Forumi Horizont | Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Koha ka qene si e cmendur keto dite... pakeza e harbuar... e krisur... si te kish qene burgosur dhe e lidhur me pranga deri ne ato momente kur e cliruan edhe vendosi ta shkundte boten nga rrenjet.
Koha ka qene e cmendur keto dite... perpiu edhe te miat mendime..., i gelltiti ngadal si te kishte frike se do ta mbysnin ato peshperima e qeliza fjalesh qe i gjeti brenda meje....
Koha ka qene si e cmendur keto dite... e megjithate mendimet e mia, monstrat qe me ulerasin ne shpirt jane me te cmendur se ajo... e frikesojne kohen sa edhe ajo ecen kujdesshem kur mendimet e mia oshetijne ne dhomen gjysem te erret...
Pengohet koha diku, gremiset e kacafytet me mendimet e mia... pakez te harbuara... e te krisura.. si te kishin qene te burgosura e te lidhura me pranga deri ne ato momente kur u cliruan... mendimet e mia kelthasin e fillojne zhvasin rrenjet e kesaj bote te humbur qe llokocitet e zhgryhet ne balte... mendimet e mia gervishin e shqyejne copa bote... rrethi vicioz vazhdon... njera cmenduri gelltit tjetren................
Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.