Forumi Horizont Gjithsej 1423 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 1423 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15256)


Postuar nga kurt datë 10 Shkurt 2008 - 19:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Varesia nga teknologjia arrin kulmin e vet ne disa raste.

Perqendrimi tek interneti si i vetmi mjet informacioni, lidhjeje argetimi apo clodheje dhe mosfunksionimi i tij per disa ore shpalos papritur nje zbrazeti te cuditshme ne nje mbremje vone.

Shfletimi i gjerave reale si gazetat, librat, letrat duket te kete humbur magjine e dikurshme.

MAdje edhe njerezit nga reale behen elektronike, shnderrohen ne impulse elektronike. TE ishin te gjithe gjeniale, do arrinte ndoshta deri aty sa krijimi i kloneve 3 dimensionale me permasat dhe karakteristikat e kriptuara ne matrikse kompjuterike te hartuara sipas imagjinates e iluzioneve individuale, do zevendesonin qeniet reale. Jo se tani nuk i zevendesojne.

JEtonim shume me te lumtur edhe ne periudhat e mungeses totale te elektronikes, pavaresisht se ne injorance totale te regjimit ( flas per femijerine). Jeta kishte shume me teper kuptim.

Teknologji= izolim, zbrazeti shpirterore ne disa raste.

ke shume te drejte kur mendoj femijerine, edhe buken e hasha duke luajtur futboll, vraposha me top ne kemb dhe me buk e djath qe merrshim me talona, ose nje rriske buk e sheqer me vaj ulliri, por kenaqesia si femije ishte e plote. i shoh nipat e mbesat qe po rriten ktu, kurr nuk e kane ate lirine te dalin neper lagje, nuk e kane ate pasuri shpirtrore qe kishim ne. por hajne ushqim me te mire:)


  Gjithsej 1423 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 1423 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.