Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)


Postuar nga KRISTAL.DOC datë 09 Shtator 2007 - 05:14:

Smile

Cod. B09092007

pyetjen e vaneses po e ndaj ne tre pjese qe te jem sa me shume e qarte
1)immunity to hepatitis....
eshte reagimi i trupit tone ndaj virusit te hepatitit,duke formuar antitrupa te afte te veprojne kunder cdo pjese te ketij virusi qe e njeh si te huaj per te(si virusin ne teresi ashtu dhe cdo pjese te tij) pra antigjeneve.
por duke qene se ne kete rast thuhet vetem hepatit, e pergjitheson duke mos specifikuar se kunder kujt virusi te hepatit krijohet ky imunitet.sepse hepatiti shkaktohet nga 5 lloj virusesh A,B,C,D,E qe kane karakteristika te ndryshme nga njeri-tjetri,por vitet e fundit jane zbuluar dhe viruse te reja qe shkaktojne hepatitin sic jane G,TT,SEN-V.
te tere keto viruse kane tropizem per epatocitet ose qelizat e melcise te cilat jane te parat qe shkaterrohen.dhe ketu dua te lidh (te pakten ashtu si e kuptova une)dhe pjesen tjeter te pyetjes tende...d.m.th 2)mononuclears-qe do thote qe qelizat te cilat infektohen jane mononukleare dhe ketu hyjn dhe qelizat e heparit por gjithashtu me avancimin e semundjes mund te infektohet dhe qeliza te tjera kryesisht te linjes se bardhe te gjakut pra linfocitet e monocitet.
3)per te ardhur ne pjesen e trete te pyetjes tende do te thoja qe pavaresisht nga lloji i virusit organizmi jone reagon ndryshe ne cdo faze te hepatitit, d.m.th ne fazen akute, te ate kronike,ne ate te konvaleshences,e ne ate te vaksinimit(per shembull nerastin e hepatitit te shkaktuar nga HBV)por ne vija te pergjithshme kur nje infeksion eshte ne fazen akute pra recent kemi pozitivitetin e antitrupave IgM qe jane te parat qe rriten brenda 2 javeve para shfaqes se simptomave,me vone pas 10 javeve kemi rritje te nivelit te IgGqe tregon qe infeksioni eshte i vjeter,personi mund te jete ne fazen e sherimit ose konvaleshent.
por nese te dyja keto lloj imunogloblinash d.m.th IgM e IgG jane te larta per nje kohe te gjate do thote qe infeksioni eshte i rende e eshte i avancuar.
shpresoj qe pergjigjia ime te kete qene e qarte e te kete ndihmuar sadopak.
mirepres cdo veretje


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.