Forumi Horizont Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)


Postuar nga ~Enigme~ datë 22 Qershor 2006 - 09:55:

Ne drejtim te keshtjelles se te vertetes.......

Zera brenda qe te peshperisin dhe zera jashte qe ulerasin. Beteje reth bukurise se te vertetes. Mundohesh te kuptosh nqs te kam dhuruar pishtarin e te vertetes. Nje termet trondit pemen ku gdhendem fjale ku gjithmone e lulezuar me molle te kuqe qe te provokonin ti kafshoje dhe ti pertypje megjithese mbeturinat dhe farat hidheshin sikur nuk i shijoje asnjehere. 


Ti ri i heshtur, me qorton me syte tende, me fjalet tende te buta, dhe une nuk di cfare te them. Heshtia ndonjehere te remben, te pushton si per te te bere fajtore. Mbytesh ne thellesine e fjaleve tende dhe mundohesh te kapesh dhe te ngrihesh ne siperfaqere por eshte e pamundur. Te duket vetja sikur je ne hapat e para dhe mundohesh te ngrihesh te mbash ekulibrin por muskujt e kembeve ndjehen te dobet dhe te rezojne.

Te maresh fuqine dhe te fillosh te besh hapat e pare dhe hap pas hapi te fillosh te ecesh perseri eshte nje gezim  qe reflekton ne syte qe te rethojne te cilet te presin me duart hapur per te te dhene kurajo. Dhe momenti i krenarise perhapet dhe perplaset si nje dallge ne buze te oqeanit .E di qe rruga do kete qelqe te thyer dhe kembet do plasariten ndoshta do lendohen si ato gishtat e balerinave qe mgjs te rendomta me gjak por ne sallen e baletit duken shume elegante. Pyetja qendron a je gati te maresh ate ruge? ......................................A je gati ti te degjosh te verteten time?..............................


  Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.