| Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)
Ti vjen... (2)
Ti vjen dhe ulesh ne prehrin e pranveres,
e me rrefen per endrrat gjithe drita.
E trazon ajrin me ngjyrat e shpreses
edhe e vesh shpirtin me grimca te brishta.
Ti vjen edhe e ul koken ne prehrin tim.
Syte e bukur kundrojne qiellin blu.
Te ngjyrosen embel ne te bukurin mendim
qe me peshperit lehtazi aty ketu.
Ti vjen edhe ulesh perpara meje.
Mbush duart gjithe petale roze
e me mbulon me shi pranvere,
teksa grushta petalesh mbi mua rrezon.
Ti vjen edhe me ulesh ne shpirt ketu.
Edhe une qesh ashtu shkujdesur.
E perhumbur ne pranveren ne syte e tu.
Floket e erret gjithe petale veshur.
Per me teper ndiq linkun: http://www.facebook.com/pages/Unite...aj/168303824880
| Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.