Forumi Horizont | Gjithsej 876 faqe: « E parë ... « 598 599 600 601 602 603 604 605 606 [607] 608 609 610 611 612 613 614 615 616 » ... E fundit » Trego 876 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Besoj se... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11885)
Besoj se njeriu duhet te ndihet i lumtur kur perballe tij ka nje njeri te shendetshem dhe te besuar per te pire nje kafe ne qetesi dhe me kenaqesi........
Besoj se te gjithe neve ne kete jete dhe ne kete univers jemi ne mes shume shokeve, thjesht per te gjetur vetem ate "njeriun e vecante", me te cilin do te pijme kafen per tere jeten bashke, si brenda edhe jashte Atdheut....
Besoj se te gjithe ne, qe nuk kemi gjetur akoma njeriun tone dhe jemi ne kerkim te njeriut perfekt, qe na takon tamam neve si person, shpejt do te kuptojme se perfektja nuk na perket neve. Te jesh perfekt do te thote te vuash......mosperfektja te ben te lumtur....
Besoj se neve njerezit dime shume gjera , por shume pak nga ne bejme ato qe dime... mjaftojme vetem me ate shprehjen tone te njohur magjike "e di mo, e di"......
Besoj se nje banjo e nxehte ne vaske me uje te bollshem dhe me shkume sapuni aromatik dhe kripe banje te pakten nje here ne jave, ndihmon shume ne freskimin e trurit dhe trupit tone ... mendje e shendoshe ne trup te shendoshe...
Gjithsej 876 faqe: « E parë ... « 598 599 600 601 602 603 604 605 606 [607] 608 609 610 611 612 613 614 615 616 » ... E fundit » Trego 876 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.