveten, ne kete cmendine te akullt
ku" njerezit-kufoma" kane humbur ndjenjen e mungeses, mallit...
E c`eshte malli me shume se mungese????-Askush s`ma tha!!!
Qofsh mire Astras!-Ju perqafoj!
Mendime te castit.....per ty!
Historia e saj shfaqet dhe zhduket si nje rufe ne mes te bubullimave.
Kujton....Veren.....e rethuar ne qelqin e paqes ku aty treteshe si qiri nga aktiviteti i flakes. E humbur ne pasion shuhet vlera dhe ja ku shfaqes ti, nje drite hene.
Nate....Erresire......por ajo ndjek rezen tende. Te ndjek e magjepsur dhe futet tej per tej. Sa njerez magjepsen me henen, e shikojne nga larg por asnjehere nuk arijne ta kuptojne.
I tregove gjithe te fshehtat dhe e le te shikonte henen e plote jo gjysmen kurse ajo rinte e heshtur e mbeshtjelle ne imazhin e vete jetes se djallezise. Sa bote e eger!!!!!
Vleresim......Paqe......Lufte dhe kthehen ne te njejten pike ku nisen.
Shprese, Kurajo, Besim i dhurove dhe fjala mirenjohie mer nje kuptim te plote.
Te dhuroj ty galaksine sepse shpirti tend eshte i hapur per te gjithe ate hapesire. Mos humb ne rete e qiellit, sepse humbja tende formon nje krim...
sot vendosa te pres agimin. jo te zgjohem ne agim. do doja te isha ne dhomen time ne katin e 11 dhe te shihja qytetin qe zgjohet. me ka marre malli per ate pamje, per ato ngjyra, per ate dhome kukullash te vogel por te mbushur me ngrohtesi. e cuditshme si njerezit u japin energjine e tyre ambjenteve ku jetojne. Sot e gdhiva duke shfletuar kujtime e fotografi, duke pare jeten time permes tyre... Ndieva qe ka qene plot gjithmone, edhe atehere kur nuk e kam menduar si te tille...
:(
Ne fund te fundit cfare eshte dashuria !!!
a ka arritur dikush me te vertete ta kuptoj kuptimin e kesaj fjale?
Nese doni te verten ate duhet ta kerkoni thelle ne zemren tuaj por atehere qe e ke gjetur do jesh zhytur aq shume ne mendime saqe nuk do ta rrimarresh me veten
Dashuria eshte si puna e parajses sepse te gjithe supozojne qe egziston por kush e ka thene valle a ka arritur ndonjehere dikush qe ta shoh edhe te kthehet mbrapsht edhe te thoje hej njerez egziston une e pash
pfui mos i besoni
dashuria eshte ajo qe te ben ti thuash diellit faleminderit qe shnderrit, te bisedosh me rete, te flasesh me eren, me valet me detin, me veten, dashurine nuk e ndrydh dot ne kafazet e mendimeve.... dashuria eshte si ujevara qe zbret fuqishem dhe po em ate vrull te merr perpara llogjiken dhe e con tutje... larg... dhe merr fryme thelle dhe te buzeqesh shpirti..
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
dashuria eshte ajo qe te ben ti thuash diellit faleminderit qe shnderrit, te bisedosh me rete, te flasesh me eren, me valet me detin, me veten, dashurine nuk e ndrydh dot ne kafazet e mendimeve.... dashuria eshte si ujevara qe zbret fuqishem dhe po em ate vrull te merr perpara llogjiken dhe e con tutje... larg... dhe merr fryme thelle dhe te buzeqesh shpirti..
zhgenjimi lind kur ka pretendime dhe nuk arrihen ato. kur jep me pretendim te marresh dicka si shperblim. Kur e cliron veten nga pretendimet dhe dhuron pa pritur dicka ne kthim, thjesht sepse keshtu e ndien, atehere dhe nuk zhgenjehesh. 
Ana enigma stresi,dhe ti i padukshem...ju pershendes..
veramento vi ho leto con tutto l'cuore...ho letto queste magnifico parole..parole della vita che si fa fatica di capire...parole d'amore le piu belle perle del'universo...parole della tristezza che ti ferano nel' cuore...e cerco di capire... e dimenticare quel che si sa in modo che l'immaginazione possa vagabondare libera,.sorrido a' belle creature della natura e del Dio..nn lo so ..nn sono meno di voi ma ne ache piu di voi in questo momento....anche il mio treno dei desideri mi va sempre incontro..ma trovo il coragio fra i picoli angeli...picole briciolle della vita di andare avanti..
E nel silenzio continua il vento dei miei desideri...x..
E c`eshte nata?
Po gjumi?!
Perse duhet me patjeter te fleme, -kur qepallat tona renduar nga kujtimet
s`ka krevat qe i nxe!
Sa mrekulli eshte te shtrihesh e qete ne karrigen mbi rrota dhe t`i buzeqeshesh kujteses!Vetvetes dhe TY!
