Forumi Horizont | Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shumica eshte e vertete ne ato qe the. Dy-tre argumente kam. E para nuk eshte se nxihet çdo gje, por nuk mund te kete permiresime nese nuk tregohen difektet.
Se dyti, nuk vihet ne dyshim qe ka njerez te hajrit, madje jane shumica, ndryshe nuk do isha vete duke folur ne kete forum, dhe s'do kisha shoqeri shqiptaresh.
Se treti, kur shkruajta me lart kisha ne mend pikerisht italianet e Amerikes. Jane shembulli i krenarise idiote te prejardhjes, qe bota tall per prapambetjen dhe mentalitetin familjar-mafioz-klanor (edhe pse kane kaluar dekada).
Ajo qe desha te transmetoj eshte se krenaria duhet te kete nje balanc llogjik. Nuk ka kuptim te perfundojme si italoamerikanet qe ruajne vlera qe edhe vete italianet e Italise kane rinovuar. Perkundrazi, mund te pretendojme ndryshime, dhe te arrijme ti kapim kur ndodhin ne Shqiperi. Jo ta perdorim si fole patologjike per egoizmin, krenarine apo nostalgjine tone.
Besoj, ne fakt, se kemi ca sfida me te medha se ato te italianeve emigrante. Kemi per te rekuperuar revolucione shoqerore (dhe morale shteterore) qe italianet i kane njohur qe ne kohen e Jul Cezarit. Prandaj duhen cytur dhe provokuar ndergjegjet e shqiptareve qe te zgjohen nga gjumi. Dhe kjo nuk dmth se une apo ti jemi djepe te kultures. Por nese besojme ne diçka eshte mire ta diskutojme. Indiferentizmi eshte nje nga aresyet pse gjysma e Shqiptareve ka ikur jashte. Kur i shton kesaj dhe krenarine per nje vend qe efektivisht secili perbuz per te jetuar "me mire jashte" gjithshka behet qesharake. Them thjesht qe duhet te leme clichetè sentimentaliste te emigracionit dhe ti themi baltes balte, jo mjalte.
Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.