Forumi Horizont | Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 607 608 609 610 611 612 613 614 615 [616] 617 618 619 620 621 622 623 624 625 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)
Na duhena para se me u dasht' vet dashnia,
duhena para se duert me njoft' prekjen
e t'dridhunat e shpirtit me u ndie n'përkdhelje.
Duhena n'pa njoftunen tonë,
n'asgjanë që e ndërtojmë frymë mbas fryme.
Duhena çdo ditë edhe kur sytë nuk shohin sytë,
apo kur puthjet shkrihen n'buzë t'mungume.
Duhena si t'marrë, pa fjalë, pa premtime e andrra n'beze.
Duhena si analfabetë dashunor e shpirtnor,
me kambë, duer, sy, hundë e veshë kapërthyem te njeni-tjetri si nji lamsh që rrotullohet,
marramendet e s'njeh destinacion, çdo gja e merr me vedi dhe e ban dashni.
Sa bukur me t'dashtë!
Me t'dashtë,
me e dit se përditë n'sup t'flejnë sy t'pa njoftun, por që dritohen prej syve tuej,
me i ndi se si hapat e tuej t'përpihen n'gjurmë
e bahen kambë t'nji pakohësie që ec, si unë e si ti.
Me t'dashtë,
pa sy e buzë, lëkurë e trup, duer e prekje,
me t'dashtë veç për frymen e praninë,
aromen shpirtnore që i gufon gjokset e dëshirave
e i çil trupit tonë si sythe jete.
Me t'dashtë për të tana kohët e perendueme e (hala) t'linduna,
e me u bâ akrep, orë, gjithësi e përjetësi që s'njeh fillim e fund, por vetëm jetë.
Me t'dashtë e vetëm me dashtë, At' që asht Dashni!
25.04.'12
Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 607 608 609 610 611 612 613 614 615 [616] 617 618 619 620 621 622 623 624 625 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.