Qofsh gjithmone i lumtur, qe me dhurove vetem kujtime te lumtura!
Te kam falur cdo dhimbje shpirterore qe me solle,-Jeta eshte sfide!!!
ps-Denisa, po ti zgjuar akoma je xhan?!-Te perqafoj dhe gjume te embel xemla!
te thella jane dhe fjalet e tua Deni, e veshtire eshte dhe ecja perpara kur stuhia perpiqet te te marri ne vorbullen e saj, por e di cfare kam kuptuar?Engjejt buzeqeshin me cdo buzeqeshje tonen.. eshte si nje melodi shpirterore qe ngjitet lart ne qiell dhe pastaj kthehet serisht ne thellesine tone duke freskuar shpirtin si mente... botet nuk jane te ndara dhe shpirti eshte i perjetshem.. jashte kufijve tokesore..
paskam humbur nje nate me trishtime casti...
c'eshte kjo "mirupafshim"?? iku dhe enigma???............
demokrate.. mos e ler trenin e deshirave te iki... hyp dhe udheto mbi te...
Ate po bej.. me duhet te bej.. mire do ishte....
Thone qe dielli dhe hena mbajne token ne gjirin e ngrohte si nena dhe babai femine e tyre...ndersa une ne c'do rrahje te zemres te mbaj ty...
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
paskam humbur nje nate me trishtime casti...
c'eshte kjo "mirupafshim"?? iku dhe enigma???............
demokrate.. mos e ler trenin e deshirave te iki... hyp dhe udheto mbi te...
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Ana enigma stresi,dhe ti i padukshem...ju pershendes..
veramento vi ho leto con tutto l'cuore...ho letto queste magnifico parole..parole della vita che si fa fatica di capire...parole d'amore le piu belle perle del'universo...parole della tristezza che ti ferano nel' cuore...e cerco di capire... e dimenticare quel che si sa in modo che l'immaginazione possa vagabondare libera,.sorrido a' belle creature della natura e del Dio..nn lo so ..nn sono meno di voi ma ne ache piu di voi in questo momento....anche il mio treno dei desideri mi va sempre incontro..ma trovo il coragio fra i picoli angeli...picole briciolle della vita di andare avanti..
E nel silenzio continua il vento dei miei desideri...x..
U mundova ta perkthej me menyren time ..pasi shume here nuk e di nese e ke vene re qe ne gjuhe te huaj Nje fjale ka nje shprehje dhe anasjelltas dhe tjetra qe ... e di kuptimin e fjales per cfare e thua ,por nuk e di perkthimin e saj.Shpresoj te ngelesh e kenaqur..
E mbetur pa fjale..... qe vodha pak minuta nga koha tende dhe i shpenzove ne deshira time.
Fjale falenderimi vijne dhe te mbeshtjellin ty duke te uruar gjithmone vetem mbaresi ne jeten e re.....
.... edhe une pa fjale...
Ketu eshte nje person qe edhe mund ta kem njohur nga afer,
por s`i jap dot te njohur.
Eshte nje person qe ndoshta meriton respektin me te vecante nga te gjithe,
edhe pse jam munduar ta respektoj disi nga larg,
pa i dhene asnje shenje njohjeje,
serish me mundon dicka te perballem me te!
Virtualiteti eshte genjeshter shpeshhere, shpeshhere dhe realitet
pjese e jetes!
Ndeshesh rastesisht me njerez ndoshta dhe te aferm te tute,
por qe fatkeqsisht duhet te rrish e fshehur e panjohur per ta!!!
Ketu me dhemb shpirti me shume!Cdo e fshehte ka nje vertetesi brenda saj!
Gjithashtu dhe une, ne mes plot vertetsive te mia,kam plot te fshehta qe
s`i kam ndare kurre me asnjerin(en) nga juve te dashur miq virtuale!
Ketu gjithnje eshte nje person i heshtur jashtezakonisht i qete,qe me shume lexon sesa shkruan!
Jam e bindur se njihemi, me se e bindur!Vijme nga i njejti qytet biles!
Ne te njejtin bregdet kemi notuar shpeshhere!
Vetem fytyra ime mungon ketu, fytyren e tij e kam pare..e shof cdo dite!!!
Njerez te paidentifikuar kurre...e keshtu do zhdukemi avash-avash...
Mire u lexofshim brenda botes se nje casti!
Mbase mundesia dhe rasti jane te njejte ne ate kuptimin reciprok po te japesh nga vetja gjera ambicioze per te arritur te kapesh vizionin qe te del perpara, megjithate nuk duhet perjashtuar ose larguar gjerat qe ndoshta ngandonjeher jane virtuale edhe pse nga brenda i shohesh i prekesh me ndihmen e shpirtit dhe je kurioz per te pare ndoshta ne nje menyre tjeter.Dua te them qe eshte nje nder shkrimet me te bukura qe i ka lexuar syri im ne kete forum.Te lumte.......
| Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.