Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 03 Tetor 2007 - 07:08:

 
 
--------Hënën do ta thyej
 
S’di si ta hedh një gur deri në hënë
E mijrash ta thërmoj qelqin e saj.
Ti rri e më vështron diç duke thënë.
Un’ buzët i përdredh, zënë në faj.
 
-Po, po. Do ta thërmoj, të them i qeshur
Dhe copat tutje fushës do t’i mbledh,
Se sonte tek më sheh si sy i veshur,
Kjo hën’ më akullon edhe me ngjethj.
 
Jo, s’ke pse psherëtin nga trillet, kurrë,
Un’ prapë diçka nesër do t’gjej:
Ja hënën e florinjt’,  thyej me gurë,
Ja yjet prej “Arushës” shkoj, rrëmbej.
 
Dhe ty t’i sjell…mbi flokë t’i lëshoj;
Të puth syt e kadiftë, pa të shkoj.
 
 
DXP


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.