Forumi Horizont | Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit » Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)
Po gjykatesit per çfare ekzistojne? Mendon se eshte veshtire t'ia fusesh ligjet nje kompjuteri qe denon njerezit?
Eja ne realitet, te lutem. Nuk shkaterrohet sistemi politik dhe partite me te medha ne vend meqe u vonuan listat 1 ore. Nuk mund te barazohen shkeljet ligjore me shkeljet proçedurale. E dime te gjithe qe dy partite e medha nuk perjashtohen dot kurre nga zgjedhjet. Kjo domethene qe ligjvenesi duhet te parashikoje konseguenca te tjera perveç perjashtimit nga zgjedhjet. Ligjvenesi jane vete partite e medha keshtu qe nuk duan ti mendojne keto gjera.
Populli e di qe ka ligj por ka edhe Maliq. Maliqi dje hodhi poshte kantidaturen per deputete te nje vajze 17 vjeç nga Vlora qe kishte dorezuar firmat e nevojshme. Vajza mbushte 18 vjeç me 24 Qershor dhe ligjerisht mund te zgjidhej deputete. Por KQZ ja hodhi poshte kantidaturen... sepse kishte dorezuar dokumentat me vonese. Pra, e njejta aresye qe nuk pati rendesi per partite e medha.
Kjo nuk domethene qe drejtesia mori fund pergjithmone. Gjykata kushtetuese mund te vendose ne vend drejtesine dhe te ndeshkoje partite e medha ne forma te tjera. Tek e fundit nuk mund te barazosh vonesen e nje individi me lista te mbledhura ne rruge me vonesen e nje partie qe perfaqson (virtualisht) gjysmen e popullit. Vonesa duhet ndeshkuar, por nuk mund te lesh jashte nje parti siç le nje adoleshente. Imagjino çfare mund te ndodhe nese nje parti e madhe lihet jashte per nje vonese 1 ore. Do kete revolta popullore dhe protesta nga te gjitha anet. Ne fund KQZ do nderrohet komplet qe te pershtatet me nevojat e popullit. Kjo eshte llogjike dhe evidente. Cdo popull krijon ligjet dhe rregullat e veta (arbitrare) qe i pershtaten kultures se tij. Ne kulturen shqiptare nje vonese prej nje ore eshte qesharake ne krahasim me ndeshkimin ligjor te perjashtimit nga zgjedhjet.
Eshte e vertete qe partite dhe kantidatet duhet te kene kushte te barabarta konkurrence, por eshte e veshtire te barazosh çdo entitet para ligjit. Ne fund te fundit ligji NUK eshte i barabarte per te gjithe... Per kete duhet te hapim nje teme tjeter.
Nese partite konsiderohen teresisht te barabarta, i bie qe ndryshimi i kodit zgjedhor te kerkoje firmen UNANIME te gjithe partive. Kjo eshte e pamundur se ka plot copa mishi qe kane hapur parti. Ne ekstremin tjeter partite e medha mund te ndryshojne kodin zgjedhor (pra rregullat e lojes) pa pyetur fare partite e vogla. Kjo bazohet ne monopolin partiak te PS-se dhe PD-se qe duan te perjashtojne partite e vogla dhe te perqendrojne pushtetin ne duart e tyre.
Atehere cila eshte rruga e duhur? E gjen dot kompjuteri qe ka ligjet brenda? Aspak.
Ne çdo rast ekziston e mesmja e arte. Ligjet krijohen ne kushte te caktuara qe shoqeria te respketoje realitetin. Pulsin e realitetit nuk e mat ligji, por njerezit, te cilen shprehen gjate zgjedhjeve per te krijuar parlamentin. Ky parlament pastaj krijon klimen ligjore qe respekton njerezit. Nese parlamenti krijon ligje shabllon (siç pretendon arturm), atehere plasin revoltat per te kthyer institucionet dhe drejtesine me prane realitetit.
Impakti i kultures (domethene realitetit) me drejtesine (domethene me teorine) eshte nje teme e gjere qe duhet bere tjeterkund. Por shpresoj qe juridikesit te na ndriçojne me ndonje informacion me shume. Ose te pakten te hapin syte dhe te kuptojne limitet e profesionit qe kane.
Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit » Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.