| Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Lerme te enderroj!
Hapi krahet e lerme te enderroj
Te enderroj se shpejt do kthehem atje…
Larg vendeve te merzise do shtegetoj
Atje ku toka quhet memedhe…
Atje ku linda… ku u rrita
Atje ku fola fjalen e pare
Atje ku dielli shkeqen xixa
Ku kam qeshur ku kam qare.
Atje ku mbizoteron blerimi
Per cdo nate te enderroj
Ku me rrezet loz gezimi
Vec atje dua te shkoj.
Hapi krahet e lerme te enderroj
se shpejt buzeqeshja do te shkrihet
Sapo enderren te mbaroj
Fjale e embel do te ndihet…
Do te degjohet kenga, himni
Do te zhduket mall i forte
Ngado do te cele gezimi
Madje dhe ne pasaporte.
Hapi krahet e lerme te enderroj
Te vajza te rend qofte dhe pergjumesh
Lehte lehte ti kendoj
Vargje te lara me qumesht…
Te cel si nje tendafil me ere
Ne vazon e saj te arte
Te me vadise dhe nje here
Me lotet llave te zjarrte.
Hapi krahet pulebardhe
Nen to te flej serish
Mos e ler diellin te dale
Se ai enderren ma prish.
Hapi krahet se shtigjet me ftojne…
Te rend drejt tyre perplot vrull
Zogjte rrugen ma tregojne
Nuk me lene te humb ne pyll.
Hapi krahet pak me ngut
Se shume shpejt nata mbaron
Nuk kam kohe aspak te humb
Vjen mengjesi dhe me zgjon…
Hapi krahet e me ler te enderroj
Per nje cast te prish magjine…
Drejt vendit tim te shtegetoj
Atje ku shkova femijerine.
Ku ne male qendron bora
Atje ku i besova Zotit
Ku ne dere me pret nena
Ku kam pire uje te sopotit.
Ne kete vend dua te rri
Tjeter vend nuk ka per mua
Ku kam rene ne dashuri
Ku i thashe vajzes te dua.
Ku shkumbnini teposhte rrjedh
Shkova timen femijeri
Ku shqiponja valle hedh
Ne flamurin kuq e zi.
Me trup dua te shtegetoj
Ne kete vend kaq te begate
Plot me nder aty te rroj
Me buke, kripe, zemer te bardhe.
| Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.