Forumi Horizont Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- kanceri dhe tumori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6472)


Postuar nga NS-6 datë 21 Mars 2006 - 03:53:

angjogjeneza (pjesa 1)

Cod. A20032006

tek libri i farmakologjise (rang-dale) jepte kohet e dyfishimit te numrit te qelizave te disa kancereve ku nder te tjera permendete 2 kancere sic ishte linfoma e burkit-it qe e kishte 24 ore kohen e dyfishimit,si dhe kanceri i gjirit qe e kishte 3 muaj kohen e dyfishimit te qelizave....po ashtu thonte edhe qe u duhen afersiht 30 dyfishime te tilla per te mberritur nje mase rreth 2 cm qe ka afersisht 10^9 qeliza(nese do loznim me numra po ju them edhe kete kuriozitet tjeter...ilacet kemioterapike vrasin rreth 99.9% te qelizave kancerogjene....megjithse ky numer duket shume i madh,ne nje kancer me 10^11 qeliza mbeten akoma edhe 10^7 qeliza pa shkaterruar)....me 10 dyfishime me teper arrin 10^12 qeliza qe do te thote nje mase rreth 20 cm qe normalisht i ka dhene shenjat e veta...por kjo gje eshte thjesht hipoteze nese "gjerat" shkojne te gjitha voj (per letraret "vaj" ).kjo gje nuk ndodh sepse sic mund ta mendojme edhe vete sa me shume rritet masa e kancerit aq me teper ushqim duhet dhe se nese ky ushqim nuk mberrin ne kohe atehere qelizat e kancerit vdesin....po ashtu duhet te kemi parasysh qe jo te gjitha qelizat ndahen...pra jane nje sere faktoresh qe nuk e bejne te lehte kete zmadhim eksponencial...thame qe nje nder tentativat qe ben kanceri qe tu beje balle ketyre kerkesave te medha eshte edhe angjogjeneze ose sic mund ta themi ndryshe "formim i eneve te reja ta gjakut".ky proces ne pergjithsi zhvillohet me ndihmen e substancave te ndryshme sic jane faktoret e rritjes qe prodhohen nga kanceri vete.po ashtu jane disa lloj enzimash shkaterruese qe shkaterrojne ambientin ne mneyre qe te depertojne enet e reja te gjakut.duhet te themi edhe qe sa me shume eshte i zhvilluar ky proces aqe me teper eshte malinj kanceri si dhe mundesia qe te jape metastaze...kjo karakteristike perdoret edhe ne analizat a ndryshme qe behen per te gjetur kanceret si psh ajo e ekografise (qe mund ti shtohet kolor dopleri qe ben te mundur qe te shihet dendesia a eneve te gjakut) ose edhe nje angjografi bazuar ne principin qe duke qene se kanceri eshte i hiperenezuar (a thuhet kshu apo jo ...doja te thoja nje numer i madhe enesh te gjakut se nuk po ja gjej dot termin tamam) atehere do perfundoje nje sasi me e madhe kontrasti te angjografise neper te dhe nje radiografi mund ta tregoje direkt...te njejtin princip perdor edhe tomografia e kompjuterizuar ku nje mungese e kontrastit (kontrasti eshte ajo ngjyra qe perdoret qe te rrise kontrastin ndermjet 2 pikave ne hapesire,pak a shume ky eshte definicioni)do te thote qe nuk a depertim te tij ne kancer dhe se nuk ka ene gjaku te teperta ne brendesi dhe kjo do te thote edhe nje malinjitet me te ulet...nuk di tu them nese ky rregull vlen per te gjithe kanceret...vazhdon


  Gjithsej 111 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.