Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga PARIS datë 29 Dhjetor 2005 - 07:58:

Post

Ah te tashmen me thote Diabolic`as!
Mos valle kjo e tashme nuk eshte rrjella e se djeshmes??!!
Te kujtosh eshte bukur, sidomos kur ke se cfare kujton!Ne te kundert,
ne djall vafshin dhe kujtimet!
Ike...
Mire bere qe dole nga dhome e kujteses se shenjte.Ndryshe vargjet
e komunikimit do gershetonin vetem humbjen.
Nese vertet kjo dite mbaroi pa TY, e nesermja serish do linde pa TY.
Sepse nates enderra bredh e qete ne cdo mendje njerezore.
Nata eshte Dhelper.Nata eshte ters.Nata eshte marrezi.Nata s`ka
force te ndricoje shpirtrat e Dashuruar...por i mbeshtjell ne gjirin e saj
dhe i ushqen me qumesht te prishur kujtese...
Ne mos gaboj,-ushqim te tille po marrim!
Neser do rishkruhemi serish.Ne diten e re,me Ty dhe pa TY...
me enderra te sapozgjuara dhe puthje njomur ne vaj...


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.