Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 31 Mars 2005 - 21:42:

E cuditeshme fytyra e saje e rritur para kohe dhe kjo e tera nga nje dashuri,mu dhimbs kur e pashe ashtu me ate pamje e nje gruaje "te detyruar",ka moshen time.
Hyj ngadale ne dhome,sikur te doja te fshihja hijen time te trishtuar nga ajo pamje.Vjen e me ngjesh buzet ne fytyren time nderkohe qe mua nje ritual i tille me rrenqeth trupin.Me flet shume per jeten e saje tashme ne tre,per burrin e saje,per cunin e sapo lindur.Shoh trupin e saje,gati i deformuar nga rritja e peshes.Flet lehte,gati nen ze,qe te mos degjohej nga njerezit e tjere qe po ndanin dhomen me muhabetin e tyre ne ato momente.
Eh moj e gjore-thashe me vete-c'te beri mentaliteti i sat eme e tyt eti,c'te beri vetja.S'arrite te gjesh ne vetevete force te jetosh moshen tende?!Te kishte ditur ky femije ate qe shkaktoi lindja e tije,s'do kishte pranuar te dilte nga mitra jote...do te kishte ngulur duart brenda ne trupin tend,dhe do kishte ndenjur derisa ti te kishe shijuar cdo dalje me shoqe te moshes tende,cdo shikim "te ri"...
Me vone hyri ai trangulli qe ti quan "burre",e ne syte e mi s'eshte gje tjeter vetem nje njeri i rendomte.10 vjet me i madh,shqiptari tipik qe mbasi s'ka lene femer pa i vajtur mbrapa si legen,shkon e i genjen mendjen nje femre te brishte emocionalisht si ti.Sa e urreva ate mentalitet ne te cilin ti ben pjese,o goce...


---------------------

Kaloj dhe e marr nga puna me makinen time keshtu mund ta shihja gjate rruges meqe kohet e fundit s'kisha shume kohe te lire une dhe poashtu nga oraret e ndryshme.Nje nate perpara gati kishte gdhire duke punuar ne ca raste te reja qe kishte egzaminuar diten tjeter.Dukej nga syte e tije pakez te enjtur...S'kalojne 5min rruge dhe ate e ze gjumi paqesisht.Me ne fund arrijme para shtepise te tije,ai vazhdonte te flinte...me dhimbsej ta zgjoja keshtu parkova diku aty afer.Hoqa kepucet e mia dhe mora nje liber nga canta qe te lexoja nderkohe.Mbas afersisht 25-30 min zgjohet,habitet nga gjendja ne te cilen ndodhej...me pas i lulezon fytyra nga gezimi.

---------------------

Yeah,definitivisht jeta ime eshte ndryshe dhe s'do lejoj asnjehere qe ndryshku te mbuloje gjerat me te shtrenjta qe mu dhuruan nga familja ime e nga njerezit qe me mbajne ne zemer kudo qe vene.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.