Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 615 616 617 618 619 620 621 622 623 [624] 625 626 627 628 629 630 631 632 633 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 08 Dhjetor 2012 - 05:49:

Poetit - Bujar Plloshtani

Ëndrrat e mia u zverdhën,
humbën ndriçimin e nevojshëm.

Dëshpërimi më shpoi si thikë e ftohtë,
plot hidhërim i tërhoqi shpirtit tim.

Fjalën time si shtizë gjahtari,
e mallkoi kjo botë,
ky njerëzim.

Fjalën e poetit do ta hedh si shtizë,
edhe përkundër smirës,
drejt të vërtetës.

Ky dëshpërim përvëlues,
nuk më tremb,
më lartëson.

Vdekjes, dëshpërimit, përçmimit,
shpirti im nuk u përkulet kurrë,
pos lirisë.

Poet,
fjala jote më tremb,
më dhemb!


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 615 616 617 618 619 620 621 622 623 [624] 625 626 627 628 629 630 631 632 633 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.