| Forumi Horizont | Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)
Pa iu futur paralelizmit te sinqeritetit ose mos-sinqeritetit, pyetja e gazetarit me lart vjen natyrale. E ndjejne vertet koreanet pikellimin?
Kam vrare mendjen here pas here, madje jam tallur me ata qe qanin para kamerave kur vdiq Enveri. Por tani qe ndodhi kjo ne Kore arrita te kuptoj se gjithcka eshte normale. Madje e perpikte si rralle here. Kur vdiq Enveri nuk ishte problemi i nje njeriu, por i liderit absolut dhe te pazevendesueshem. Nje vend qe ka 50 vjet nje lider ne koke krijon nje stabilitet (te mire apo te keq), nje rryme jete, nje sistem konstant, e cila me vdekjen e liderit cenohet komplet. Ajo pasiguri do trembte cilindo, jo vetem adhuruesit e Enverit, por edhe qytetare te thjeshte qe nuk dine me si do shkoje filli i shtetit ne te ardhmen. Faktet treguan se Shqiperia ne krye te 5 viteve filloi reformat demokratike (pra jeta ndryshoi ne cdo aspekt). Me ardhjen e demokracise njerezit prape u tremben. Jo se adhuronin komunizmin, por sepse kishin pasiguri per te ardhmen. U prishen uzina, fabrika e biblioteka. U permbysen rangjet dhe hyri ne mes leku dhe politika ne cdo familje. Ne ato vite flitej se do na duheshin 20 vjet te merrnim veten, pra te arrinim ne nivelin ekonomik qe kishim vetem 1 vit me pare, pra ne 1989-90. Faktet po tregojne se kane kaluar 20 vjet dhe zanafilla e sistemit shqiptar akoma nuk eshte shoshitur. Politikanet vjedhin dhe genjejne hapur, sistemi i drejtesise eshte çorap, dhe eksponente partish bejne leke kurse foshnjat vdesin nga te ftohtet (sot kishte vdekur nje bebe ne Korce).
Domethene, te gjitha frikerat qe paten zanafillen kur vdiq Enveri u realizuan. Dhe ne jemi sot mes nje sistemi te trazuar politik-ekonomik. Jeta e secilit ndryshoi plotesisht.
Tani eshte e kuptueshme pse vdekja e nje lideri afatgjate sjell histeri masash. Ndoshta Koreja ecen me dinasti, por mbetet fakti qe cdo ndryshim njeriu atje lart perben ndryshimin e trurit qe drejton. Dhe pasiguria eshte domosdoshmerisht e larte nga çdo ane ta marresh. Aq me teper qe Koreja eshte vend i izoluar nga bota, si nje kafshe qe rri ne bodrum dhe sheh vetem te zotin.
| Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.