Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
(vazhdim, Disa te...) Kështu kjo shqipe e lashtë „mil“ u përqafua nga fiset lindore gjysëm sllave dhe sllave, duke patur afërsisht kuptimin e vjetër, natyrisht jo krejt, pasi jugosllavët kanë fjalën e tyre „dobro“ dhe polakët kanë „dobzhe“, të cilat po ashtu kanë ato të vjetra internacionale „do“ dhe „bëro“, për të cilat do flasim më gjërë në shkrime historike. Biles unë kam vështirsi (pështirsi) kur flas në këtë formë kaq metafizike, duke i përcaktuar fjalët si kalime nga një gjuhë në një tjetër, pasi ky kalim është më tepër një proçes i gjithanshëm dhe i përbashkët zhvillimi, ku përfitohet si nga rrethanat, si nga përvoja, ashtu dhe nga ai më i zhvilluari. Prandaj kjo mil nuk zevëndësoi dobro-n por u përdor në një kuptim të përafërt me dobro-n.
Edhe tek Krajmiri kemi sërish ato fjalë të lashta, kraj, krej, kreu, si dhe mir. Në këtë rast nuk kemi mil, e përdorur hermërisht në një zonë të caktuar, atë jug-perëndimore ballkanike, por kemi tonin bashtingëllor „r“ e ardhur kjo më vonë, siç unë dyshoj, nga kjo popullsi para „gjermano-sllave-shqiptare“, lapët, pjesë përbërse këta (mendoj) edhe në perandorinë hetite, e të përhapur në Ballkan qysh në fillim të mijvjeçarit të parë para e.s.. Ky emër duhet të përdoret më shumë në pjesët jug-perëndimore sllave të sotme, si më me brum të vjetër këto jonian-german. Pra vështirë të gjindet në Serbinë lindore të sotme, aq më pak në Bullgari.
Interesant është edhe emri Olivir, i cili gjithashtu rrjedh nga kultura joniane, kulturë kjo e përhapur në të gjithë europën. P.sh. gurmanët (gjermanët) e lashtë nuk e njohin këtë emër, sepse ata nuk njihnin as kulturën e ullirit. Por sot ky emër përdoret shumë nga Gjermania deri në Angli, si Oliver; (tek skocezët nuk besoj se duhet të njihet shumë ky emër). Ky përdorim vjen sepse kultura joniane u përhap qysh në kohët antike lart e më lart në Europë.
Të gjitha këto kultura të vjetra u shpërfillën dhe u lanë pas dore, (për t’mos thënë edhe që u luftuan) në zonat ku hyri myslimanizmi turko-arab. Në këto zona hyri tjetër jetesë, tjetër tradita dhe të tjerë emra. Por tek boshnjakët paramyslimanë nuk kemi pse habitemi që duhet të kemi patur boll Krajmir, apo Bijan ose Dijan (=dy hënor, pasi boshnjakët janë popullsi e vjetër që kishin dyzimin si filozofi në fenë e tyre, pra boshnjakët nuk janë aq serbë, siç edhe thuhet, por kanë marrë gjuhën e tyre me kalimin e shekujve; para se triniteti ortodoks ti përfshinte, kohë kur ata nuk kanë qenë as katolikë „të pastër“ sepse kishin akoma shenja pagane të feve të vjetra gjermane, u duk në skenë myslimanizmi-sunit, kundërshtari i ortodoksve, i cili u erdhi në kohën e duhur si për ndihmë, dhe i cili mundi prijsat ortodoksë boshnjakë dhe i dha -me hir e me pahir- popullsisë fenë myslimane.)
E njëjta gjë ndodhi edhe me katolikët e Kosovës; kur themi Kosovës kemi parasysh edhe zona të tjera malore perëndimore. Këta pranuan myslimanizmin me kalimin e kohës, nga konfliktet që kishin me ortodoksët e jug-lindjes gjatë shekujve. Mbi këto konflikte fetare shekullore janë shkruar e do shkruhen akoma vepra, por këtu me pak fjalë i tregojmë lexuesit se si njerzit, familjet, fiset janë ndarë dhe bashkuar me të tjerë, duke formuar kombe dhe popullsi të caktuara.
Ky proçes as ka fillim e as mbarim, por vetëm vazhdim. Sot nuk duhet të habitemi që shumë mbiemra kosovarësh janë të njëjta me ato të serbëve, ku ndryshon vetëm nga një „iç“, „qiç“, „viç“, të cilat shoqërojnë në fund mbiemrat serbë dhe jugosllavë. Mbiemrat Krasniqi-Krasniqiç, Bogdani-Bogdanoviç, Radovani-Radovanoçiç, tregojnë atë proçes ndërthurës, i cili në formën metafizike quhet marrje-dhënie. Një syri të parrahur me lashtësinë, i duken të tre emrat njëlloj. Por jo, të tre kanë ato ndryshimet „e vogla“, që tregojnë se dhënia dhe marrja midis njerzve dhe fiseve një proçes më i ndërlikuar është nga sa duket.
Tek Krasniqi kemi atë gjuhë para shqipe, parasllave dhe paragjermane, qysh nga mijvjeçari i dytë para e.s.. Tek Bogdani kemi atë periudhë të mijvjeçarit të parë para e.s., që dallonte bi, big të dyzimit dhe dani-n internacional që tregonte dheun, tokën, vendin, pjesën e banimit, shtëpinë më pas. Ndërsa tek Radovani kemi një periudhë dhe zonë më të kufizuar, atë të shekujve të fundit para mbylljes së mijvjeçarit të parë para e.s. në jug-lindje të Ballkanit, patjetër kryesisht tek fise jugore thrakase apo të paktën kaluar në këto territore të kësaj kulture fetare dhe këtyre fiseve, pra të ndikuar nga kultura-fetare thrakase, të cilët kanë vënë tek ky emër simbolet e tyre fetarë, me prejardhje egjyptase, si Ra -perëndin e qiellit, Do -dheun që prodhonte të mirat materiale, Van-i -ndoshta uji apo vendi nga kanë ardhur; -në këto konkluzione na ndihmojnë edhe të dhëna të tjera si bie fjala lidhja e trojanve me thrakasit, Enea trojan u ndihmua nga perëndesha Hera në udhëtimin e tij drejt perëndimit, thrakasit kishin perëndinë Mëmë të Tokës quajtur Semelos (gr.), më saktë Semele (shiko Gogle-Thraker), që mund të zbërthehet në se me le , sheh/zë/ze me le, pra kjo e mirë e Perëndisë që lindte nga Toka. Sot këta emra duken si sllavë, por jo, ato përfaqsojnë sejcili kulturën e tyre fetare të fiseve të veçanta; gjithashtu tregojnë prejardhjen në pellgun ballkanik dhe transformimin e tyre përgjatë shumë shekujve. (vazhdon, Disa te...)
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.