Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga Keni datë 16 Gusht 2003 - 04:22:

Teuta Zymberi

Në front nuk shkove turist

kushtuar Dëshmorëve, që shkuan nga diaspora të luftojnë për lirinë e Kosovës

Ti, Luftëtar i lirisë
Në shtratin e flakës së maleve
Nuk shkove për t'u shtrirë në pushime verore
mbi trupat e femrave të masakruara
nuk shkove të dehesh në aventura
Mbi kufomat e njoma të fëmijëve
nuk shkove të mbash konferenca pacifiste
Mbi varret e njëmijta të Kosovës
nuk shkove të tallesh me fjalën Pavarësi
Nuk shkove as t'u thuash bedeneve të Adem Jasharit
Dorëzo armët!

Ti, Luftëtar i lirisë
Nuk rroke armët në duar
Ta shesësh atdheun në tregjet ndërkombëtare dhe të Serbisë
As të bësh marrëveshje me xhelatin si t'i vrasësh kryengritësit në male
As nuk shkove të luash me Predikuesin e Paqes
Lojën e opcioneve në tavolinën e të Premteve!

Ti, Luftëtar i lirisë
Në Frontin e Luftës nuk shkove si turist
Ti, hyre në gjiun e tokës ushtar i popullit
Me shpirtin e fitores së madhe të UÇK
Me betimin e flamurit dhe të pushkësE puthe tokën e dashur dhe të kallur të Kosovës
I shpalose letërnjoftimin e luftëtarit të vuajtur të burgjeve
Dhe i fole bjeshkës, gurit e plisit të bardhë:
I sati Dëshmor jam unë, që po flej në shtratin e maleve!

Shkruaj për mua Kosovë, kur unë udhëtoj tek Dielli
Shkruaj, se unë, nuk jam i paidentifikuari i Kosovës
Unë kam emër, mbiemër, emblemën e lindjes
Kam varrin tek dera e shtëpisë në prehrin e nënës

Shkruani për mua ju troje të mia të gjitha bashkë:
Në atdhe u ktheva të luftoj kundër robërisë
Në Frontin e Luftës nuk erdha turist
Erdha si Skënderbeu tek populli
Kosovës t'a sjellë lirinë

Vdekjes Tënde nuk i besoj Dëshmor
Se Lufta për Çlirim
Legjitim njeh vetëm trimin
Vdekja për Atdhe nuk e njeh vdekjen
Vdekjes Tënde nuk i besoj...


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.