Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)

Postuar nga Pleshtja datë 14 Gusht 2007 - 20:20:

Sot ne kete diten time pa ty, ndjehem e lodhur, e konsumuar, e shtrydhur - as mendime s'kam më, jam ngrire si nje cope druri i djegur qe as thengjijat nuk qendrojne me ne te.
Sot ne kete diten time pa ty, plasa, vdiqa, nuk mundem me...
Sot ose eja ose mos, un njesoj do te ndjehem...
Sot dita ime pa ty, nuk eshte as dite e as nate, as kalendari se mbart...
Sot dita ime pa ty vershon si shiu i terbuar qe duke ikur gerryen shtratin e tij... Sot ne kete diten time pa ty, dua vetem te mbyll syte.

Postuar nga Vlonjati99Tave datë 14 Gusht 2007 - 21:15:

ditet e mija pa ty.. nje lodhje madhe e ndjenjave te mia dhe nje vuajtje shpirterore .

Postuar nga diabolic datë 15 Gusht 2007 - 14:06:

Ndryshe...

Keto dite me veshin me petkun e tyre ndryshe.
Ndryshe eshte edhe ajri ,drita ,perceptimi i gjithckaje qe me rrethon dhe qe dikur me vriste nga pak.
Ndersa sot ndihem me pak miop dhe brenda vetes arrij te shoh aty ku nuk kam pasur guxim te hedh nje veshtrim padashur.
Neper rruget e reja te jetes time nuk do te takoj me dashurite e humbura padashur,dashurite vrasese,dashurite qe ndergjegjen cirrnin nga pak dhe lotet kishin gjak.
Jam me shume cinik e di,cinik me veten ,me boten ,me ndjenjen.
Nuk mund te beja ndryshe megjithse e di qe rruga ime ishte kjo , pambarimisht e cmendur smund te ishte por nje copez marrezi jeton akoma brenda saj.
Dhe rikthehem serish ne ditet e mia pa ty dhe smundem qe per nje cast te mos luaj me kujtimet ,smundem e di por kjo rruge e gjate me dergon larg nga ti.
Dikur i kam quajtur ditet e mia pa ty .
Dikur...
Gjithmon pyesja veten se kur do mbaronte kjo tortur...

Postuar nga amor alucius datë 15 Gusht 2007 - 14:15:

Eshte e kote te kerkoj gjej arsyen e diteve te mia pa ty,e kam shume me te lehte te projektoj lumturine time ne embelsine e diteve te mia me ty.

Kohet e fundit kam filluar te kerkoj tiparet e tua tek njerezit e huaj(i kerkoj tek te huajt pasi ato qe njoh jam e sigurte qe s'mbajne asgje tenden):kam filluar te shoh syte,floket,qafen tende...kudo perreth.Dites tjeter fiksova duart e nje djali gjate ne tren,e kjo vetem per te dalur ne konkluzionin qe s'kishin asgje te perbashket me duart e tua.U perpoqa te gjej ndryshimin por me kot.

Kam nje deshire te cmendur te shkruaj per ditet e mia ME ty,por ato pak frere sociale qe ka arritur te me vere nena natyre me ndalojne ta bej ketu.
Dhe ca ore(ne fakt dite por duken me pak te konvertuara ne ore)dhe avioni im niset...lumturia e nje fundjave me ty s'ka permasa.

Postuar nga Pleshtja datë 15 Gusht 2007 - 22:22:

Me the mos mendo, fshij kujtimet e te kaluares, harroj ditet qe kaluam te dy, buzeqeshjet, puthjet, lotet e gezimit...
Harroje ate kohe te bukur, ate ndjenje marramendese, harroje dhe behu shoku im, harroje te kaluaren ajo s'ka me kuptim...
S'ka me kuptim???
A e di qe po me thua te mbetem pa frymë...
Shoku im!!!!

Postuar nga diabolic datë 16 Gusht 2007 - 01:14:

Ditet e mia pa ty...
Hèm...
Luftuan kunder teje pa u lodhur kurre.
Ti i perbuze , e quaje te lehte jeten e tyre pa ty.
Por s'ishte e lehte aspak.
Aspak nuk munda te jetoja me te njejtin intensitet fraksionat e sokondave neper lajtmotivin e jetes time.
Ishin ditet e mia pa ty qe e vrane ndjenje me nga pak indiference duke u hakmarre nga braktisja jote.
Ti skishe faj aspak, as une nuk pata , as ditet qe te humben nuk paten faj aspak.
Mos u trisho sepse keto dite kane lindur per ty dhe vdiqen per ty ,ashtu si lind dhe vdes nje ndjenje.
Mundohem edhe une te gjej fjalet e duhura ,por me mungojn ashtu si me mungoje ti neper naten e gjate te ketyre diteve.
Mundohem te te harroj por smundem ,smundem sepse ti je buzeqeshja ime megjithese buzeqeshjen ma thyeve atehere kur se prisja.
Une vrapova drejt teje ,drejt nje dashuri qe dihatej dhe kerkonte fryme nga puthja jote.
Ti nuk ishe.
Nuk doje te ishe.
Nuk mund te ishe.
Gjithsesi je dhe do mbetesh dikush qe do ta kujtoj me mall ,do te te kem gjithmon xhan ta dish.
Nuk mund te bej ndryshe ti je lindur per te te pasur xhan.
Por gjithcka mbaroi dhe te dy duhet te kemi nje fillim te ri.
Ne kerkim te lumturis larg njeri-tjetrit...
Ji e lumtur edhe per mua sepse nese ti je e lumtur une jam i lumtur dyfish.
Je e mrekullueshme.
Lamtumire Adi.

Postuar nga kotka datë 16 Gusht 2007 - 01:29:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic

Prandaj edhe une te dua ty, poeti im i dashur.

Nuk i shkon poetit kurre te jete agresiv, edhe kur e ben i del fallco.

Postuar nga diabolic datë 16 Gusht 2007 - 02:01:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka

Prandaj edhe une te dua ty, poeti im i dashur.

Nuk i shkon poetit kurre te jete agresiv, edhe kur e ben i del fallco.

Vertet ashtu mendon se sduhet te jem agresiv ?
Jane pjeset e karakterit te njeriut dhe jo te poetit.
Gjithsesi per hire te miqesise se vjeter po e mirepres puthjen dhe ta rikembej

Postuar nga briseide datë 16 Gusht 2007 - 03:59:

Fjalet e mia buruan nga  syte,dora,zemra tende.Nga buzet akoma jo.

Te adhuroj.Per gjithmone,te betohem....ne diell,si me pelqente...si me nxore ti.

Postuar nga Pleshtja datë 16 Gusht 2007 - 22:06:

Ah sa e mallkuar jete e njeriut, por e bukur gjithsesi...
I mallkuar eshte çasti i ndarjes, por e bukur njohja...
E mallkuar lamtumira, por sa i embel takimi...
E mallkuar vetmia, por e mrekullueshme koha kur te puthja buzet...
Ah sa e mallkuar jete e njeriut, por e mrekullueshme gjithsesi...
Mallkuar kjo largesi, bekuar kur te mbaja te shtrenguar ne krahet mi...
Te mallkuara lotet e largimit, te embla lotet e bashkimit...
Ah jete e njeriut, qe luan me ndjenjat ashtu pa meshire, ma vrave dashurine, me volle lumturine, mi shkaterrove enderrat, ma dogje shpirtin...
Perse katandise ditet e mia ne erresire?....

  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.